VOAL- Inka Grings ka bërë zgjedhjet e saj. Në një konferencë për media në Zyrih, përzgjedhësja e kombëtares së femrave shpalli listën me 23 futbolliste që do të hipin në aeroplan për Botërorin në Australi dhe Zelandën e Re, të planifikuar nga 20 korriku deri më 20 gusht. Riola Xhemaili, Ella Touon, Amira Arfaoui dhe Elvira Herzog nuk e kaluan prerjen e fundit, ndërsa 16-vjeçarja Iman Beney do të jetë pjesë e grupit, në eksperiencën e saj të parë në një turne madhor, ashtu si Laura Felber, Seraina Piubel. Marion Rey dhe Alisha Lehmann.
Zvicra, e cila do të bëjë debutimin e saj në turne kundër Filipineve më 21 korrik, do të mund të llogarisë në përvojën e Ana-Maria Crnogorcevic (146 përzgjedhje), Ramona Bachmann (132), Lia Wälti (108), Gaëlle Thalmann (104) dhe Noelle Maritz (103). Rruga e zviceranëve, të cilët do të duhet të mbyllin grupin në një nga dy pozitat e para për të kaluar në 1/16, do t’i shohin të angazhuar më 25 korrik kundër Norvegjisë dhe në datën 30 ndaj nikoqirëve Zelandën e Re. Para fillimit të udhëtimit do të ketë ende kohë për një miqësore të fundit të mërkurën në Winterthur kundër Marokut. rsi-eb