Gazetari Klodian Tomori ka ironizuar Gjykatën Kushtetuese, e cila ende nuk po del me nje vendim në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut.
Për ta ilustruar gazetari sjell historinë një profesori me studentët, i cili i merrte në provim.
“Këta te Gjykatës Kushtetuese edhe brekët kane për t’i hequr, por vendim për punën e Ballukut nuk kane për te marre kurrë. Jo pa iu dhënë dritën jeshile”, mbyll postimin e tij gazetari, duke thënë se kjo që po bën Gjykata Kushtetuese është një turp.
Postimi i Klodian Tomorit
Gjykata Kushtetuese dhe historia e brekeve
Ka qene nje histori me nje profesor fizike, qe merrte studentet nje nga nje ne provim dhe u bente nje pyetje keshtu:
Jemi ne nje tren, qe ecen me 60 km ne ore. Brenda eshte shume vape. Cfare do besh ti?
-Do hap dritaren-pergjigjej studenti.
-Shume mire. Me gjej me cfare shpejtesie hyn ajri ne tren?- e pyeste profesori.
U mundua i pari, hic. Kerciti 4-a ballit.
Shkoi studenti i dyte, prape e njejta histori. Dhe keshtu njeri pas tjetrit. Kujt i vinte radha hante 4-en.
Nje student kopil qe nuk i kishte ardhur radha akoma, pyeti njerin qe doli nga provimi. Ore ca pyetje te beri. Dhe ja tregoi ky.
E nejse i erdhi radha ketij. Filloi profesori. Jemi ne nje tren qe ecen me 60 km ne ore. Brenda eshte shume vape, cfare do besh ti?
-Do heq xhaketen, i pergjigjet ky.
-Prape eshte shume vape, vazhdoi profesori.
-Do heq kemishen, ja ktheu studenti.
-Ore merr vesh ti qe nuk rrihet brenda, eshte tmerr vape.
-Une edhe breket i heq ere presor- i tha ky- por dritaren nuk e hap kurre.
Ja keshtu eshte kjo pune. Keta te Gjykates Kushtetuese edhe breket kane per t’i hequr, por vendim per punen e Ballukut nuk kane per te marre kurre. Jo pa iu dhene driten jeshile. Sa turp, sa turp.