Foto: Gjyqtari serb Radomir Llabani; Presidentja e Republikës se Kosovës Vjosa Osmani.
Rasti i anëtarit serb të gjykatës kushtetuese të Kosovës Radomir Llabani , i cili rezulton i inkriminuar dhe i kërkuar për vepra penale nga vetë Serbia ,është treguesi më i mirë i kapjes së institucioneve nga elementë kriminalë që veprojnë kundër Republikës së Kosoves, rendit kushtetues dhe sigurisë së saj.
I dekretuar nga ish Presidenti Thaçi në Gusht të vitit 2018 (edhe përkundër informacioneve e klasifikuara të agjencive të sigurisë), kori i kukuvajkave në Kosovë ka ngritur alarmin në mbrojtje të Llabanit, pikërisht në momentin kur Presidentja Osmani tërheq kërkesën për interpretimin e masave të mëtejshme pas dështimit të zgjedhjes se kryetarit të kuvendit të Kosovës nga gjykata kushtetuese , çuditërisht kjo e fundit cakton relator pikërisht çetnikun Radomir Llabani.
Kaq mjafton për të kuptuar një koordinim të kahershëm e afatgjatë të mirëllogaritur ,për të penguar funksionimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës, pikërisht po nga një institucion kushtetues.
Dhe për të mos e kthyer Republikën e Kosovës në Republikë prokurorësh e gjyqtarësh të politizuar,është domosdoshmëri mbledhja e jashtëzakonshme e kuvendit të Kosovës( ekzistuesi në se e lejon kushtetuta)për ti hequr mandatin gjyqtarit serb të inkriminuar.
Kosova ka nevojë imediate reformimin e organeve të drejtësisë ,pa të cilin do të shfaqen në seri jo një Radomir serb , por dhe Radomirë të tjerë shqipfolës dhe koha deri tani e ka provuar diçka të tillë.