Në protestën e mbrëmshme (29 gusht), Dritan Goxhaj ka lexuar komunikatën drejtuar protestuesve, duke vlerësuar qëndresën e tyre gjatë 90 ditëve dhe duke bërë thirrje për unitet dhe shmangie të provokimeve.
Goxhaj tha se protesta ka marrë vëmendje ndërkombëtare dhe është kthyer në temë diskutimi edhe në institucionet europiane.
Ai dha mesazhin e unitetit, si forca e çdo qytetari në protestë, ndërsa theksoi se do të qëndrojnë të bashkuar derisa regjimi të bjerë.
“Ne këtu së bashku me kontributin e gjithësecilit kemi bërë në 90 ditë atë që nuk është bërë në 36 vjet. Në 90 ditë kjo protestë u bë kryefjala, kryetitull në mediat prestigjioze botërore, u bë temë diskutimi në PE dhe duket se kjo protestë do të jetë edhe në Senatin Amerikan. Kjo lëvizje është bërë frymëzim për botën ku ka shqiptarë.
Të qendërzojmë të bashkuar, të mos biem në provokime dhe akuzave të mos ti përgjigjemi me akuza. Nuk jemi këtu për të luftuar njëri tjetrin, por për të ndryshuar një sistem që për 36 vite ka mbajtur peng jetët tona dhe rrezikon të mbajë peng edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Uniteti është forca jonë dhe të gjithë së bashku do të qëndrojmë të bashkuar derisa ky regjim të bjerë”, tha Goxhaj.
Goxhaj tha se përgjatë këtyre ditëve ka pasur tentativa për ta përçarë, por nuk ia kanë dalë.
“Nuk ia dolën sepse protesta jonë nuk ka pronar dhe nuk ka ardhur të ngrejë një njeri mbi të tjerët. Kërkuan që kjo protestë të ketë një kokë, që të prihet ose blihet. Po kjo nuk ka asnjë në krye. Të gjithë jemi njësoj”, tha ai në komunikatën drejtuar protestuesve. Panorama