Në pasditen e 29 shkurtit 2020, erdhi për një vizitë në Vatër, Kryetari i Komisionit të Politikës Jashtme të Kongresit Amerikan, miku i shqiptarve, Kongresmeni Eliot Engell. Ai u prit me shumë dashuri e respekt nga drejtuesit e Vatrës dhe shumë vatranë nga NY përfshi edhe mu. Dashuria e respekti i madh ndaj tij, kanë bazë të qëndrueshme, sepse Zoti Engell për më shumë se tridhjet vite vazhdon të punojë e mbështes popullin shqiptar në trojet etnike dhe diasporën shqiptaro-amerikane. Pa ndihmesën e tij do të ishte e vështirë mëvetësia e Dardanisë, pranimi i Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave për shqiptarët, demokratizimi e hapja e perspektivave të zhvillimit.
Për këtë vizitë, me siguri do të shkruajnë gjatë e më shumë detaje editorët e Diellit. Kështu unë, duke mos dashur në asnjë mënyrë të zvogloj hapsirën e tyre informative e editoriale, do të ndalem të shkruaj vetëm pak gjëra, për ato cfarë unë i thashë Kongresmenit të nderuar para të pranishmëve dhe medias.
Pasi e falenderova shumë për ardhjen dhe bashkbisedimin në Vatër i thashë: ”Zoti Engëll pas vitit 2013 në Shqipëri është instaluar një regjim tërësisht totalitar. Autoritarizmi atje është shumë më i fortë e brutal se ai erdoganist në Turqi. Kjo kastë e udhhequr nga Edi Rama prishi zgjedhjet duke i vjedhur ato, e duke sjellë në Parlament, në shtrukturat qeverisëse qendrore e lokale njerëz të botës së krimit. E këtheu Shqipërinë në një teritor tërësisht të kanabizuar. E varfëroi akoma më shumë masën e madhe të njerzve me politikat e mbrapshta, duke bërë që vendi të boshatiset nga të rinjt dhe intelektualët. E la vendin pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë , me Prokurori të gjymtuar e të trysnuar e në një kaos total. E ashtuquajtura reform në drejtësi është fermentuar me neopotizëm dhe duket se do të jetë e cunguar e jo funksionale.
Të gjitha këto kanë ndodhur edhe nën vëzhgimin e mbikqyrjen e personave përgjegjës të Departamentit të Shtetit Amerikan. Këto zyrtarë në raportin midis stabilitetit e demokracisë në Shqipëri, kanë anuar padrejtësisht nga stabilitetit e në dëm të demokracicë, duke mbështetur në të shumtën e rasteve në pa të drejtë Edi Ramën e Qeverinë e tij.
I nderuar Zoti Engell, duke përdorur postin tuaj si Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Kongresit, ju lutem ushtroni presionin e nevojshëm mbi Departamentin e Shtetit të ndryshojë qëndrim sa më pare, në mënyrë që Shqipëria të vihet në binarët e demokracisë e të shtetit ligjor”.
Përgjigja ishte: “Po, kam patur edhe disa informacione të tjera të kësaj natyre. Kështu në një takim që pata dje me Sekretarin e Shtetit, i kërkova të ulemi e të diskutojmë edhe për disa shqetësime të mprehta nga Ballkani Perendimor”.
Kaq kisha për tju thënë, të nderuar miq e dashamirë,(një pjesëz nga takimi në Vatër me Kongresmenin Eliot Engell). Për një tablo më të gjërë do të shihni tek “Dielli “ on line dhe në print.
Dëshirojmë e shpresojmë më të mirën e mundëshme për të ardhmen.

ASLLAN BUSHATI
Komentet