KFOR-i amerikan ka zbuluar disa mjete të dyshimta në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan.
Njësitë policore të Kosovës më pas kanë konfiskuar prova si, uniforma ushtarake, granata dore, karikatorë, bomba shokuese e të tjera.
“Është raportuar se KFOR-i amerikan, në një mulli të vjetër të braktisur, kanë hasur në disa mjete të dyshuara.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shok-bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzet e tetë copë fishekë të armës së gjatë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. sn