Kosova në kuptim e kualifikuar( profesional), institucional dhe konstitucional (konstituiv) me tepër është “ius solis” ose “ius polis, sesa ´ius sangunis´.
Me fjalë tjera, Kosova është shtet i dalur ose lindur nga lufta, si dhe nga e ashtuquajtura “kushtetuta e Ahtisari”, pa popullin e saj konstituiv ose shtetformes.
Një shtet popullformues dhe kulturëformues, i cili pos tjerash e ka ngritur ose krijuar “popullin e ri kosovar” së bashku me shumë koncepte dhe modalitete të tjera proletare, multikulturore, multietnike, internacionaliste etj.
Vet fakti i bllokimit të jetës parlamentare (legjislative), ekzekutive (qeveritare), funksionale, institucionale, konstuticionale dhe politike me mungesën e një nënkryetari ose zyrtari serb, flet dhe deshmon vet mbi brishtësinë, fragjilitetin, porozitetin dhe inkomptaktibilitetin e shtetit te Kosovës.
Ç’është e vërteta, kosovarët edhe sot e kësaj dite, me tepër i përdorin, aplikojnë dhe zbatojnë inercionet, hipotekat, anomalitë dhe patalogjitë e njohura reaksionare dhe anakronike të ish sistemit, shtetit dhe pushtetit jugosllavë, se sa idetë, teoritë, konceptët, vizionët, idealet, formulat dhe sintezat e njohura panshqiptare mbi ngritjen dhe krijimin e Shqipërisë Natyrale dhe Etnike.
Kjo për faktin se atje sikur janë mbledhur, gërshetuar, sfonduar dhe bërë bashk interesat e ndryshme meskine, pseudoshtetrore, antikombtare, pornopatriotike ose folkloristike për pushtet, karierë dhe pasuri të pamerituar mbi palcën dhe kurrizin e thyer ose lakuar të kombit dhe atdheut, së bashku me tipet dhe modelët e ndryshme monarkiste, absolutiste, skllavopronare, borxheze, feudaliste, kameraliste, republikane, tiranike, despotike, autokratike, diktatoriale, oligarkiste, klerikaliste, bolshevike dhe te tjera të sundimit me popullin dhe shtetin.
Se këndejmi, që nga Sokrati, Platoni dhe Aristoteli deri tek Makiaveli, Loku, Rusoi, Hobsi, Hegeli, Poperi, Oppenheimeri, Düringu (Dyringu), Grumpllovici dhe të tjerë, nuk kanë pushuar se rreshturi (shfaquri) teoritë e veçanta ose specifike mbi prejardhjen ose origjinën e shtetit si koncept, definicion, ide, teori, fuqi, organizim dhe perkufizim i njohur historik, politik, teritorial (gjeografik) ligjor, adfministrativ, juridik etj.
Në këtë kontekst, ekzistojnë edhe teoritë e ndryshme shkencore dhe humaniste mbi shtetin:
Teoria parohijale dhe patrirkale e Aristotelit, e ngritur dhe projektuar mbi bazën e marëdhënieve ose raportëve të njohura në mes burrit dhe gruas, në mes prindërve dhe femijëve, si dhe në mes robit (skllavit) dhe zotëriut ose pronarit etj.
Teoria fetare ose teologjike e Augustin Aurelit, e ngritur dhe projektuar sipas mëshirës dhe vullnetit të kishës dhe klerit.
Teoria idealiste e Hegelit, Platonit, Rusosë etj.
Teoria bio-organike sipas Hobsit, Darvinit, Malthusit, Sprenserit, Rosenbergut, Haldunit etj…, sipas të të cilëve: Sheti i ngjanë organizmit të njeriut, në të cilin të gjitha organët i kanë rolet, detyrat, funksionet dhe obligimët e veta, ashtu sic i kanë gjymtyrët dhe organët e ndryshme në trupin ose organizmin e përbashkët të njeriut.
Teoria e kontratës shoqërore ose sociale sipas Tomas Hobsit, Gjon Lokut, Zhan Zhak Rusosë etj….Tomas Hobsi e shquan dhe fokuson të drejtën natyrore, ligjore, sovrane dhe absolute të udhëheqësit ose sundimtarit mbi popullin dhe shtetin, Gjon Loku i bën të qarta dallimët, diferencat, ingerencat dhe kompetencat e ndryshme në mes popullit shtetit dhe auotoritetëve të shtetit dhe pushtetit, përderisa Zhan Zhak Ruso: Autoritetin, legjitimitetin dhe sovranitetin e shtetit, i ka vëndosur mbi bazat e kontratës sociale, si dhe mbi të drejtat dhe sovranitetin e përgjithëshem të popullit (sovranit).
Teoria e forcës ose fuqisë shtetërore, nacionale dhe politike, e cila sipas Grumplloviçit, Oppenhiemerit dhe të tjerëve, kanë lindur nga luftërat ose konfliktët e racave, si dhe nga luftërat fitimitare ose triumfaliste të atyre që janë me të zgjuar dhe me të fortë-kundër ayre që janë të paditur, të pazgjuar, pa kurriz, jointelegjent dhe me të dobët.
Teoria funksionale ose funksionaliste, e cila pos tjerash nënkupton autoritetin dhe alokimin suprem dhe absolut të vlerave, virtytëve, idealëve dhe traditave të njohura nacionale, kulturore, historike, gjeografike, ushtarake (luftarake), politike dhe të tjera në kryerjen ose përmbushjen e detyrave dhe obligimëve të larta morale, shtetrore, qeveritare (institucionale), konstitucionale dhe politike.
Teoria psikologjike, sociofilozofike, teoria marksiste etj.
Dhe, mëqe sipas Platonit, Aristotelit dhe Hegeli: Shteti në radhë të parë është një prodhim i mrekullueshëm i shpirtit çudibërës,: Kosova ka fatin që ndodhet nen mbrojtjen, protekorimin dhe monitorimin e SHBA-së, Natos ose Perëndimit.
Ndihmat dhe investimet finansiare, luftarake (ushtarake), teknike, logjistike etj…te SHBA-s, Natos ose Perendimit gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë janë enorme dhe astronimike ndaj Kosovës së vogël me atë armatë të madhe oligarkësh, politokratësh, burokratësh, teknokratësh, cinikesh dhe injorantesh të ndryshëm nga pozita (pushteti) dhe opozita e atjeshme.
T´u flasësh dhe shkruash atyre mbi idetë dhe teoritë shkencore ose humainste mbi bërjen dhe forcimin e shtetit, është e njejtë ose identike sikur derrit dhe gomarit t´u flisni ose shkruani për higjienë ose pastërti, si dhe për të kënduar (pallur) me nota muzikore.
Ndaj, artikullshkruesi, opinionisti ose kronisti i përditshëm ditorë ose periodik, duhet patur kujdes opitmal ose maksimal në infografinë, etimologjinë, terminologjinë, sintaksën, drejtshkrimin dhe morfologjinë e tesktit dhe përmbajtjes së tij.
“Polisi” (shteti) i dikurshëm i Athinës ra ose u shkatërrua asokohe nga dallimët si dhe nga rivalitetët e brendshme dhe te jashtme.
Kështu që Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit e ditur dhe ekselent, edhe per opinionshitësit më të dobët, stupid, nebuloz dhe mediokritë…
Nocione të çmendura fetare, kulturore, politike dhe ushtarake, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, reaksionare dhe anakronike si ide dhe teori që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni.
Kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit.
Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.
Gjëja kryesore që ne duhet t’i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë vetëm matematika, retorika ose oratoria patetike, apo drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë.
Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet.
Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shumë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.
Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre.
Platoni donte ose deshironte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetën tonë… Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.
Para se t’i ndryshoni të tjerët, duhet ndryshuar ose përmirësuar egon, antiegon, superegon, libidon ose vetvetën tuaj objektive dhe subjektive, thoshte Platoni.
Edhe Aristoteli, i cili ishte mendimtari dhe filozofi më i madh dhe më i shquar në Antikë dhe njeri prej filozofëve më të mëdhenj të njerëzimit ose civilizimit tonë, u bë i shquar ( i famshëm) dhe i pavdekshëm me veprat e tij në fushën e politikës, metafizikës, skolastikës, retorikës, logjikës, psikologjisë etj.
Tek vepra e tij ” Politika”, Aristoteli trajtoi çështjet, aspektët dhe pikëpamjet e njohura mbi shtetin dhe familjen.
Ai mbështeti formën e regjimit aristokratik dhe jo format ose metodat e njohura demokratike si ato në “shtetin” ose “polisin” e Athinës, që Aristoteli do i quante forma makabre, devijante, te dobë dhe të keqia të qeverisjes.
Aristoteli ka shkruar kushtetutat e158 vendeve, midis të cilave edhe ato të Epidamnit (Epidariumit), Apolonisë dhe molosëve, por që kanë humbur, përveç asaj të Athinës që ka mbijetuar gjer me sot.
Ai është autor i veprës “Mbi historinë e kafshëve” dhe “Mbi mrekullitë e dëgjuara” dhe kështu me radhë.
Gjithashtu Aristoteli na mëson mbi “njeriun si kafshë politike”(“zoon politicon”) , si “qenie të logjikshme” ose “homo sapiente”; mbi “Etikën e Nikomahut” etj.
Ndërkohë që Aristoteli u shqua edhe për kritikën e tij subjektive ndaj idealizmit objektiv të Platonit ish-mësuesit të tij etj.
Aristoteli ishte pra një filozof materialisto-idealist, sepse e pranonte idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe logjikës së njeriut, dhe e merrte atë si një lëndë dytësore ose sporadike ku mund të ndërtohen dhe ndryshohe gjërat. Dhe, kjo sipas Aristotelit bëhet e mundur vetëm me anë të logjikës dhe intelektit të njohur njerëzor i cili është burimi dhe fillimi i çdo gjëje që lëvizë duke u transformuar në formë evolutive ose empirike, qëllimi i gjithçkaje ose çdo gjëje që ekziston.
Aftësia dhe madhështia jonë si krijesa njerëzore ose qenie intelegjente, nuk mbështetët në ribërjen e tokës ose planetës sonë sipas mitit të njohur të epokës nukleare ose atomike, por në ringjalljen ose ribërjen e jetës, shpirtit dhe vetvetës sonë sipas mësimëve ose predikimëve të njohura të Platonit, Aristotelit etj.