Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së, 3 vota ishin për kandidatin tjetër Adnan Xholi dhe 1 votë për Elvin Gokaj. Sakaq, Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Braho do të marrë mandatin 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje, më datën 19 dhjetor 2025, ditën kur do të lerë pasojë në detyrë kreun aktual të SPAK, Altin Dumani.
Gjatë seancës së sotme në KLP, ku u intervistuan të katër kandidatët: Adnan Xholi, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, ishin të pranishëm dhe përfaqësues diplomatikë.
Nancy vanHorn, ambasadori Gonzato dhe ambsadori britanik Nicholas Abbott, ndoqën nga afër marrjen në pyetje të prokurorëve kandidatë.
Braho, i emëruar prokuror në vitin 2007, është pjesë e strukturës së posaçme që prej krijimit të saj dhe aktualisht drejton seksionin kundër korrupsionit.
Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe me eksperiencë të theksuar në çështjet e korrupsionit, Braho ka qenë në krye të disa prej hetimeve më të bujshme të dekadës së fundit. Ai është prokurori që ka hetuar çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku lëshoi urdhër-arreste për personazhe kyçe si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si edhe vendosi ndarjen e hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Në portofolin e tij përfshihet gjithashtu hetimi i dosjes “5D”, që çoi në gjyq ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, si edhe dosja e njohur “Toyota Yaris”, e cila mbetet ende në hetim në disa fraksione të saj.
Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dërgimin për gjykim të çështjes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
Me zgjedhjen e tij në krye të SPAK, pritet që Braho të vijojë me një qasje të fortë ndaj hetimeve të nivelit të lartë, në një moment kyç për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
Klodian Braho do të jetë drejtuesi i ri i SPAK për tre vitet e ardhshme. Braho do ta marrë detyrën me 19 dhjetor, një ditë pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme. Braho është emëruar Prokurori në vitin 2007 dhe pjesë e SPAK që prej krijimit të tij.
Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho mban mbi supe edhe drejtimin e shumë çështjeve të “nxehta” që lidhen me politikën.
Ai ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.
Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D ,duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Po ashtu, një tjetër dosje e hetuar nga Braho është edhe ajo e njohur si “Toyota Auris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj.
Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me shumicë të thjeshtë votash ditën e sotme Klodian Brahon për kreun e ri të SPAK-ut.
Braho do pasojë në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.
Por si u votua në KLP?
Kryetarja Mirela Bogdani pasi njoftoi anëtarët për procedurën, i vuri në dijeni se do të votonin me stilolaps në një fletë votimi të posaçme, ku do shënonin emrin e prokurorit që do zgjidhnin për kryetar.
Vetë Bogdani e dha votën e saj për Klodian Brahon, ashtu sikurse edhe nënkryetari Gërmenji dhe anëtarët Duda, Eminaj, Riza, Mandro, dhe Hoda.
Xholi mori votat e Stakës, Stojanit dhe Mërkurit, kurse Gokaj të Fejzullës.
Më poshtë votimi i plotë, teksa më 19 dhjetor pritet të bëhet ceremonia e marrjes së detyrës.
VOTAT PER KLODIAN BRAHON
Kryetar Mirela P. BOGDANI
Zv. Kryetar Erind GËRMENJI
Anëtar Moisi DUDA
Anëtar Olger EMINAJ
Anëtar Ledina RIZA
AnëtarArta MANDRO
Anëtar Zeqir HODA
VOTAT PER ADNAN XHOLIN
Anëtar Erind MERKURI
Anëtar Vatë STAKA
Anëtar Sokol STOJANI
VOTAT PER ELVIN GOKAJ
Anëtar Erion FEJZULLA
Ja si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e SPAK:
-Kryetar Mirela P. BOGDANI -Klodian Braho
-Zv. Kryetar Erind GËRMENJI -Klodian Braho
-Anëtar Erind MERKURI -Adnan Xholi
-Anëtar Erion FEJZULLA -Elvin Gokaj
-Anëtar Vatë STAKA -Adnan Xholi
-Anëtar Moisi DUDA -Klodian Braho
-Anëtar Olger EMINAJ -Klodian Braho
-Anëtar Ledina RIZA -Klodian Braho
-Anëtar Arta MANDRO -Klodian braho
-Anëtar Sokol STOJANI -Adnan Xholi
-Anëtar Zeqir HODA -Klodian Braho