VOAL – Roger Federer ua ka kujtuar të gjithëve edhe një herë se Baseli është shtëpia e tij. Numri tre në botë ka fituar për të nëntën herë garën zvicerane Swiss Indoors, në ambiente të mbyllura, në Bazel, duke mundur rumunin Marius Copil (ATP 93), 7-6 (5/7) 6-4 në atë që ishte finalja e tij e katërmbëdhjetë. Në praktikë, mbreti Roger gjithmonë ka luajtur aktin e fundit të këtyre lojërave nga viti 2006 deri sot, përveç dy viteve më parë kur ai nuk mori pjesë se ishte i dëmtuar.
Për të vendosur një ndeshje veçanërisht të ekuilibruar ndikoi gjakftohtësia më e madhe e bazelasit në momentet vendimtare.
Për zviceranin është titulli i 99-të i karrierës, i katërti këtë vit pas triumfit në Australian Open, në Shtutgart dhe në Roterdam.

Ylli i tenisit botnor fitoi titullin e 99…
I urojme shpejte Titullin 100… Jete te gjate dhe te lumtun.!