Klodin e vogël pesë vjeçar e shoqëron, në çdo hap, dashuria e gjyshes.
Një ditë, Klodi, e pyeti gjyshen e tij të shtrenjtë:
– Gjyshe… sikur një dhëmb e ke ndryshe nga dhëmbët e tjerë…!?
– Po, nipçe, është e vërtetë. Është dhëmb floriri.
– Gjyshe, në çfarë stine dalin dhëmbët e florinjtë?
Gjyshja dhe nipi qeshën me njëri – tjetrin.
Nga libri në proces pune: “Grimca – grimca bëhet libri” (gazmore)