VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kosovë, inaugurohen për herë të parë mbushësit e veturave elektrike

By | July 23, 2021
blank

Komentet

blank

Ja ndryshimi – Vjosa Osmani drejt shtetit të së drejtës – sulltani drejt parasë

Vjosa Osmani, lidere me profil Perëndimor, me një vizion të qartë për të ndërtuar në Kosovë shtetin e së drejtës – ndërsa në krahun tjetër sulltani që rend drejt përfitimit materal dhe pushtetit me çdo kusht, duke mbjellë të keqen.

Vjosa Osmani është shpresë për Kosovën, Sulltani është rrezik për shqiptarët dhe rajonin.

blank

blank

Yuri Kim: SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD, shpresojmë të punojmë kur PD të jetë në pushtet sa më shpejt.

Ambasadorja e SHBA ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Në dalje pas takimit, Yuri Kim u shpreh se i ka kërkuar Bashës që të punojë më shumë, që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira.

‘Sapo jam kthyer nga Uashingtoni pak orë më parë ku pata mundësinë të flisja me liderët nga të të gjitha agjencitë, përfshirë Dash dhe shtëpinë e Bardhë, Iu kam dhënë informacion shefave të mi për të situatën në Shqipëri.

Besoj se ishte e rëndësishme të vija direkt në PD për të ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni. I thashë Bashës, që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar me PD. Si të gjithë e dinë SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim atje kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj të punojmë bashkë kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon.

E kuptojmë se PD është në tranzicion dhe shpresojmë të dalë më e fortë dhe më e bashkuar për të fituar përsëri zgjedhjet. Shpresojmë të punojmë kur PD të jetë në pushtet sa më shpejt. Gjithashtu dua që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë.

Pozita jonë për sa i përket sovranitetit nuk ka për të ndryshuar, pozita jonë me PD nuk ka për të ndryshuar. Është e vërtetë thelbësore se PD është kthyer në parlament me forca të plota. Duhen marrë masa për të pasur zgjedhje të ardhshme më të mira. Ka punë për tu bërë me reformën territoriale. E gjithë kjo kërkon një PD të fortë por kjo nuk arrihet kur një këmbë anon nga e shkuara. Ne duam të ecim përpara me PD të ndryshuar’, tha gjatë fjalës së saj me gazetarët në selinë blu, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. syri.net

blank

SYRI TV- Sherr në PD, Shehaj përplaset me Bashën: Ke 75 % të bazës kundër

Ka degraduar në përplasje e sherr mbledhja që kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka pasur me krerët e degëve të Tiranës. Basha i ka kërkuar kryetarëve të degëve që të dalin e të sqarojnë arsyet e vendimit për përjashtimit të Berishës dhe sa të vështirë e ka pasur ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë Agron Shehaj që i ka kërkuar që të dal  vetë e të sqarojë bazën, në një kohë që 75 % të sajën e ka kundër. Pas përplasjeve verbale Shehaj ka braktisur sallën, ndërkohë që pjesë e madhe e drejtuesve të degëve mungonin në këtë mbledhje

Nga SYRI TV

Debate të ashpra e sherr mes Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt është panorama e mbledhjes së kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pasur me kryetarët e degëve në Tiranës.

Burime nga brenda mbledhjes kanë bërë me dije se Basha u ka kërkuar kryetarëve të degëve që të takohen me anëtarësinë dhe ti shpjegojnë se sat ë vështirë e ka pasur ai vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha.

Por në këtë moment, ka ndërhyrë deputeti Agron Shehaj, i cili me tone të ashpra i ka kërkuar Bashës që të dal vetë e të sqarojë demokratët në një kohë që 75 % të tyre e kanë kundër. Në këtë moment në ndihmë të kreut të selis blu ka ardhur deputetja Grida Duma e cila ka spostuar debatin mes saj dhe Agron Shehajt.

Në momentin që situata është tensionuar së tepërmi deputeti Shehaj ka braktisur mbledhjen  dhe është larguar. Mësohet se në këtë mbledhje ishte vetëm një pjesë e drejtuesve të degëve, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë munguar.

Ndërkohë sipas po të njëjtave burime, mësohet se kryetarët e degëve i kanë raportuar Bashës, se anëtarësia  e Partisë Demokratike është kundër tij, madje këto qëndrime nuk i kanë fshehur as në reagimet e tyre në rrjetet sociale apo me mesazhe dërguar drejtuesve të degëve.

Përballë kësaj situate, Basha u ka kërkuar kryetarëve të degëve që të intensifikojnë takimet për ti thënë të kundërtën, por duket se pjesa më e madhe e drejtuesve në bazë nuk kanë marrë përsipër justifikimin e vendimit.

blank

Deputeti i VV Haki Abazi: Serbia bën veprime që ia çjerrin maskën para bashkisë ndërkombëtare

Kreu i Komisionit të Jashtëm parlamentar në Kosovë Haki Abazi ka folur në një lidhje “Skype” në News24 për situatën në Kosovë dhe tensionet me Serbinë pas vendosjes së reciprocitetit të targave. Ai tha se e gjithë tentativa për ta rregulluar këtë çështje dhe shumë të tjera që janë të hapura, ka qenë brenda dialogut të bërë në Bruksel.

“Kosova nuk i ka vendosur masat, ndërkohë që Serbia në mënyrë të vazhdueshme ka bërë heqjen e targave të automjeteve që kalojnë nga Kosova në Serbi duke i detyruar shoferët e kamionëve me targa të Kosovës të paguajnë një taksë. Një taksë e shtrenjtë. Në 15 shtator ka skaduar afati i asaj marrëveshje të bërë në 2016 dhe në mënyrë të sinqertë kemi vendosur masën që ka vënë dhe Serbia. Ne kemi thënë hapur dhe me paralajmërim që nëse Serbia do vazhdojë të zbatojë këto masa dhe ne do e bëjmë. Nëse Serbia vendosë të rishikojë vendimin dhe ne nuk kemi asnjë nevojë të marrim masë reciproke.

Dhe deklarimet e fundit të Vuçiç ishte që Serbia nuk do të tërhiqet nga masa, pra do të aplikojë ndryshimin e masave, duke iu dhënë targa të përkohshme atyre me targa të Kosovës, sepse përndryshe thotë ai do njihnim Republikën e Kosovës. Nuk do kishte asnjë kuptim. Ka qenë dhe premtim elektoral që ne do të bëjmë reciprocitetin me Serbinë për të krijuar nivelin e barazisë që është e nevojshme për palët në bashkëpunim”, tha Abazi.

Ai theksoi se as para vendosjes së reciprocitetit të targave situata nuk ka qenë e patensionuar dhe se kjo çështje shërben për t’i hequr maskën Beogradit, duke e akuzuar për orkestrimin e tensioneve në veri të Kosovës.
“Ne kemi dy pika, ku serbët lokalë kanë rritur tensionet me urdhër nga Beogradi, duke bllokuar rrugët.
Veriu i Kosovës ka qenë plotësisht në duart dhe kontrollin shpesh herë dhe të skenarëve që ka krijuar Beogradi dhe ky është një ekspozim i së vërtetës atje. Nëse Beogradi thotë në Bruksel që do dialog dhe kërkon të diskutojë, në anën tjetër bën djallin në terreni duke orkestruar tension. Kjo është një lloj heqje e maskave që mban para bashkësisë ndërkombëtare. Beogradi është ai që po i mban peng serbët në Veri”, tha ai.

Sa i përket deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se qeveria e Kosovës po e bën këtë gjë për qëllime elektorale, deputeti i VV tha se kjo qeveri ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve.
“Zoti Kurti dhe kjo qeveri ka 6 muaj që është në funksion dhe nuk ka asnjë nevojë të dëshmojë asgjë tjetër sepse ka marrë besimin e shumicës në Kosovë. marrëdhëniet me Serbinë janë politika nacionale dhe nuk kanë të bëjnë me axhendën lokale me të cilën merren zgjedhjet lokale. Gara për pushtetin lokal është vërtetë demokratike. Ajo që koincidon është koha kur ka skaduar marrëveshja në Bruksel dhe sigurisht ne nuk mund të rrimë pa vepruar dhe të lejojmë vakum. Nuk do ketë më rrezikim të sigurisë. Do vendosim rregull të plotë, duke bërë unifikimin e tabelave. Këtu kemi pasur targa me RKS, me KS nga koha e UNMIK dhe kemi pasur targa të vjetra të Ish-Jugosllavisë, me shenja që janë nga koha e Ish-Jugosllavisë. Kjo nuk mund të lejohet sepse tregon kaos”, u shpreh ai.

A u konsultua Prishtina zyrtare me ndërkombëtarët për këtë vendim?
“Patjetër, ne jemi në dialog që po zgjat në arritjen dhe marrëveshjet e përgjithshme të normalizimit. Nuk po ndodh në terr apo befasi për askënd. Zoti Lajcak ishte këtu para disa ditësh, i dërguari i BE për Kosovën dhe dialogun dhe zv.Kryeministri i Kosovës kishte bërë lajmërimin në mënyrë publike që pas skadimit të marrëveshjes do bëjmë zbatimin e reciprocitetit. Është plotësisht e hapur, transparente dhe brenda legjitimitetit të qeverisë së Kosovës”, tha ai.
I pyetur nëse situata mund të shkonte deri atje sa Serbia të fuste ushtrinë në Kosovë, ai tha: “Jo unë mendoj që do ishte një gabim taktik dhe strategjik që Serbia të tentojë të fusë ushtrinë në Kosovë. Në rastin më të mirë kemi NATO-n dhe trupat e KFORIT që garantojnë kontrollin në territorin e Republikës së Kosovës. Do ishte një situatë që do tregonte qëllimet e Serbisë dhe në anën tjetër do shkaktonte një krizë konflikti në rajon që më së paku do dëmtonte integrimin në BE dhe investimet. Do rikujtonte rolin destruktiv të Serbisë në vitet ’90. Jemi në një fazë krejt tjetër. Patë reagimi ne Kroacisë dhe Bosnjës që nuk mund të kalojë koncepti hegjemon në rajon. Kjo e bën Serbinë të jetë e rrethuar me shtete që janë ngopur me lojën destruktive që bën në Ballkanin Perëndimor”.

blank

Serbia rreshton ushtrinë në kufi me Kosovën: Presim urdhrin e Vuçiçit

Serbia rreshton ushtrinë e saj pranë kufirit me Kosovën. Tensionet e ditëve të fundit lidhur me reciprocitetin për targat, bënë që forcat e armatosura të këtij shteti të vendosen në gatishmëri të lartë për luftim. Ato janë të vendosura në Rashkë dhe Novi Pazar. Serbia pretendon se me këtë po dërgon një mesazh të qartë për palën tjetër.

“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme të mbrojë njerëzit nëse ndodh diçka që rrezikon jetët e tyre. Është e rëndësishme për mua të shoh që këta ushtarë janë të përgatitur dhe gati. Pajisjet që kemi blerë janë në duart e duhura dhe shumë profesionale”, tha Nebojsha Stefanovic, ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

Kjo erdhi pas raportimit se situata është tensionuar. “Kemi një situatë ku në Bërnjak janë dhunuar tre serbë nga njësitë speciale të ROSU-së”, tha Goran Rakiç, ministër i Kosovës për Komunitete.

Pavarësisht se policia e Kosovës mohoi diçka të tillë, reagimet nga Beogradi kanë qenë të shpejta. Madje paralajmërohet se ushtria po pret një urdhër nga presidenti, Aleksandër Vuçiç, për të vepruar.

“Dhunimi i serbëve është fatkeqësi. Presidenti Vuçiç kishte të drejtë kur tha se kjo do të ndodhte. Kjo ishte pjesë e një fushate të organizuar”.

Ndërkohë, ka pasur raportime që Serbia ka dërguar dhe disa pjesëtarë të xhandarmërisë në Jarinjë dhe Bërnjak./A2

blank

 

blank

blank

blank

Vendimi për targat s’është i vetmi, pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës kanë marrë ndaj shtetit të Serbisë.

Marrëveshja e Brukselit në vitin 2011, për lëvizje të lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Marrëveshja për Tregti të Lirë më vendet e Ballkanit Perëndimor e njohur më shkurtesën CEFTA, jo gjithmonë janë respektuar nga këto shtete.

Kjo ka shtyrë qeveritë e Kosovës disa herë të marrin masa reciproke ose të vendosin taksa doganore, ndaj mallrave të prodhuara në Serbi.

Masa e parë e reciprocitetit, në vitin 2011

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila, pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.

Produktet më këtë vulë, nga dhjetori i vitit 2008, nuk janë lejuar as transit të kalojnë nëpër shtetin e Serbisë, pasi që ky shtet nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Parimi i reciprocitetit filloi të zbatohet në të gjitha pikat kufitare.

Por gjendja ishte tensionuar më shumë në pjesën veriore të Kosovës, rajon ky i banuar më shumicë serbe, konkretisht në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto pika madje janë djegur nga serbët lokalë në vitin 2008, si hakmarrje ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Masa e reciprocitetit nuk zgjati më shumë se 40 ditë, pasi gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, ishte arritur marrëveshje për njohje reciproke të vulave.

Viti 2016: Reciprociteti në tekstet shkollore

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e udhëhequr nga Arsim Bajrami, në vitin 2016, pat vendosur masa të reciprocitetit ndaj Serbisë në lidhje me tekstet shkollore në gjuhën serbe.

Autoritetet serbe në atë kohë kishin kthyer mbrapsht tekstet shkollore të Kosovës, duke mos lejuar të dërgohen në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.

Reciprociteti në transportin e naftës dhe gazit

Masa reciprociteti ndaj Serbisë në mars 2016, Kosova kishte vendosur në transportin e naftës dhe të gazit, pasi autoritetet serbe nuk pranuan certifikatat (të njohura si ADR) që lëshohen nga autoritetet e Kosovës, për shoferët dhe automjetet që bartin materie të rrezikshme.

Viti 2018: Taksa doganore 100 për qind

Në vitin 2018, qeveria e Kosovës e udhëhequr në atë kohë, nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para taksës, gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Taksa ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërpritet dhe për këtë arsye, kundër taksës, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Shndërrimi i taksës në reciprocitet në vitin 2020
Në vitin 2020, në Kosovë u krijua qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti. Më ndërrimin e qeverisë, taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë.

Me 31 mars të vitit 2020, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, vendosi që emërtimet e certifikatave fitosanitare dhe veterinare si dhe dokumente të tjera përcjellëse, të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës. Ky vendim nxiti kundërshtim në Serbi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian.

Qeveria Kurti 1 ra pas 51 ditësh në pushtet, kur Lidhja Demokratike e Kosovës me mocion të mosbesimit, rrëzoi qeverinë. Më 3 qershor të vitit 2020, krijohet qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Hoti e shfuqizoi vendimin për reciprocitetin në ditët e para të punës së tij, duke deklaruar se kështu u larguan pengesat në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Kosovë më 14 shkurt 2021, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe më 22 mars u konstitua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë, u zgjodh edhe qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Më marrjen e qeverisë, Albin Kurti kishte thënë se vendosja e reciprocitetit me Serbinë, do të jetë ndër gjërat e para që do ta bëjë qeveria e tij, ndërkaq dialogu me Serbinë, nuk është pjesë e prioriteteve të tij.

Reciprociteti për targat e automjeteve

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator 2021, nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, veturat që hyjnë nga Serbia, duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Për shkak të kësaj mase, serbë lokalë bllokuan dy rrugë nacionale në veri të vendit.

Të dy rrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po mbahen të bllokuara nga dhjetëra kamionë dhe vetura të vendosura nga protestuesit serbë./REL

blank

Blerim Hoxha: Reciprociteti është veprim i duhur, nuk mundet që Kosova të nëpërkëmbet vazhdimisht

Gazetari Blerim Hoxha nga Prishtina, në një intervistë për Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për reciprocitetin e targave të Kosovës në raport me Serbinë.

Hoxha thekson se reciprociteti ishte veprimi i duhur, duke shtuar se Kosova nuk mundet që pafundësisht të nëpërkëmbet nga Serbia.

“Situata nuk është aq shqetësuese, është bllokadë. Kosova nuk mundet që pafundësisht të mbetet e nëpërkëmbur me Serbinë. Ne duhet të sillemi me dinjitet në raport me Beogradin. Albin Kurti ka premtuar reciprocitet politik dhe ekonomik. Kurti ka marrë vetëm pak masa reciprociteti, e pritet të shikohet nëse do të marrë edhe masa të tjera të reciprocitetit.

Nuk besoj se këto veprime të Kurtit bëhen për fushatë elektorale. Por, të shikojmë nëse ky vendim do i rezistojë apo jo kohës. Situata shkon drejt përmirësimit, nëse Serbia nis të sillet normalisht. Unë shpresoj se do pasojnë masa të tjera, kjo është për fajin e Serbisë dhe serbët e Kosovës e dinë se është për faj të politikës shoviniste të Beogradit”, deklaroi Hoxha.

blank

‘Shtyrja e fiskalizimit’, Nasto: Do ketë protesta deri në grevë urie nga biznesi

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Naso ka kërcënuar me grevë urie nëse qeveria nuk shtyn procesin e fiskalizimit.

Nasto: Qeveria shqiptare për fat të keq nuk dëgjon zërin e shoqatës së biznesit dhe grupeve të interesit. E disa herë që i kemi kërkuar qeverisë shtyrjen e afatit të procesit të fiskalizimit, të shtyhet në një periudhë pa afat deri sa të ikë pandemia dhe të rimëkëmbet ekonomia. Kjo është kërkesa e vetme dhe e panegociueshme me qeverinë shqiptare. Ska kthim mbrapa për ne, do fillojme grevat dhe protestat.

Ferko: Sa ditë i lihet kohë qeverisë shqiptare për këtë kërkesë që keni?

Nasto: Nuk kemi lënë ditën por ne si bord kemi vendosur për protestë. 1 orë protestë me mbyllje të bizneseve. Nuk do ta bëjmë publike sepse është taktikë dhe sekret i shoqatës së biznesit. Mund të jetë në Qarkun e Tiranës por edhe në të gjithë Shqipërinë. E kemi vendosur por po e mendojmë.

Do jetë një orë mbyllje qepenash, për ato biznese që nuk e mbyllin dot, do kërkojmë që mos tu shërbehet klientëve.

Ti bashkohen të gjithë kësaj greve. Nëse qeveria nuk dëgjon dhe nuk e shtyn procesin e fiskalizmit pa afat, pasi është një proces shumë kompleks. Nëse nuk dëgjon zërin e biznesit që paguajnë taksat për këtë qeveri, atëherë ne do i vazhdojmë protestat me një ditë me dy ditë me tre ditë, deri në grevë urie, nëse qeveria nuk e shtyn pa afat fiskalizimin.

Ferko: Çfarë doni të zbuloni në këtë reagim të shoqatës së biznesit?

Nasto: Kemi vendosur që një orë do të mbyllim qepenat. I bëjmë thirrje gjithë pranorëve të bizneseve që të solidarizohen me këtë protestë për të realizuar këtë kërkesë tonën që e shohim nga më të vështirat e 30 viteve. Kjo do jetë një pandemi më e madhe se pandemia e Covid-19.

blank

FOTOT – Osmani takon Bill Clinton: Faleminderit për gjthçka që keni bërë për njerëzit tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani teksa ka publikuar disa foto ga takimi me Clinton, e ka falenderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani.

blank

blank

blank

blank

blank

Kurti: Krerët e komunave serbe në Kosovë t’i largojnë pengesat që çojnë në pikat kufitare me Serbinë

Kryeministri Kurti thotë se Kosova është e interesuar për zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve, me tabela zyrtare dhe pa tabela të përkohshme

Agim Sulaj   |22.09.2021
Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës ta largojnë bllokadën e formuar me automjete në rrugët që çojnë për në dy pika kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, raporton Anadolu Agency (AA).

Kurti, në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, tha se është njoftuar se pengesat e vendosura në rrugë që shpijnë në pikat kufitare 1 dhe 31 në Jarinjë dhe Bërnjak, janë duke u bërë me kamionë të cilët janë pronë e institucioneve komunale dhe “kjo sigurisht që përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike”.

Në këtë mënyrë, Kurti ftoi krerë të komunave me shumicë serbe dhe qytetarët serbë, që t’i largojnë pengesat nga rruga.

“I ftoj kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga dhe ftoj po ashtu edhe grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga dy rrugët regjionale përkatësisht nga bllokimi i tyre, sepse asisoj ata kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre. Pra, nuk po i bllokojnë vetëm të tjerët por edhe vetveten”, tha Kurti.

Ai tha se vënie e ligjshmërisë në vend është në interes të të gjithëve, prandaj ai tha se është i bindur që me kalimin e kohës po e kuptojnë të gjithë.

Kurti tha se refuzimi i Serbisë për ta vazhduar dialogun pas vendimit për reciprocitet me tabelat e automjeteve nga pala kosovare, nuk i bën dobi as Serbisë dhe as serbëve.

Ai thotë se Kosova është e interesuar për zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve, me tabela zyrtare dhe pa tabela të përkohshme.

“Bisedimet nuk duhet të kenë alternativë apo plane të tjera dhe ne po e theksoj jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve tona. Pra, të lëvizim me tabela zyrtare dhe t’u ofrojmë qytetarëve një perspektivë të re bazuar në të drejtat e njeriut, të drejtat civile si dhe të drejtat, vlerat dhe parimet demokratike evropiane”, tha Kurti.

Kryeministri kosovar tha se njësia speciale e policisë, në pikat kufitare 1 dhe 31 është vetëm për të ruajtur policët kosovarë në pikat kufitare dhe për t’u kujdesur për qarkullimin normal.

Kosova me vendim të 20 shtatorit nuk do t’i lejojë veturat me tabela serbe në Kosovë. Të gjithë ata që kanë vetura me regjistrim të Serbisë duhet të marrin tabela të përkohshme, vlefshmëria e të cilave zgjat 60 ditë dhe kushtojnë 5 euro, për t’u futur dhe qarkulluar në territorin e Kosovës.

Kjo ka ngjallur reagim nga serbët e Kosovës të cilët kanë ngritur tendë në afërsi të kufirit të Kosovës me Serbinë dhe kanë bllokuar rrugët me kamionë në formë proteste mbi vendimin e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka sugjeruar më herët qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që “mundësisht të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të krijimit të pengesave të mundshme”.

blank

Kurti: Kosova dhe Serbia të heqin targat e përkohshme të makinave

VOA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Serbisë që të dyja palët të heqin nga përdorimi targat e përkohshme të makinave dhe të hapet rruga për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai i bëri këto komente në mbledhjen e qeverisë dy ditë pasi autoritetet në Kosovë filluan zbatimin e masës së reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave. Që nga e hëna, makinat që hyjë nga Serbia në Kosovë duhet të ndërrojnë targat e tyre me ato të përkohshme, njësoj siç veprohet me makinat nga Kosova që hyjnë në Serbi tash e dhjetë vjet me radhë.

“Edhe oferta jonë publike, besoj që është tejet praktike përveç se gjeneroze ,e kjo është le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova dhe në këtë mënyrë qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë e me sa më pak vonesa”, tha kryeministri Kurti, sipas të cilit Serbia është duke refuzuar bisedimet për këtë çështje.

“Sepse qartazi ata kanë dhënë përgjigje negative për bisedimet me neve. Ne besojmë se Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht, si gjithmonë, jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar, sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë”, tha kryeministri Kurti.

Qeveria e Kosovës dërgoi të hënën në vendkalimet kufitare me Serbinë njësitë e posaçme të policisë për të zbatuar vendimin mbi targat, duke nxitur zemërimin e Beogradit.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kërkoi të martën nga autoritetet e Kosovës tërheqjen e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës dhe heqjen dorë nga vendimi për masën e reciprocitetit për targat e makinave, ndërsa paralajmëroi kundërmasa nëse kjo nuk ndodhë.

Për të tretën ditë me radhë grupe qytetarësh serb vazhdojnë të mbajnë të bllokuar lëvizjen për në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak, në veriun e banuar me shumicë serbe, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë së Kosovës.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë, sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim nuk kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, nuk kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia, duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë”, tha kryeministri Kurti.

Çështja e targave ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Sipas saj banorët e Kosovës duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të heqin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës lëshoheshin nga ministria e Brendshme e Serbisë.

Autoritetet në Kosovë thanë se 15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej lëvizja e makinave me çfarëdo tabelash përveç atyre me shenjën RKS. Sipas marrëveshjes, deri më 15 shtator lejohej hyrja në Serbi e makinave me targat që mbanin shenjën KS.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të dyja palëve që “të ulin tensionet menjëherë dhe pa vonesë” dhe që çështjet e diskutueshme ndërmjet tyre t’i zgjidhin përmes procesit të bisedimeve në Bruksel.

blank

Gjukanoviqi e godet Vuçiqin nga SHBA: Ballkani kërcënohet nga disa ide politike prapambetëse

Presidenti i Malit të Zi, Mila Gjukanoviq, i cili po merr pjesë në një sesion të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se reflektime të forta të “trazirave politike globale” po ndihen në rajon dhe se këto shqetësime kanë çuar në rizgjimin, siç tha ai, të disa ideve politike prapambetëse, raportojnë mediat malazeze, transmeton Gazeta Express.

Gjukanoviq tha nga Nju Jorku, pas një darke pune joformale të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, se këto ide politike retrograde u frymëzuan kryesisht nga rikompozimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor dhe krijimi i kushtet për shtete të zgjeruara kombëtare dhe fetare homogjene. Me këtë deklaratë, ai iu referua indirekt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të cilin vazhdon të mos ketë raport aspak të mirë.

“Unë theksova se e konsideroj atë shumë retrograde dhe absolutisht katastrofike, siç dëshmohet nga humbjet që kishim në ish-Jugosllavi në fillim të viteve ’90, të cilat janë pasojë e ideve të asaj kohe identike me idetë e sotme”, tha Gjukanoviq.

Ai theksoi se kjo është diçka që jo vetëm e kërcënon profilin qytetar, laik dhe pro-evropian të Malit të Zi, por gjithashtu e kërcënon stabilitetin e Ballkanit, dhe kështu, sipas tij, kërcënohet stabiliteti evropian që të përqëndrohet në idenë e prosperitetit dhe konkurrueshmërisë së Evropës si një shtëpi e përbashkët.

“Më duket se të gjithë bashkëbiseduesit i kuptuan shumë mirë këto paralajmërime. Së bashku, ne i bëmë thirrje BE -së, me inicimin e Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Z. Borrell, të bëjë përpjekje shtesë për të ndihmuar në të ardhmen e afërt”, tha Gjukanoviq.

Presidenti malazez para pak ditësh tha se po e sheh synimin e Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë dhe Mal të Zi pa malazezë.

“Nacionalizmi i dhunshëm i Serbisë së Madhe, i vendosur në selinë e politikës shtetërore të Serbisë, po përpiqet me arrogancë të imponojë imazhin e Malit të Zi si një shtet tjetër serb, i cili e arriti pavarësinë nga gabimi dhe pakujdesia e ish-udhëheqjes shtetërore të Beogradit. Dhe tani ky ‘gabim’ po korrigjohet nga veprimi militant-politik i infrastrukturës së mbetur ndërkufitare të Serbisë së Madhe – Kishës Serbe, një komunitet kuazi-fetar përgjegjës për shumicën e krimeve të kryera nga ky projekt nacionalist nga vitet 1990 e deri më sot”, deklaroi Gjukanoviq.

Dje, po nga Nju Jorku, edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e goditi kreun e Serbisë. Ai theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e anëtarësimit është presidenti Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se “është një nga nxitësit më të shquar të luftës në vitet ’90”, raporton mediumi kroat, Telegram, transmeton Gazeta Express.

Negociatat për pranimin e Serbisë në BE filluan në vitin 2014, ndërsa deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy. Milanoviq shprehu bindjen e tij se Serbia “nuk ka qëllim të fortë” për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tha se “po punojnë shumë dhe po luftojnë”.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend