Sonda e epokës sovjetike rihyn në atmosferë pas më shumë se 53 vitesh në orbitë
VOAL- Sonda e epokës sovjetike, e cila ishte në proces të kthimit në Tokë në mënyrë të pakontrolluar, u rrëzua në Oqeanin Indian të shtunën pas më shumë se 53 vjetësh në orbitë.
Kosmos 482, emri i sondës së lëshuar në vitin e largët 1972, është rrëzuar në ujërat në perëndim të kryeqytetit indonezian Xhakartë, tha Agjencia Hapësinore Ruse. I njëjti burim nuk dha informacion në lidhje me ndonjë dëm të shkaktuar nga impakti. Trajektorja e fundit ishte vëzhguar në Gjermani nga një prej detektorëve të rrjetit Evropian të Mbikëqyrjes dhe Gjurmimit Hapësinor (EU-SST).
Në kohën e nisjes së saj, sonda kishte për qëllim të arrinte atmosferën e planetit Venus. Megjithatë, menjëherë pas ngritjes u shpërbë: disa fragmente u precipituan, por mjeti i uljes mbeti në orbitë eliptike rreth Tokës. Mundësia që këto mbeturina të shpërbëheshin plotësisht në atmosferë sot ishte përjashtuar, duke pasur parasysh shtresën e titanit që i mbulonte ato. RSI