Profesori Albrechtsen tha se të rriturit me diversitet gjenetik duket se kanë indeks më të ulët të masës trupore, përqindje të peshës yndyrore dhe nivele të kolesterolit dhe janë më të shëndetshëm
Një studim zbuloi se diversiteti gjenetik i disa groenlandasve e bën konsumimin e sheqerit të shëndetshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grup studiuesish nga Universiteti i Kopenhagës zbuluan se bakteret e tyre të zorrëve dhe dieta e tyre për mijëra vjet u ka dhënë disa groenlandasve një diversitet gjenetik të paparë, njofton “News Medical”.
Në lajm thuhet se falë diversitetit gjenetik në fjalë, afërsisht 2 deri në 3 për qind e popullsisë së Groenlandës mund të konsumojnë ëmbëlsira në vend të brokolit dhe të marrin të njëjtat përfitime trupore.
Thuhet se dy kopje të variantit të gjenit në fjalë sigurojnë që sheqeri të përthithet ndryshe nga njerëzit e tjerë.
Janë analizuar të dhënat e më shumë se 6.000 groenlandasve
Profesori i biologjisë në Universitetin e Kopenhagës, Anders Albrechtsen, me një grup kolegësh, analizuan të dhënat e 6.551 groenlandasve dhe kryen eksperimente të ndryshme mbi minj.
Rezultatet zbuluan se njerëzit me diversitet gjenetik kanë një mënyrë të veçantë për të metabolizuar sheqerin në zorrë.
Ndërsa sheqeri që hyn në trup absorbohet duke u përzier drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut tek njerëzit e tjerë, sheqeri shkon drejtpërdrejt në zorrë tek ata me diversitet gjenetik.
Profesori Anders Albrechtsen tha se të rriturit me diversitet gjenetik duket se kanë indeks më të ulët të masës trupore, përqindje të peshës yndyrore dhe nivele të kolesterolit dhe në përgjithësi janë më të shëndetshëm.
“Ata kanë më pak yndyrë në stomak dhe mund të jenë më të lehtë për të ndërtuar muskuj të stomakut. Është e mrekullueshme dhe befasuese që një variacion gjenetik të ketë një efekt kaq të dobishëm”, shpjegoi Albrechtsen.
Komentet