Konkretisht në garë për udhëheqjen e SPAK janë Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë nesër më 11 dhjetor, Kreun e ri të SPAK. KLP do të votojë mes katër kandidatëve, të cilët janë të kualifikuar në fazat paraprake. Konkretisht në garë për udhëheqjen e SPAK janë Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.
Në kuadër të këtij zhvillimi të rëndësishëm, KLP ka lëshuar një njoftim zyrtar. Në njoftim thuhet se është konfirmuar një numër i madh i përfaqësuesve nga ambasadat, ndaj në sallë nuk do të ketë prezencë të mediave. Seanca do të ndiqet direkt nga nga sinjali RTSH-së. Mandati i Kreut aktual të SPAK, Altin Dumani mbaron më 16 dhjetor.
“Duke qenë se ditën e nesërme është konfirmuar një numër i madh i përfaqësuesve nga ambasadat, lutemi për mirëkuptimin tuaj për prezencën mediatike në sallë. Siç edhe e dini, salla është relativisht e vogël për t’ju akomoduar të gjjthëve, ndaj ju lutem të ndiqni seancën direkt nga sinjali RTSH-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të KLP-së./Dosja.al