Rënia ose shembja e ‘perdes së hekurt’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemeve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, të betonizuara, detronizuara, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtroi edhe nevojat dhe kërkesa e njohura për ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime dhe rirrjeshtime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat për dallim të doktrinave ose konceptëve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresivë” në kumtimin e një “bote globale” ose sfiduese dhe turbulluese për të gjitë.
Kjo në radhë të parë për faktin se nga “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose planeti ynë sikur rrëshqiten ose kaluan (prapaktheu) në ‘luftërat’ ose konfrontimet e dikurshme tregtare, ekonomike, konjukturale, manufakturale, kabinetike, taktike, strategjike dhe të tjera në mes fuqive të mëdha politike, ushtarake, industriale, teknologjike dhe ekonomike të globit, si dukur nepër etapat ose periudhat e ndryshme të absolutizmit, kolonializmit, imperializmit etj. E sidomos në ‘luftërat’ ose konfrontimet e ndryshme tregtare ose ekonomike në mes SHBA-së (nën Administraten e Presidentit Donald Trump etj.) dhe BE-së! Duke i bërë kështu Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin si miq, aleat dhe partner te preferuar dhe respektuar për të dyja palet ( edhe për SHBA-së, edhe për BE-së) në kuader të ‘luftërave’ ose konfrontimëve të mesipërme tregtare ose ekonomike për dominime të ndryshme kuantitave dhe kualitative në ‘tregun global’ të vlerave, mallërave dhe kapitalit botërorë. Në këtë prizëm, zatën duhet parë dhe kuptuar edhe ndikimin ose influencën e gjithëmbarshme të Rusisë ose faktorit rusë në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. Në BE-së (UE-së) dhe Ballkan-sidoms. Ku Rusia, falë ‘luftërave’ , konfliktëve, konfrontimëve ose naivitetëve të mesipërme reaksionare, paradoksale dhe anakronike në mes SHBA-së dhe BE-së, i ka shtrirë dhe zgjëruar forcën dhe ndikimin e saj në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Duke i sfiduar, eklipsuar, katapultuar, penalizuar, kriminalizuar dhe paragjykuar në këtë prizëm edhe çështjen dhe statusin e njohur të Kosovës së bashku me luftën dhe perpjekjet e njohura çlirimtare (liridashëse) dhe patriotike të popullit ose kombit shqiptar. Zatën, edhe e ashtuquajtura “gjykata speciale” së bashku me “asociacionin”, “demarkacionin” si dhe një varg kompromisësh ose koncesionesh tjera të Kosovës dhe shqiptarëve-ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, janë rezultate ose pasoja të Kurvërisë ose ‘kurorëzimit të dyfishtë’ të Rusisë me SHBA-së dhe BE-së. Përkatësisht, e “martesave” ose ‘kurorëzime’ të ndryshme konkubine ose kurtizane të Kremlinit (Moskës), Beogradit dhe Podgoricës me oborret ose kancelaritë e ndryshme të kontinentit plak si dhe me vet Shtepinë e Bardhë në Washington DC.
Aty janë edhe interesat e ndryshme ekonomike, strategjike dhe të tjera së bashku me frikën akute, kronike, latente ose permanente të BE-së ose Perëndimit nga fuqia ose kapaciteti nuklerar ose atomik i Rusisë, gjë që i kanë nxjerrur në shesh ose mbi sipërfaqe diktatët ose kërkesat e njohura ultimative ( “urbi et orbi”, “ultima ratio” ose “sine qua non”) të SHBA-së dhe BE-së-kundër Kosovës dhe lidershipit të saj.
Ndaj, në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrizike, izolacioniste, ekocentrike, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botëror ose planetar në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të “mbinjerëzve” ose “supermenëve” të ndryshem politik, ushtarak, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial ose teknologjik, të ngjanë në punë ose mision Herkulesi. Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë edhe në demokracitë më të përparuara të Perëndimit. Të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.
Se këndejmi, idetë ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Jo. Idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe finale. Përkundrazi.
Koncepti mbi demokracinë si një koncepcion sdhkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqëse nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik.
A është e mundshme dhe si është e mundur që një qenie individuale të mund të gjejë paqe dhe një pajtim të përhershëm, permanent ose peridikë me grupin shoqëror ose qytetar si dhe me rregullat e tyre? A është i dënuar individi që për të jetësuar ose për të përjetësuar ‘egon’ ose vetveten të detyrohet gjithmonë t´i suprimojë dhe asgjësojë individualitetin, spontanitetin, intimitetin, dinjitetin, sovranitetin, integritetin dhe ekskluzivitetin e të tjerëve? A është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen ose pajtohen të të gjitha shtysat ose idealet e mëdha njerëzore ose qytetare: Liria individuale së bashku me lirinë kolektive dhe solidariteti shoqëror?
Kjo është njëra prej çështjeve më themelore ose thelbësore që mund të parashtrohet në shkencast e njohura politike ose politologjike. Duket se e tërë etika, estetika, politika, psikologjia, sociologjia, filiozofia, pedagogjia dhe politologjia, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet në kontekstin ose domenin e mesiërm shkencorë ose humanist.
Ndryshe nga kjo, me drejtësi duhet kuptuar, akceptuar, përceptuar dhe anticipuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë që secilit individ i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën e tij, dëshirat e tij, aftësitë e tij, kualifikimin ose profesionalizmin e tij, me besimin e tij, ëndërrat dhe vizionet e tij, idealet e tij, pritjet e tij dhe kështu me radhë që e garantojnë ose garantojnë në ndërkohë mirëqenien, lumturinë, paqen dhe harmoninë e preferuar sociale dhe politike të shtetit dhe shoqërisë si tërësi.Kjo çështje esenciale ose substanciale është pikërisht ajo ‘shpata e Damokleut’ të cilën një lider, komandant ushtarak ose patriot, respektivisht, një intelektual i lartë shtetror, nacional, institucional ose politikë, pranon ta vëj përmbi kokë në emër të aspiratave dhe interesave të larta të kombit dhe atdheut të tij. Thonë se Sokrati i Madh, atëbotë-para mëse 24OO vitësh, piu helmin dhe i dha fund jetës së tij në emër të lirive dhe të drajtave qytetare dhe politike të bashkëkombasve ose bashkëqytetarëve tij në shtetin ose “polisin” e Athinës. Ndërkaq, nxënësi ose kolegu i tij, Platoni pranoi të quhej edhe “tradhëtar” ose “renegat” e “dezertorë” vetëm për shkak të shkrimet ose raportët e tij të sinqerta, shkencore dhe humaniste ndaj Spartës që ishte në luftëra ose armiqësi të ndryshme me Athinën.
Ndaj, pikërisht nëpërmjet një koncepti esencial ose substancialist, të përceptimit, anticipimit, definimit dhe kuptimit të qytetarit jo si banori i thjeshtë ose i rëndomtë, por si ‘cityoen’ ose ‘burgeros’ i njejë dhe i barabartë me të tjerët, do mund të pajtoheshin dimensioni i veçantë i personit ose individit me dimensionin e përgjithshëm shoqërorë ose qytetar. Ngase, personi ose individi, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre si qytetar të barabartë. Gjegjësisht, si miq, aleat, pretendent, anticipant dhe participant të njejtë dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme ose të përbashkët të popullit (kombit), shtetit dhe shoqerisë përkatëse ose respektive.
Lidhja me të tjerët mund të bëhet ose arrihet vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar ose emancipuar në menyrë esenciale ose substanciale e cila na çon ne paqen sociale dhe politike si dhe në harmonisë e njohur evolutive dhe dialektike.
Për me tepër ndërkaq, resurset ose burimet të cilat i mbushin dhe ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e njohur të ‘qytetërimit të lartë’ evropian ose evroperëndimorë janë: kulturat dhe civilizimet e lashta (antike) të grekëve dhe romakëve, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, por edhe i ashtuquajturi “moderniteti perëndimor” i krijuar dhe ndërtuar në vitët ose dekadat e ndryshme – pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndonëse, urat lidhëse drejt këtij qytetërimi, mund të arrihet më së miri dhe në menyrën me fatlume, konkrete, pragmatike dhe dialektike, vetëm përmes edukimit ose emancipimit evolutivë dhe modernist të cilët janë ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe i ndërtimit të botës dhe shoqërisë së lartë njerëzore ose qytetare ku personi ose individi mund të zotërojnë me fatin dhe lumturinë e tyre objektive dhe subjektive, duke i mbarësuar dhe avansuar fatet dhe lumturinë e të tjerëve. Vetëm përmes edukimit ose emancipimit, njeriu ngjitet – nga teket e ndryshme autoritare, totalitare, asrbitrare dhe të tjera të ndjenjave ose emocioneve të çrregulluara ose anrakisto-kaotike- lartë drejt vlerave të larta dhe të vërteta.
T’i pranosh tjetrit objektivitetin dhe cilësinë e subjektit racional, kjo do të thotë të pranosh të drejtën e tij për arsimim ose edukim. Edukata, arsimimi ose emancipimi, i mundësojnë njeriut të jetë ai që është: Mbase, si qenie e lartë njerëzore ose homo-sapiente që mendon, që flet dhe komunikon.
Në instancë të fundit, një ndër të drejtat dhe liritë elementare ose bazike të secilit njeri, përveç lirisë globale ose universale, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale ose profesionale për të fituar lirinë. Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi nga arsimimi, i cili i mundëson sëcilit të zhvillojnë aftësitë dhe talentin e vet, të arrijnë dije dhe arsimim dhe në fund të zënë pozitën ose statusin e tyre të merituar, sovran dhe autonom.
Ne sikur ua kemi borxh grekëve të lashtë invencionin (zbulimin) e politikës dhe shtetit së bashku me retorikën, oratorinë, dialogun dhe dyshimin të cilët zatën i kanë ngritur dhe konstituuar paradigmat dhe disa nga tiparët ose veçoritë themelore të kulturës perëndimore. Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet debatues ose polemik i tij, uniteti i të cilit konsiston në debatin, dialogun, kompromisin ose konsenzusin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryxshme politike, konceptuale, ideologjike, fetare, kulturore, morale dhe të tjera, të cilat bashkërisht i japin një vendi emrin, prestigjin, renomenë dhe fizionominë e tij. Janë diskutimi, debati, dialogu, kompromisi ose konsenzusi, ata përbëjnë jetën, shpirtin dhe unitetin e njohur të kombit dhe shtetit. Është shteti ai që i mbron dhe garanton (siguron) të gjithë, janë forma, mënyra, stili, takti dhe fryma e debatit ata ose ato që krijojnë tablon (pasqyrën9 dhe imazhin e popullit (kombit) dhe shtetit.
Në filozofinë politike, dialogu dhe debati janë të pranishëm kudo, por edhe në kontekstin e asaj për “çkadoqoftë” ose ” çfarëdoqoftë”! Jo, kurrsesi. Por, vetëm si themele ose bazamente të forta esenciale ose substanciale mbi të cilët ngritët, projektohet dhe ndërtohet gjithçka. Domethënë, një gjakim për idealet, virtytet dhe vizionet e njohura globale dhe universale të mbështetura, garantuara dhe projektuara nga prizmi i lirive dhe të drejtave themelore të personit ose individit.
Komentet