Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha padisin Shqipërinë ne Gjykatën Europiane për të drejtat e Njeriut dhe pretendojnë shkelje të rënda kushtetuese gjatë hetimit të tyre, pasi kontrolli I banesës është së përbashkët është bërë kur ai gëzonte imunitetin e deputetit dhe për rrjedhojë s’mund të kryhej sipas tij pa autorizim paraprak të Kuvendit.
Referuar dokumentit kërkesa lidhet me kontrollin fizik dhe të telefonit celular të partneres së Ahmetajt, si dhe si dhe kontrollin e banesës së përbashkët të tyre më 9 mars 2023, mbi bazën e një vendimi të Gjykatës së Posaçme, lëshuar vetëm një ditë më herët me 8 mars 2023
“Kërkuesit ankohen se kontrolli i banesës së tyre ishte i paligjshëm, pasi kërkuesi i parë ishte AP në kohën përkatëse, dhe banesa e tij nuk mund të kontrollohej pa autorizim paraprak të Parlamentit (sipas nenit 73 (2) të Kushtetutës); dhe se ata nuk kishin qasje në një procedurë për të kundërshtuar kontrollet në fjalë, në kundërshtim me kërkesat e neneve 8 dhe 13 të Konventës”, thuhet në kërkesë.
Pas marrjes së kësaj kërkesë, Strasburgu ka drejtuar një sërë pyetjeve palëve.
A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës, e garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73(2) të Kushtetutës, që lidhet me imunitetin e deputetëve?
A ka shfrytëzuar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik brenda sistemit kombëtar në këtë drejtim? Dhe Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm në ndonjë gjykatë më të lartë?”.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati prej gati dy vitesh. Ai po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Ndërsa po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për dosjen Buka. bw