VOAL

VOAL

Këngëtari Elton Deda shpreh dhimbjen e thellë për të madhen Rozmari Jorganxhi

September 29, 2020
blank

Komentet

blank

HAVZI NELA – APO VRASËSIT E TIJ? Nga AGRON TUFA

Çdo jubile përkujtimor, përveç ritualit të ripërtëritjes së kujtesës mbi ata që nuk janë më midis nesh (mbi ata që i ndanë me dhunë, për të mos u kthyer më fizikisht midis nesh), e ka të pashmangshëm edhe bilancin e ndërgjegjes sonë mbi ta, refleksionin e marrëdhënieve tona me ta, përderisa i kemi pranuar si pjesë e pandarë e kuptimit të ekzistencës sonë.

Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria joshtetërore, jopolitike, është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij, ndonjë epistolar, janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën me titullin “Fjala në litar” është botuar nën kujdesin e shkrimtarit Petrit Palushi; çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë. Kukësi ia ka bërë nderimet e mundshme, duke i vënë emrin e tij institucioneve shkollore. Me sa dimë, edhe shteti shqiptar, Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Pra duket se gjithçka është në rregull, gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me vetëdijen qytetare të nderimit të poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë. Duket, pra, se gjithçka ka qenë e mundur, është bërë në përputhje me nderin e nderimin. Po. Duket… Por nuk është aspak kështu për poetin që shkruante nga katakombet komuniste për “Frymën e Helsinkit”.

Nuk është aspak kështu, sepse atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet vajtimtare, për poetin që vargjet e rimat i shkruante me gishta, pa letër, për t’i mbijetuar harresës së qelive, për poetin që e mprehu krejt qenien e tij teh kame, majë për majë me xhelatët e diktaturës dhe mbeti, siç kishte qenë që në mituri, jetim, i braktisur prej të gjithëve, ishull i vetmuar, për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tonë, për këtë poet, pra, shteti ynë e paska të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e ka përdhosur kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës. Unë nuk di që Drejtësia e shtetit tonë të ketë marrë mundimin për këta 22 vjet të hapë një proces penal për të gjithë ata që ideuan, organizuan dhe përmbushën me gjakftohtësi, si në skenat mesjetare, varjen e poetit në litar më 8 gusht 1998, duke shënuar rekordin e turpit dhe të së keqes në krejt globin tokësor ende me pllanga të kuqe. Nuk është një datë e shekujve antikë para apo pas Krishtit viti 1988! Të gjithë ata persona që përbëjnë zinxhirin dhe hallkat e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata tek e tek? Patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e profesionale. Së paku tre prej tyre që kanë hedhur firmat në aktin e dënimit me varje të Havzi Nelës, dihen.

Ish-presidenti komunist Ramiz Alia, të cilin shteti e përcolli zyrtarisht me një ceremoni funerale nga dyert SHQU, mu si një hero, në shtrat të topit dhe për të cilin, të nesërmen u shkrua nëpër gazeta me lavde e superlativa dhe kolumnistët tanë e pagëzuan si politikan të matur, të qetë e liberal, një lloj Gorbaçovi që shmangu gjakderdhjen, duke e lënë krejt në harresë faktin se të gjitha aktet e pushkatimeve i firmoste po ajo dorë liberale, që druhej mos derdhë gjak(!). Dy personat e tjerë që firmosën dokumentin janë gjallë, shëndoshë, e shtetërisht të nderuar. Ata kanë njohur kulmin e karrierës politike e administrative. Njëri, ish-deputet, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i dekoruar më 8 janar 2004 me urdhrin “Naim Frashëri”, ndërsa tjetra, ish-kryetare e Institutit të Deklarimit të Pasurive, e dekorurar me po këtë titull në vitin 2009 nga Presidenti tjetër i radhës. Nuk është vetëm rasti i Havzi Nelës, por edhe i martirëve të tjerë. Po njësoj janë dekoruar më parë xhelatët që vranë Trifon Xhagjikën, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin.

Logjika është e thjeshtë: nëse shteti, me segmentet e politikës në pushtet, pranon, nëpërmjet dekorimit të martirëve, të na i bëjë ata pjesë të vetëdijes sonë qytetare, atëherë, për të shmangur kontradiktën dhe pafytyrësinë duhet të ndëshkojë (apo të kishte ndëshkuar) të gjithë ata që çuan në vrasjen e këtyre martirëve, të cilët na i shpall si krenari të vetëdijes sonë qytetare, ose së paku, pezullimin e këtyre vrasësve nga postet e rëndësishme shtetërore e publike. Përndryshe, standardi na del jo vetëm i dyfishtë, por kriminal, hipokrit e, rrjedhimisht, thellësisht fyes, si për kujtimin e viktimave, ashtu dhe për ndërgjegjen tonë qytetare tani që e kemi mësuar të vërtetën. Përndryshe, vetë shteti po këmbëngul në dhënien e një shembulli të keq: të pranojë viktimat si martirë nga njëra anë, dhe njëkohësisht, t’u hapë mundësi për karrierë marramendëse vrasësve të tyre në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament. Nëse është kështu (dhe, fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët), atëherë edhe ky nderim nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm.

Në esenë e tij programtike “Poetët e vrarë nga shteti”, Ismail Kadareja bën një sugjerim të qëndrimit tonë kolektiv ndaj kujtimit të Vilsonit dhe Gencit: “Në rrugëtimin e tij drejt përparimit dhe Europës, populli shqiptar, bashkë me dëshmitë e rënda, do të tregojë, në radhë të parë, letrat e tij të fisnikërisë. E midis këtyre letrave, dy djem nga Bërzhezhda, dy poetë, dy njerëz që kërkuan të bënin art në kohën që kërkohej egërsi, do të jenë të përhershëm e të paharrueshëm”. Me po kaq të drejtë mund të themi se “letrave të fisnikërisë” sonë u jep një kuptim të lartë sublim, shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht hapjen e këtyre “letrave” dhe “dëshmive të rënda”, politika jonë shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë i mban peng. Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet.

“Letrat tona të fisnikërisë” kundërshtohen të hapen, ato duhet të mbesin në shtatëqind dryna, në dosje, në arkiva ku ruhen nga cerberët e sotëm, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit. Me sa duket, trashëgimia e komunizmit ndihet tërësisht e rehabilituar, e inkurajuar dhe e mbështetur për të bërë karrierë, përderisa vrasësit nderohen më shumë se viktimat e tyre, përderisa asnjë protestë nuk vjen nga fakti që këta kriminelë na imponojnë si “nder i kombit”, dhe ne me përunjësi duhet t’i pranojmë si pjesë të vetëdijes sonë qytetare. Para dy javësh, një tjetër vrasëse poetësh, Diana Çuli, që karrierën e saj e çoi deri në Parlamentin shqiptar, e cila është dhe presidente e Shoqatës së Gruas, u nderua me “Urdhrin e meritës së Republikës së Italisë” nga Presidenti italian Xhorxho Napoletano.

Lajmi u dha nëpër mediat tona, por nuk pati asnjë reagim. Si duket, në shoqërinë tonë indiferente është pranuar si normë karriera e çdo vrasësi e krimineli. Dhe, me sa duket, ne nuk tregojmë kurrfarë kuraje e vendosmërie për të mos na fshirë nga kujtesa ata që kujtesën e tyre e kanë shpikur nga hiçi e asgjëja, e madje e përsërisin si autosugjestion me një regjim të pandërprerë nga mëngjesi në mbrëmje, në lumenj letre, ekrane e forume virtuale. Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, herëdokur, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Vilsonit dhe Gencit, thjesht sepse ata ishin njerëz realë, se litari, plumbat e togës dhe vdekja e tyre qe reale dhe se vepra e tyre letrare vazhdon të jetë reale, të dëshmojë për ta. Europa si ëndërr, së cilës po i sillemi vërdallë, frymoi për së pari si ajër i vjedhur lirie në Kollovoz e Bërzhezhdë nëpërmjet vargjeve të poetëve martirë. Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist shqiptar. Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Përndryshe nuk na nxë dera e saj… në të gjitha kuptimet që rrok kjo fjalë.

(Nga Arkivi i Voal.ch Viti 2013)
blank

FOTOT- Me fytyrën e lyer dhe kostumin popullor, vajza nga Çikago shndërrohet në nusen e rrallë të Kosovës

Dasmat shqiptare jo rrallë kanë marrë vëmendjen edhe të gazetave botërore. Një e tillë është bërë temë në agjencinë e lajmeve Reuters, e cila shkroi për një dasmë në fshatin i cili banohet me boshnjakë e që është Lubinjë e Ulët e Prizrenit, ku u martua Melsid Rexhepi dhe Melissa Guerrero nga SHBA-ja.

Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Lubinjë të Ulët afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme dhe që ajo ëndërronte shumë që një të tillë ta bëjë edhe vetë.

Javën e kaluar Melissa, 30 vjeçe, e realizoi atë ëndërr. E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me të bardhë me sprej të përpunuar dhe pika të kuqe, blu, ari dhe argjendi, ajo u martua me Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Melsidi ishte vetëm shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tutje, në shkrimin e publikuar nga Reuters, që i jep vëmendje traditës shqiptare në dasma, thuhet se “teksa Melissa përgatitej për ceremoninë e dasmës, muzika e fortë e daulleve binte teksa një grua e moshuar lyente fytyrën e saj, një proces që zgjat rreth dy orë gjatë së cilës nusja nuk mund të hapë sytë, të flasë me askënd ose të hajë ose pijë. Kuzhinierët që kishin therur një dem të madh përgatitën ushqim për një festë për qindra njerëz”, përcjell Klankosova.tv.

Për ardhjen e parë të saj në Kosovë foli edhe Melissa, e cila tha se “kur erdha për herë të parë në vitin 2013, isha dëshmitare e një dasme këtu dhe thjesht mendova se ishte kaq e pasur dhe kaq e veçantë dhe është diçka që nuk e kisha parë kurrë askund tjetër në botë” tha ajo e cila është dizajnere grafike e linudr në Meksikë.

Ndërsa, për një ish-profesor të biologjisë në Prizren, Xhavit Rexhepi, të gjitha ngjyrat e linjat në fytyrën e nuses simbolizojnë lumturinë, dashurinë e respektin.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

blank

Policia italiane tregon si u kapën skafet dhe veliera me 10 milionë euro kanabis: U hoqën si turistë, një ‘modus operandi’ i ri

Media italiane ka publikuar sot, detajet e operacionit Syri për kapjen e gati 1 ton kanabis në një trafik kriminal me barka lundrimi. Dy kapitenë ukrainas të punësuar për aftësitë e mëdha në det, tre shqiptarë që kishin furnizuar anijen e tyre me 992 kg marihuanë dhe një ndjesi se po përballeshin me një risi operacionale të krimit- Të gjitha hapat që ndoqi Policia financiare italiane nga ana e saj në operacionin Syri.

Leçe – Duke u shtirur si turistë dhe të apasionuar pas lundrimit në detin e gushtit, të mbushur me varka, barka  dhe veliera, kjo mund të jetë strategjia e re e trafikantëve të drogës në përpjekje për të anashkaluar atë që po bëhet një pengesë vërtet e vështirë për ta për ta kaluar: patrullimin gjithnjë e më të vazhdueshëm të brigjeve puliane në përgjithësi dhe Salentos në veçanti.

Dikur jo aq të largëta, brigjet e Salentos ishin destinacioni i motobarkave të shpejta që, duke u nisur nga Shqipëria, zbarkonin natën në Itali për të shkarkuar sasi të mëdha droge, veçanërisht marijuanë, e ndonjëherë edhe automatikë e municione.

Sot, me policinë financiare italiane që ka blinduar kanalin e Otrantos dhe falë marrëveshjeve gjithnjë e më të rrepta dhe efektive me autoritetet shqiptare, mund të thuhet se gjithçka, përveçse “biznesit” po ecën mirë.

Kjo del nga shifrat e një trafiku që është rralluar deri në pikën për të arritur nga rreth 105 ton drogë të kapur në vitin 2017,  në vetëm 1 ton sot kur është mesi i vitit 2022.

Po, ai ton i pakët marihuanë i kapur pasditen e pardjeshme në Capo di Leuca, dhe që solli pesë arrestime (dy ukrainas dhe tre shqiptarë) përfaqëson të parin e këtij viti. Dhe ai mbërriti në një mënyrë krejtësisht të re, siç u ilustrua nga drejtuesit pulianë të Policisë financiare, në një konferencë për shtyp të mbajtur në komandën provinciale të Leçes.

Koloneli Stefano Ciotti, komandanti provincial i Leçes, prezantoi detajet e operacionit, më pas i shpjegoi koloneli Armando Franza, komandant i Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Barit dhe nënkolonel Nicolino Vardaro, kreu i Forcave Ajrore dhe Detare të Tarantos.

Image
Të pranishëm ishin gjithashtu nënkoloneli Giuseppe Giulio Leo, komandant i Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare Lecce dhe kapiteni Alfredo Iannace, i cili drejton Salento Gico (Grupi Hetimor për Krimin e Organizuar). Në fakt, hetimet hetimore i janë deleguar reparteve komanduese të këtyre të fundit.

Turistë? Jo, trafikantë droge

Gjithçka nisi me vëzhgimin e një varke me vela, e cila kishte disa ditë që qëndronte në vend, disa kilometra larg bregdetit shqiptar.

Ajo anije, “Scarabeo”, nuk ngjalli menjëherë dyshime të veçanta te rojet financiere të seksionit të manovrimit ajror Grottaglie. Ata fluturonin me helikopter mbi zonën e ujit dhe e konsideronin atë, të paktën në fillim, si një nga varkat e shumta të qejfit për turistët që në këtë periudhë përshkojnë kanalin e Otrantos, qoftë ngai bregu italian apo shqiptar.

Situata mori një kthesë të papritur dhe të rastësishme në orën 8.25 të së hënës së 7 gushtit, kur të njëjtët helikopterë të seksionit Grottaglie, i cili i përket Grupit Ajror dhe Detar Taranto dhe që vepron në kuadër të operacionit ndërkombëtar Frontex, vunë re tre varka të vogla që i afroheshin asaj me vela, ankoruar në Capo Treporti.

Lëvizjet sigurisht që nuk kaluan pa u vënë re dhe ishte një moment për të marrë me mend se kishte diçka të përfshirë.

Disa njerëz në fakt, kanë filluar të ngarkojnë pako njerën pas tjetrës në lundruesin me motor. Pako mjaft të mëdha. Më pas, pasi mbaroi transporti, ata nxituan të niseshin për në Shqipëri.

Në atë moment u desh të vendosej aty për aty ndjekja duke përfshirë edhe Policinë shqiptare, edhe mjetet ajrore e detare të vendosura në afërsi të rajoneve të tjera italiane.

Nga njëra anë, në fakt, u desh të ndaloheshin skafet, nga ana tjetër, të fillonte monitorimi i varkës me vela, e cila ndërkohë ishte prishur.

Në rastin e parë, agjentët e Tokës së Shqiponjave janë kujdesur së bashku me njesinëndetare të “beretave të verdha” të stacionuar në Durrës.  Dy skafet janë bllokuar teksa ishin ende në lëvizje, një tjetër pak pasi zbarkoi në portin e Capo Treportit. Tre shqiptarë janë arrestuar, një i katërt u shpall në kërkim.

Në rastin e dytë, nga ana tjetër, Grupi Aeronaval i Tarantos mori përsipër situatën dhe në marrëveshje me komandën provinciale të Leçes filloi të ndiqte velierën motorike me mjete të ndryshme.

Fillimisht, një avion Atr 72 i policisë financiare në atë kohë i pozicionuar në Catania u hoq për të monitoruar lëvizjet.

Më pas, kur anija e dyshimtë arriti 18 milje nga Capo di Leuca, duke udhëtuar me rreth 7-8 nyje, u rrethua për kapjen. Për të hipur në varkë, ishte e nevojshme të hetoje flamuri, i parashikuar nga konventat ndërkombëtare dhe nga neni 201 i kodit të lundrimit.

Lundruesja me motor kishte një flamur grek në dukje, por duhej të konstatohej kombësia e vërtetë. Dhe ndalimi i dy kapitenëve nuk ishte i lehtë.

Financuesit që vepruan në anën operacionale, njerëz me përvojë në manovra të rrezikshme dhe të ndërlikuara, arritën të hidheshin në bordin e anijes dhe të bllokonin motorët.

Mjaftoi atëherë të hidhnin një sy më poshtë, për të zbuluar ngarkesën e madhe të marijuanës. Anija u transferua kështu në kalatën e seksionit operacional detar të financuesve të Galipolit dhe këtu nisi inventarizimi: në 153 thasë janë numëruar 992 kilogramë “bar”, për një vlerë rreth 10 milionë euro.

Gjithashtu janë sekuestruar dy telefona celularë, para në dorë dhe bidona rezervë me naftë. Në marrëveshje me prokurorin Alessandro Prontera të Prokurorisë Publike të Leçes, dy kapitenët, të dy ukrainas, u arrestuan dhe u dërguan në burg.

Ukrainasit, të punësuar për eksperiencën e tyre

Por kush janë dy ukrainasit, cili është profili i tyre? Pas aksionit drithërues, këtu merr aspektin hetimor. Financierët zbuluan shpejt se tashmë ishin kontrolluar disa herë të tjera në Itali, në bordin e varkave, dhe në thelb duket se ata ishin gjithmonë në Pulia.

Por pse? Përvoja e operacionit “Astrolabe”, i cili preu kokën e një organizate kriminale që vepronte në trafikimin e emigrantëve në rrugët ballkanike (detare dhe tokësore), tregoi se ukrainasit janë shumë të kërkuar për ekspertizën e tyre të veçantë. Ata kanë njohur aftësi detare dhe për këtë arsye shpesh punësohen nga kriminelët.

Ndaj, ka mundësi që ata të kishin kryer tashmë misione të tjera, ndoshta duke kaluar nga transporti i emigrantëve në trafikun e drogës. Sidomos tani që brigjet e Salentos, siç u përmend, janë praktikisht të blinduara, aq sa pas “Astrolabe” ardhjet e emigrantëve, fillimisht pothuajse çdo javë dhe praktikisht gjatë gjithë vitit (dhe kështu për më shumë se një dekadë), janë bërë vërtet sporadike.

Por, pikërisht për këtë arsye, a ka siguri që ai ton drogë ishte i destinuar për Salenton? Është një mundësi, sigurisht, por nuk duhet të përjashtohen rrugët e tjera. Me siguri, kapitenët u nisën nga një port italian, mbushën me karburant varkën me vela në Vieste dhe prej andej shkuan në Shqipëri, duke qëndruar disa ditë në det të hapur, gjithmonë në të njëjtin pozicion, aq sa u ngatërruan me turistët.

Pastaj, se cili ishte destinacioni përfundimtar, është një aspekt për t’u sqaruar. Dhe as brigjet kalabreze dhe as destinacionet më të largëta nuk mund të përjashtohen apriori.

Për shembull, ishulli i Maltës. Sa i përket varkës, ajo nuk ishte në pronësi të asnjërit prej dy të arrestuarve; megjithatë, i njëjti pronar anijesh, niveli i përfshirjes së të cilit në këtë çështje duhet të verifikohet, është ukrainas. Me pak fjalë, ka kaq shumë studime të thelluara që do të duhet të kryejnë “beretat e verdha”, në vetëdijen se kanë zbuluar edhe një modus operandi që deri tani ka qenë i panjohur./ar.sh/SYRI.NET 

Image

blank

FOTOT- Bastisja e vilës së ish-Presidentit amerikan, FBI kontrolloi veshjet e Melanias, kaloi orë të tëra në zyrën private të Trumpit

Agjentët e FBI kontrolluan veshjet e Melania Trump dhe kaluan disa orë duke krehur zyrën private të Donald Trump, duke thyer kasafortën e tij dhe duke rrëmuar nëpër sirtarë kur ata bastisën shtëpinë e ish-Familjes së Parë në Mar-a-Lago në Florida të hënën në mëngjes.

The Post ka mësuar se urdhri i kërkimit i përdorur nga FBI për të hyrë në pronën në Palm Beach fokusohej vetëm në të dhënat presidenciale dhe provat e informacionit të klasifikuar që ruhet atje.

Një burim i afërt me ish-presidentin shprehu shqetësimin se agjentët e FBI-së ose avokatët e DOJ-së që kryenin kontrollin mund të kishin “mbjellë sende” sepse nuk lejuan avokatët e Trump brenda ndërtesës me 128 dhoma të vëzhgonin operacionin, i cili zgjati më shumë se nëntë orë.

Bastisja nga mbi 30 agjentë nga Distrikti Jugor i Floridës dhe Zyra e FBI-së në Uashington u shtri në të gjithë rezidencën private të familjes Trump prej 3000 metrash katrorë, si dhe në një zyrë dhe kasafortë të veçantë, si dhe një dhomë të mbyllur në bodrum në të cilat ruheshin 15 kuti kartoni me material nga Shtëpia e Bardhë.

Federalët mbërritën në orën 9 të mëngjesit dhe nuk u larguan deri në orën 18:30.

Një dëshmitar okular i bastisjes tha se të gjitha kutitë u konfiskuan nga agjentët federalë të hënën, por nuk dihet nëse është marrë ndonjë gjë tjetër pasi asnjë listë e detajuar e sendeve nuk është dhënë nga FBI.

Kutitë përmbajnë dokumente dhe kujtime nga presidenca e Trump, thuhet se përfshijnë letra nga Barack Obama dhe Kim Jong Un, dhe korrespondencë të tjera me liderët botërorë.

Një burim ligjor tha se kutitë ishin paketuar nga Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme dhe ishin dërguar në Mar-a-Lago kur Trump u largua nga detyra në janar 2020.

Sipas burimeve, avokatët e Trump, të udhëhequr nga Evan Corcoran, kishin bashkëpunuar plotësisht me autoritetet federale për kthimin e dokumenteve në Administratën Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve.

Në maj, Corcoran u dha akses në dhomën e magazinimit pa dritare të Mar-a-Lago agjentëve të FBI-së, të cilët kaluan disa orë duke kërkuar nëpër kuti. Trump u ndal në bodrum për të përshëndetur në një moment, thotë dikush që ishte atje.

Familja Trump që atëherë është zhvendosur për verën në pronën e tij të golfit në Bedminster, New Jersey.
Mar-a-Lago është i mbyllur për sezonin dhe vetëm një staf i saj, duke përfshirë kujdestarët e terrenit, ishin të pranishëm gjatë bastisjes të së hënës.

Qasja në klubin privat prej 20 hektarësh besohet se është garantuar nga agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së (USSS) të armatosur rëndë, të vendosur në portat e përparme dhe mbanin karabina M4. Avokatët e ish-presidentit, të cilët u kapën në befasi nga bastisja, mbërritën një orë më vonë.

FBI nuk do të kishte ekzekutuar një urdhër pa njoftuar më parë Shërbimin Sekret, sipas një agjenti të rangut të lartë në pension të USSS.
“Avokati ligjor i USSS ndoshta do t’i kishte udhëzuar [ata] të shihnin kopjen e urdhër-arrestit dhe më pas të tërhiqeshin.”

Pasi hynë në dhomat private me ajër të kondicionuar, të veshur me mermer të bardhë, agjentët u nisën për të kontrolluar çdo dhomë, ndërsa stafi i tronditur u udhëzua nga avokatët e Trump që të zhbllokonin dyert dhe t’i siguronin FBI-së akses në çdo dhomë, duke përfshirë dhomën luksoze Master të Versajës, e rinovuar nga Melania dy vjet më parë.

blank

blank

Një grup tjetër agjentësh, duke përfshirë një thyerës profesional të kasafortave, u zhvendos në një pjesë të veçantë të ndërtesës së stë vitit 1924 për të kontrolluar zyrën dhe kasafortën e Trump.

Sjellja e tre avokatëve të DD-së që shoqëruan FBI-në u përshkrua nga një dëshmitar okular si “arrogante” dhe ata u thanë vazhdimisht përfaqësuesve të Trump: “Ne kemi akses të plotë në gjithçka. Mund të shkojmë kudo.”

Pavarësisht temperaturës së lartë më shumë se 32 gradë celsius të hënën, avokatët e Trump u ndaluan nga federalët të strehoheshin brenda hollit të ftohtë, ose të vëzhgonin kërkimin në çfarëdo mënyre, por u lanë jashtë në diell pranë një parkingu.

FBI i udhëzoi përfaqësuesit e Trump që të fiknin kamerat e sigurisë, por ata refuzuan.

blank

New York Post shkruan rreth hetimeve për vdekjen e Ornelës dhe Florindit

Hetuesit po hetojnë nëse ka pasur një konfrontim përpara se aktori shqiptar dhe gruaja e tij të binin për vdekje nga apartamenti i tyre në Bronx gjatë fundjavës, tha një burim i lartë i policisë të martën, raporton New York Post, përcjell Gazeta Express.

Florind Belliu, 35 vjeç – aktor dhe regjisor aspirues me origjinë nga Shqipëria – dhe gruaja e tij Ornela Shehi, 28 vjeçe, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës 2199 Cruger Ave. rreth orës 09:15 të së shtunës, pasi me sa duket u hodhën nga kati i gjashtë, thanë burimet.

“Kishte shenja në apartament që tregonin se nuk ishte e gjitha Kumbaya (harmoni), pasi ata nuk vendosën thjesht t’i linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin”, tha një burim për The Post.

Burimi nuk jep më shumë detaje mbi “shenjat” e supozuara.

Ndonjë shenjë vetëvrasjeje nuk gjendet, sipas burimit.

Autoritetet janë duke pritur për rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse Shehi ka pësuar ndonjë lëndim që nuk lidhet me rënien e saj nga ndërtesa, tha burimi.

Deri në mëngjesin e vonë të së martës, mjekësia e qytetit nuk kishte dalë me ndonjë përfundim për vdekjen e Shehit dhe Belliut.

“Të dy janë në pritje ndërsa ME pret informacion shtesë hetimor”, tha një zëdhënëse, duke shtuar se shenjat mund të përfshijnë “testime të mëtejshme të mbetjeve ose materiale hetimore nga vendi i ngjarjes”.

Shehi u kap në video duke rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës së pari dhe duke u përplasur në rrugicë, me Belliun që ra disa sekonda më vonë, thanë burimet për NY Post një ditë pas vdekjes së çiftit.

Çifti u vendos në ndërtesë me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë dhe autoritetet nuk morën kurrë njoftime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, sipas burimeve policore.

Fqinjët i thanë gazetës të shtunën se dyshja ishin një “çift i qetë” që “mbaheshin për veten” dhe shpesh shiheshin duke bërë shëtitje – por gjithashtu që Belliu ishte parë dukshëm i zemëruar të premten.

“I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë bashkë, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte”, tha Shadie Perkaj.

Ajo tha se të shtunën ishte ditëlindja e Belliut.

Mikja e Belliut, Elona Caslli, vajtoi shoqen e saj të humbur në Facebook.

“Çfarë dhimbje e madhe ju bëri ta vrisni veten?!”, ka shkruar Caslli në shqip. “Një tragjedi e shumëfishtë për të cilën nuk ka fjalë ngushëllimi. Zoti u dhëntë forcë fëmijëve dhe prindërve tuaj.”

Belliu ishte i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, Shqipëri dhe interpretoi në TV dhe teatër përpara se të transferohej në SHBA, raportoi Euronews Albania. Që dy vjet më parë, ai po punonte për dy libra dhe një skenar filmi që ai shpresonte ta paraqiste në Netflix, thuhet në raportim.

Burime policore thanë se ai mund të ketë qenë së fundmi duke punuar si shofer për ta përballuar jetesën.

blank

Kamionë pa targa dhe shoferë me maska në barrikadat në Kosovë, të kujt janë?!

Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët në veri të Kosovës ngritën barrikada dhe bllokuan pothuajse të gjitha rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë, kishte edhe automjete pothuajse identike me ato që përdoren nga shërbimet komunale serbe në komunat në veri të Kosovës.

Këto shërbime, si Ndërmarrja Publike “Standard” nga Mitrovica Veriore, janë nën kontrollin e Listës Serbe, partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë që është e afërt me Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Me datat 31 korrik dhe 1 gusht, kamerat e Radios Evropa e Lirë kanë regjistruar edhe praninë e punonjësve të kompanisë “Standard”, të cilët ishin me uniforma pune në barrikada.

Drejtor i kësaj kompanie është Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës të kryeministrit Albin Kurti.

Radio Evropa e Lirë është përpjekur të kontaktojë me Rakiqin, por ai nuk është përgjigjur. REL i është drejtuar edhe Aleksandar Trajkoviqit, të cilin mediat vendore e prezantojnë si “udhëheqës” i ndërmarrjes “Standard”. Pyetjes se çfarë po bënin punëtorët dhe kamionët e asaj kompanie në barrikada, Trajkoviq i është përgjigjur se: “Duhet t’ia bëni drejtorit të kompanisë atë pyetje, unë vërtet nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje për ju”.

Ai ka thënë se është “vetëm menaxher i sektorit ekonomik”.

Në faqen zyrtare të ndërmarrjes “Standard” thuhet se kjo kompani është e ngarkuar “për kryerjen e veprimtarive komunale në territorin e komunës së Mitrovicës”.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë edhe me Aleksandar Spiriqin, kryetar i komunës paralele serbe në Mitrovicën e Veriut, lidhur me praninë e kamionëve të shërbimeve komunale serbe në barrikada, por ai nuk është përgjigjur.

Përveç komunave paralele të Serbisë në Kosovë, të cilat nga autoritetet e Kosovës konsiderohen institucione ilegale, ka edhe komuna me shumicë serbe që punojnë sipas ligjeve të Kosovës, por në të cilat në pozita udhëheqëse janë po ashtu zyrtarët e Listës Serbe.

Për shembull, Zoran Todiq është kryetar i Komunës së Leposaviqit që funksionon sipas sistemit të Kosovës, por ai drejton edhe komunën paralele serbe.

Shoferë të maskuar dhe kamionë pa targa në barrikada

Shumë nga kamionët në barrikada ishin pa shenja, disa edhe pa targa.

Megjithatë, një kamion cisternë që mund të shihet në pamjet e Radios Evropa e Lirë në Rudarë, ka pasur targat e Beogradit. Anash duket edhe një shirit i verdhë.

Më 16 maj 2019, Ndërmarrja Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit) nga Beogradi ua dhuroi një automjet identik përfaqësuesve të komunës paralele serbe të Zubin Potokut.

Për këtë ka raportuar edhe vetë ndërmarrja në ueb sajtin e saj.

Gjithashtu, në njërën nga fotot shihet një cisternë e ngjashme me atë që ndodhej në barrikadë, por nuk shihet numri i targës, pasi fotografia është bërë anash.

REL i është drejtuar Doganës së Kosovës me kërkesën për marrjen e numrit të targës së cisternës që ishte importuar në Kosovë nga Beogradi si donacion më 16 maj 2019, për qëllime të komunës paralele të Zubin Potokut. Megjithatë, Dogana nuk është përgjigjur.

Në barrikada, ekipi i REL-it ka filmuar edhe një kamion të bardhë për mbeturina, në të cilin është logoja e Ndërmarrjes Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit) nga Beogradi. Fotoja është e anës së djathë të kamionit dhe nuk duken targat, por dallohet logoja e ndërmarrjes.

Kjo kompani i ka dhuruar një kamion të tillë kompanisë “Standard” në Mitrovicën e Veriut më 18 qershor 2020. Këtë e ka bërë të ditur Administrata e Qytetit të Beogradit në faqen e saj zyrtare, së bashku me fotografitë nga ceremonia solemne në Mitrovicën e Veriut.

Siç shihet, në ceremoni ka marrë pjesë edhe nënkryetari i atëhershëm i kryeqytetit, Goran Vesiq, i cili ka bërë një foto para kamionit të dhuruar.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Goran Vesiqin, tashmë ish-nënkryetar i Beogradit, përmes Viber-it, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

REL-i, po ashtu i ka dërguar Ndërmarrjes Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit).

  • blank

Kërkesë për qasje në informata me rëndësi publike, lidhur me numrat e targave të automjeteve të dhuruara komunave në veri të Kosovës REL-i i ka dërguar edhe Ndërmarrjes Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit). As ky institucion nuk është përgjigjur.

Përveç automjeteve, të cilat janë të lidhura me shërbimet komunale lokale, rrugët në veri të Kosovës janë bllokuar edhe nga kamionë të disa kompanive private nga Serbia. Një kamion i kuq kishte logon e kompanisë së “Srbija autoput” (Autostrada e Serbisë) në barrikadën në afërsi të Zubin Potokut.

Bëhet fjalë për një firmë private me seli në Beograd, e cila merret me ndërtimin e rrugëve dhe autostradave.

Drejtor dhe pronar i kësaj firme është Zhelko Jankoviq. Në dy vitet e fundit kjo kompani ka fituar rreth njëzet tenderë për ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Serbi.

Radio Evropa e Lirë i ka dërguar kërkesë kësaj kompanie për dhënien e më shumë informatave për kamionët e tyre në barrikada, por përgjigje nuk ka kthyer deri në publikimin e këtij teksti. Askush nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, lidhur me përdorimin e automjeteve komunale, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, shoferët e kamionëve që bllokuan rrugët në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht mbanin kryesisht maska në fytyrë.

Në Jarinjë të Poshtme afër pikës kufitare me Serbinë, në pamjet e Radios Evropa e Lirë shihen se si dy burra, me maska në fytyrë, të armatosur dhe me jelekë antiplumb po qëndronin pranë barrikadave.

Barrikadat si simbol i tensioneve në veri të Kosovës

Tensionet e fundit në Kosovë nisën më 31 korrik, para fillimit të procesit të riregjistrimit të targave serbe me emërtimet e qyteteve të Kosovës në ato RKS (Republika e Kosovës) dhe vendosjes së masave reciproke lidhur me dokumentin, i cili duhet të zëvendësojë letërnjoftimet serbe gjatë vizitës së këtyre personave në Kosovë.

Atë ditë, serbët lokalë në katër komuna në veri të Kosovës bllokuan rrugët me kamionë dhe vetura të tjera në shenjë proteste, kurse Lista Serbe i falënderoi për këtë dhe i inkurajoi.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp me drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, në Beograd më 1 gusht, tha se barrikadat ishin “një reagim, jo një veprim, ndaj veprimeve të njëanshme të Prishtinës”.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë ka vendosur të shtyjë zbatimin e vendimeve për 30 ditë, saktësisht deri më 1 shtator, për shkak të dezinformatave që vijnë nga Beogradi për situatën në terren.

Në anën tjetër, veriu i Kosovës është mbushur me posterë me mbishkrimet “Nuk dorëzohemi, letërnjoftimet serbe mbeten” dhe “Nuk dorëzohemi, KM mbetet”.

Paraprakisht, më 1 gusht, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur nga “strukturat ilegale serbe, 15 minuta pasi janë lëshuar sirenat dhe janë vendosur në nëntë lokacione të ndryshme në veri të vendit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

“Së paku, nëntë barrikada janë ngritur brenda 10 minutave. Bëhet fjalë për një organizim dhe një përgatitje që nuk mund të jetë thjesht qytetare, por është shtetërore. Kjo është gatuar në Beograd që për më shumë se një muaj kishte zhvilluar fushatë se si me datën 1 gusht në Kosovë do të nisë e ashtuquajtura ‘Stuhia’, ngjashëm sikur në Kroaci dhe se do ta pasojë ferri në Kosovë”, tha ai.

“Këto barrikada që janë ngritur më 31 korrik e kanë një risi sepse për nga karakteri i tyre nuk janë thjesht barrikada për të penguar qarkullimin, por edhe për të qëlluar mbi automjetet që vijnë”, shtoi Kurti.

Ndërkohë, Lista Serbe konfirmoi se në barrikada ishte edhe nënkryetari i asaj partie, Milan Radoiçiq, të cilin e kërkojnë autoritetet e Kosovës për shkak të përfshirjes së tij në rastin “Brezovica”, lidhur me të cilin është arrestuar edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolliq.

Radoiçiq dyshohet se i ka “frikësuar dëshmitarët gjatë procedurës penale”.

Barrikadat e mëparshme në veri të Kosovës

Kjo nuk është hera e parë që në veri të Kosovës ngrihen barrikada për t’i penguar autoritetet e Kosovës që t’i zbatojnë vendimet e tyre.

Ato u vendosën edhe në shtator të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës prezantoi masat reciproke ndaj Serbisë sa i përket targave.

Pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, kanë qenë të bllokuara për dy javë dhe aty gjatë gjithë kohës kanë qenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa avionët ushtarakë serbë disa herë kanë fluturuar në afërsi të pikës kufitare Jarinjë.

Në atë kohë, Beogradi zyrtar njoftoi se njësitet e ushtrisë serbe janë në gatishmëri të shtuar luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit, afër kufirit me Kosovën.

Barrikada u ngritën edhe në vitin 2011, kundër vendosjes së pushtetit të Kosovës në veri. Në vitin 2011, KFOR-i e identifikoi Zvonko Veselinoviqin si personin që organizoi ngritjen e barrikadave dhe shkaktimin e trazirave në atë pjesë të Kosovës.

Zvonko Veselinoviq, biznesmen nga veriu i Kosovës, së bashku me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, janë të lidhur me disa aktivitete kriminale dhe ndaj të cilëve janë zhvilluar disa procedura para organeve të drejtësisë në Serbi.

Veselinoviq dhe Radoiçiq janë, gjithashtu, në listën e zezë të SHBA-së për shkak të përfshirjes së tyre në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës i lidhin edhe me vrasjen e politikanit të opozitës serbe, Oliver Ivanoviq.

blank

Ramë paç shëndet se burg i gjatë të pret! – Nga Agim Xhafka

 

Siç kanë ardhur ditët opozita kot proteston me, ‘Ramë ik!’. Kurrsesi nuk duhet artikuluar kjo. Se ja e dëgjoi Edvini dhe iku me gjithë mend. E ç’fitoi populli nga kjo? Që një keqbërës do largohet pa i hyrë gjemb në këmbë? Që pasi bëri aq dëme, sa dhe një pushtues nuk i bën, na tha bay-bay e iku si zotni?

Jo, opozita të urojë nga mëngjesi në darkë: ‘Edvin, o bir, paç shëndet e jetë të gjatë!’ Madje të jetosh dhe 2-3 jetë nga që dëmet që i solle atdheut i ke gjigante.

-Borxhin nga 60% e çove 100%.

-Çdo vit dëmi i administratës tënde rreth 1 miliard euro.

-Qindra milionë për inceneratorët që asnjë sy nuk i kap.

-Pensionet siç i gjete i le. Lëmosha.

-Shëndetësia na premtove falas, po na doli më e shtrenjta në glob.

-1 milion shqiptarë e braktisën atdheun.

-Të kap malli për një pëllitje lope e një blegërime dele në fshat. Se qumështi bio këto vite është veç në ëndrra.

-E çove 23 milionë euro një kilometër autostradë.

-Në 9 vite pasurove veç 5-6 persona, ushqyer këta nga buxheti i shtetit.

-Akoma nuk kemi një helikopter për zjarre e një qen për emergjenca. Po kemi chartera që të mbajnë në ajër 8 ditë të 7 ditëve të javës.

Kjo qeveri e damkosur dhe nga administrata amerikane do mbahet mend për vjedhje, grabitje dhe zhvatje.

Ndaj opozitë mos kërko largimin e Ramës. Por mijëra e mijëra njerëz në kor të urojnë papushim: ‘Ramë, paç shëndet e shëndet se burg i gjatë të pret!’

syri.net

blank

Vit i vështirë turistik, bie vizitueshmëria në muze, kala e parqe

Institucioneve të trashëgimisë kulturore do t’u duhet sërish të krijojnë politika nxitëse për të rritur vizitueshmërinë, pasi shifrat e 6-mujorit të parë të këtij viti sa i përket vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, mbeten të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës.

Ndonëse ministrja e Kulturës, Elva Margariti vë në dukje rritjen e numrit të vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore në 6-mujorin e dytë të 2022 në raport me dy vitet e fundit ku vendi ishte nën pandemi (dhe situata e pazakontë mbylli parqet arkeologjike dhe muzetë në mbarë vendin, duke mos qenë të hapur për vizitorët, por vetëm për administratën), 6-mujori i këtij viti me 213.519 vizitorë ka 182.563 vizitorë më pak në krahasim me shifrat e vitit 2019 të publikuara nga INSTAT.

“Në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve në objekte të trashëgimisë kulturore ka qenë dy herë më shumë se në vitin 2021!”, shkruan ministrja Margariti për vizitueshmërinë, ndërsa shton se “monumentet tona po bëhen gjithnjë e më ftuese për vizitorët!”.

Numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike në tremujorin e parë 2019 ka qenë 64.315 vizitorë. Nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore 25.916 kanë qenë vizitorë në muze, 18.518 vizitorë në kala e monumente të tjera, dhe 19.881 vizitorë janë në parqe arkeologjike.

blank

Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2019, numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike ka qenë 331.767 vizitorë. Nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, 103.536 kanë qenë vizitorë në muze, 97.446 vizitorë në kala e monumente të tjera dhe 130.785 kanë qenë vizitorë në parqe arkeologjike.

E nëse i mbledhim dy tremujorët shkojmë në shifrën 396.082 vizitorë në 2019, që ka goxha diferencë me 213.519 vizitorë të 6-mujorit të këtij viti që ministrja e cilëson si një arritje sa i përket vizitueshmërisë.

E njëjta situatë paraqitet edhe me vizitueshmërinë vetëm në muze.

“Statistikat e gjashtëmujorit të parë janë optimiste sa i takon numrit të vizitorëve. Krahasuar me një vit më parë, shumë më shumë vizitorë kanë shijuar pasuritë e muzeve tanë’, shkruan Margariti bashkangjitur fotos ku bën publik numrin e vizitorëve në muze (89.218 vizitorë në 6-mujorin e parë të 2022).

Por nëse hedhim një sy në shifrat e 2019-s, vit para pandemisë, numri i vizitorëve në muze, në tremujorin e parë 2019 është 25.916, ndërsa në tremujorin e dytë të 2019-s numri i vizitorëve në muze ka qenë 103.536, pra 129.452 vizitorë në total, 40.234 mijë vizitorë më shumë se 2022.

blank

“Vuçiç, dora e zgjatur e Putinit”, media kroate: I rrezikshëm deri në inskenimin e një konflikti ushtarak

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është në gjendje të krijojë konflikte ushtarake nëpërmjet strukturave ilegale, si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, e të manipulojë masat për të qëndruar në pushtet.

Kështu shkruan media kroate Glas Istra, duke shtuar se Vuçiç së bashku me Milorad Dodikun, në momente kritike është në gjendje të manipulojë, gënjejë dhe t’i shmangë vendimet e mëdha.

“Si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, ashtu si Milorad Dodik, pa shumë probleme, vetëm për të homogjenizuar popullin dhe për të ruajtur pushtetin, ai mund të krijojë përshkallëzime”, shkruan media kroate.

Aty thuhet se Vuçiç është një njeri i rrezikshëm me synime që shkojnë deri në inskenimin e një konflikti ushtarak.

“Vuçiç nuk është vetëm president i një shteti që e ka të vështirë të menaxhojë në momente kritike dhe për këtë arsye manipulon, gënjen dhe shmang marrjen e vendimeve të vështira. Jo, ai është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm me synime edhe më të rrezikshme që shkojnë aq larg sa për të qëndruar në pushtet, ai është në gjendje të inskenojë një konflikt [ushtarak] përmes një atmosfere të krijuar me kujdes për ‘rrezikimin e serbeve në Kroaci’ ose në Kosovë, ose në Mal të Zi, ose në Bosnje e Hercegovinë”, vazhdon gazeta.

Media shton se ai është në gjendje të krijojë retorikën për “denazifikimin” e Kosovës, e përdorur nga Putini me arsyetimin për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën.

“Ai është në gjendje të riformësojë frazën më të rrezikshme të prodhuar nga administrata e Putinit, e cila është ajo për ‘denazifikimin’ e Ukrainës, në ‘denazifikimin’ e Kroacisë ose të Kosovës, ose Malit të Zi, ose Bosnje e Hercegovinës. Andaj, duhet shpëtuar nga çmenduria e ‘popullit serb të rrezikuar’”, shton kjo medie.

Në fund, aty thuhet se Vuçiç po e helmon popullin serb në bashkëpunim me “kukullat” si Ivica Daçiç dhe Aleksandar Vulin.

“Ky njeri po i çmend dhe i helmon popullin e tij në bashkëpunim me kukullat si Ivica Daçiç dhe Aleksandar Vulin. Kryeministrja Ana Brnabiç është një gjethe fiku. Ai po e përdor orientimin e saj seksual për të treguar tolerancë të rreme ndaj dallimeve. Në sfond është edhe neofashisti Vojsllav Sheshel”, përfundon media kroate. /kp/

blank

Kancelari gjerman në hetim për 47 milionë euro, Gjykata vendosi kontroll të email-it

Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të kontrollojnë E-maile të kancelarit të sotëm, Olaf Scholz, nga koha kur ai drejtonte qeverinë e landit të Hamburgut. Gazeta “Hamburger Abendblatt” ka raportuar, se kjo del nga dokumentet që ka në zotërim komisioni hetimor i Hamburgut në lidhje me skandalin financiar Cum-ex.

Sipas njoftimit që më 30 mars Gjykata e Qarkut Köln ka lëshuar një urdhër hetimor për postën elektronike me adresë: olaf-scholz@sk-hamburg.de, adresa zyrtare e Olaf Scholzit në kohën kur ishte kryebashkiak i Hamburgut.

Sipas afp do të kontrollohen me vendim gjykate E-maile, shënime kalendarike, dhe bashkangjitje të postës elektronike nga 1 janari 2015. Scholz ka qenë deri në vitin 2018 Kryebashkiak i Hamburgut.

Gazeta e Hamburgut, “Abendblatt” shkruan, se në lidhje me këto hetime kërkohet të zbardhet, nëse dhe si ka ndikuar politika në vendimin e marrë në nëntor 2016, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore në vlerë prej 47 milionë eurosh kundër bankës Warburg, në kontekstin e Cum-ex. Në fokus është edhe një takim i Scholzit me kreun e atëhershëm të bankës Warburg, Christian Olearius.

Zëdhënësi i qeverisë: Nuk kam dijeni

Kontrolli i E-maileve të Scholzit bëhet në kuadër të hetimeve kundër deputetit të SPD-së, Johannes Kahrs dhe të tjerëve që dyshohen për favorizim dhe mbështetje të evazionit fiskal. Tek deputeti i Bundestagut Kahrs, i cili është angazhuar për bankën Warburg, sipas raportimeve në media, në kuadër të kontrolleve janë gjetur 200.000 euro në një sirtar privat banke.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit është shprehur për Hamburger “Abendblatt”, në lidhje me kontrollin e E-maileve të kancelarit Scholz, se “nuk ka dijeni për këtë. Dhe nuk ka asgjë për të fshehur.”

Çfarë është skandali financiar Cum-ex?

Me Cum-ex lidhet zhvendosja e aksioneve brenda një dite e dividendeve, për të mundësuar rimbursimin e tatimit mbi kapitalin, një shumë që nuk i ishte paguar shtetit. Kështu shteti gjerman përmes këtyre rimbursimeve financiare ka humbur miliarda euro. Skandali u zbulua në vitin 2017. Para një viti Gjykata Federale e Lartë vendosi t’i quajë evazion fiskal të dënueshëm operacionet financiare në lidhje me Cum-ex. Ndërkohë janë ngritur një sërë padish në Gjermani kundër punonjësve të caktuar në banka. / DW

blank

Adriana Kalaja: ‘Arben Ahmetaj firmosi 14 VKM pas shkarkimit, pa i parë fare shkresat’

Kryetarja e gjykatës së PD-së, Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku këtë radhë është ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj i cili rezulton se ka firmosur 14 VKM pas shkarkimit të tij ditën e kur u betua Presidenti i ri i vendit.

Sipas Kalasë, 3 ditë pas shkarkimit, Ahmetaj ka firmosur plot 14 VKM nga Nr.496 deri te Nr.512.

Postimi i plotë i Adriana Kalasë:

Të shohim pak VKM-të e piktorit të dështuar……

Piktori i dështuar, ish-mësuesi i vizatmit është në hall të madh.

Përveç presionit nga Opozita Reale dhe dosjeve kapicë në SPAK, besoj se nuk ia kontrollojnë fare se çfarë dhe sa konsumon….

Ndryshe nuk ka mundësi që ish zv.Kryeministri Arben Ahmetaj i shkarkuar që më datë 24.07.2022, ditën e “madhe” kur u betua Presidenti i Ri, firmos VKM-të deri më datë 27 07.2022.

Pra 3 ditë pas shkarkimit.

Plot 14 VKM.

Nga Nr.496 deri te,Nr.512.

Thua edhe “Tigri” Arben, ashtu si shefi, i firmoste pa i parë shkresat “paf, paf, paf”?

Nuk e di këtë pjesë, por si juriste që jam, ajo që di është fakti se më datë 25 korrik, Ahmetajt i janë ndërprerë marrëdhëniet financiare dhe në mbledhjen e datës 27 korrik (ditë të mërkurë), nëse është bërë ndonjë e tillë, nuk mund ishte pjesë e mbledhjes, pasi në vend të tij ishte Belinda ose siç e njohim La Bella Mafia.

Pyetjet që unë shtroj  në këtë rast janë:

1. A është bërë mbledhja e Këshillit të Ministrave më datë 27.07.2022?

2. Pse Arben Ahmetaj firmos VKM-të si zv.Kryeministër kur ai është shkarkuar që më datë 24.07.2022?

Unë e di që atij i qan zemra për atë vend por i thashë,

Zgjidh bashkëjetuesin e duhur që mer vendimet e qeverisë që publikon Rama.

Nuk më dëgjoi…..

Nejse.

Besoj e keni parasysh të gjithë talljen që na bëjnë kur Ministrat e Kabinetit të Ramës dalin e na recitojnë para kamerave, njëjtë si “shoqëria civile”, Vendimet e rëndësishme që merr Këshilli i Ministrave?

Pse nuk ndodhi kjo më datë 27.07.2022?

Pse nuk e pamë të dilte “Tigri” Arben e të na shpjegonte 14 VKM-të që ka firmosur  ndërkohë ishte i shkarkuar?

A ka shkresa  të tjera kaq të rëndësishme që firmosen pa u parë e që  botohen në Fletoren Zyrtare?

Di  që për VKM-në e datës 30.07.2021, të kalimit të Truallit të Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë, ish Zv. Kryeministri sot “opozitar fermer” Braçja  e mori vesh nga media vetëm pas kallëzimit të Aleancës në SPAK.

Mund të ketë me mijëra, por i takon SPAK të hetojë këtë skandal të rëndë dhe të paprecedentë.

Edhe Tigri Arben vetë se nuk i dihet në sa shkresa  “ka firmosur” në padijeni.

Kaq të zhytur në llumin e korrupsionit të Ramës të jenë këta Zv. Kryeministra sa jo vetëm nuk dinë çfarë firmosin, por këtë gjë e bëjnë edhe pas shkarkimit të tyre?

Vetëm këtë Fletore Zyrtare të shikoni, kuptoni se çfarë i ka bërë shtetit Edvin Rama.

Imagjinoni sa firma për Teatrin Kombëtar, Inceneratorët  dhe shumë aktë të tjera ligjore janë bërë pa dijeninë e firmëtarit.

Me datë 24.07.2022 Edvin Rama zgjodhi të shesë Ahmetajn, por duke vazhduar ta përdorë në mënyrën më kriminale, duke i marë firmën pas 3 ditësh nga shkarkimi.

Nuk është e lehtë të dalësh kundër Teatrit Kombëtar o Tigër Letre.

Si tha në maj të 2020?

Nga varri do i gjejmë e do i nxjerrim 30 milion Eurot e Teatrit të Ri.

Kaluan 2 vjet e jo vetëm Eurot nuk ja dhe mafiozit  Erion, por ashru si rastet precedente Erioni si trashëgimtar i Tar(r)asit, ja hapi varrin.

Kështu do ia hapi të gjithëve deri te Edvini përsa kohë ka në krah Kimin dhe Eskortat e saj të “shoqërisë civile”, si dhe SPAK-un që “rri e vështron”.

Ndaj është shumë e rëndësishme  që Ahmetaj duhet të kërkojë të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Të paktën të dënohet për atë që i takon dhe jo për Ramën, Veliajn  apo  Agaçin & CO.

Jo për gjë, por ka dhe halle familjare të shtuara këto kohë e procese gjyqësore.

Zoti thotë ndihmo veten që të ndihmoj.

Ndaj, t’i thotë dikush të marrë një taksi se deri në SPAK, me gjithë rritjen e çmimeve 500 lekë reja kushton.

Aq sa linte bashkish te kafja mëngjesit për të bërë shoën e milionerit.

Të shpëtojë çfarë të mundet.

Vetëm duke i shërbyer vendit duke u bërë bashkëpuntor i drejtësisë.

Jo për gjë por ka qënë “promotor” i Drejtësisë së Re.

Nuk duhet të ketë frikë.

Atje e presin ata që këta i zgjodhën vetë.

Nesër do jetë shumë vonë…….

syri.net

blank

Në një verë surreale, Kievi përshtatet me normalitetin e ri të kohës së luftës

Komediani Dmytro Zakharchenko duke performuar në Kiev. 8 gusht 2022.

Aleksander Palikot

Në një bar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të hënën në mbrëmje, drejtuesi i një shfaqjeje komedi të drejtpërdrejtë thotë: “Ne tregojmë shaka dhe ju qeshni, është kaq e thjeshtë”.

Dhe për pak kohë, në dhomën plot me njerëz me gota birre, duket kaq e thjeshtë – derisa një nga aktorët e humorit thotë një shaka në rusisht.

“Unë nuk mendoj se të bën për të qeshur performanca rusisht kur djemtë tanë vdesin çdo ditë e natë në vijën e parë të frontit”, thotë një burrë rreth të dyzetave që prezantohet si një aktivist civil.

Fytyra e komedianit zbehet dhe një grua e re e ulur në fund të dhomës ngrihet në këmbë dhe përpiqet ta ndihmojë atë. “Të gjithë duhet të vendosin vetë se çfarë gjuhe duan të flasin”, thotë ajo, duke shtuar se ajo zgjodhi të kalojë nga gjuha ruse në atë ukrainase, pavarësisht rrënjëve të saj bjelloruse.

Në pamundësi për ta kthyer situatën në shaka, komediani shkurton performancën e tij dhe largohet, duke e lënë publikun të hutuar. “Është një shfaqje e drejtpërdrejtë, kështu që të mos hyjmë në këtë”, thotë prezantuesi, komediani Dmytro Kharchenko, duke ftuar një interpretues tjetër në skenë.

Shfaqja vazhdon, por magjia është prishur – përçarjen e ka sjellë lufta. Pavarësisht një qyteti që lufton për një ndjenjë normaliteti, luftimet janë ndezur në vijat e frontit në lindje dhe jug dhe jeta shkatërrohet çdo ditë gati gjashtë muaj pas pushtimit të 24 shkurtit.

“Mund të mësoheni me çdo gjë”, thotë një burrë i moshës së mesme, i ulur në një plazh në një ishull në lumin Dnieper afër Kievit qendror, derisa një grua aty pranë puthi djalin e saj të vogël dhe ecë në ujë për të notuar. Sirena e alarmit bie – siç bën thuajse çdo ditë në kryeqytet. Djali buzëqesh dhe vazhdon të ndërtojë kështjellën e tij me rërë.

Në zemër të qytetit, mbi sheshin e njohur si Maidan dhe pranë një kishe që shërbeu si spital për protestuesit gjatë kryengritjes së viteve 2013-2014, familjet bëjnë foto me tanke dhe pajisje ushtarake ruse të nxira nga zjarri, relikte të një lufte që ende po zhvillohet dhe duket se është larg fundit.

Automjetet e dëmtuara janë trofe nga ajo që njihet si Beteja e Kievit – përballja vendimtare në gjashtë javët e para pas pushtimit, kur forcat ruse kaluan kufirin, disa nga Bjellorusia, dhe u nisën drejt Kievit, por nuk arritën të merrnin kryeqytetin.

Më pas ata u tërhoqën, duke lënë pas të mbijetuar të pikëlluar dhe dëshmi të mizorive në qytetet dhe qytezat e shkatërruara në veri, lindje dhe perëndim të Kievit.

Verë e pathyeshme?

Vetë kryeqyteti u vu në shënjestër dhe u godit në mënyrë të përsëritur nga bomba, raketa dhe predha, ndërsa shumë banorë u larguan ose u strehuan në metro poshtë rrugëve. Por i shpëtoi më të keqes së sulmit rus në Ukrainën veriore dhe shumë nga ata që u larguan, janë kthyer pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm.

Në sfondin e luftimeve të ashpra në Donbas dhe betejave të reja në jug, banorët e Kievit relativisht të sigurt po eksplorojnë normalitetin e ri të kohës së luftës.

Në kulmin e verës, plazhet me rërë në brigjet e Dnieper janë plot me njerëz që bëjnë plazh, notojnë dhe argëtohen; tregtarët shesin qershi, pjeshkë dhe shalqi; restorantet, kafenetë dhe baret janë sërish plot jetë.

Ora 23:00 tregon se qyteti mund të jetë i qetë gjatë natës. Por, gjatë ditës rrugët përreth Sheshit të Pavarësisë – Maidan – janë pothuajse po aq të mbingarkuara me makina sa dikur, para pushtimit të 24 shkurtit, kur lufta ishte e kufizuar në pjesët e Ukrainës lindore të njohura si Donbas.

Sipas autoriteteve, tani ka rreth 3 milionë banorë të Kievit në kryeqytet, popullsia e të cilit ishte 3.6 milionë para pushtimit. Për më tepër, rreth 100.000 persona të zhvendosur brenda vendit, kanë ardhur në Kiev nga rajone të tjera të vendit.

Shumica prej tyre i marrin me qetësi alarmet e shpeshta në qytet. Por, kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, thotë se ato nuk janë vetëm zhurma në sfond, dhe se thasët e rërës që ngrihen rreth monumenteve, pikat e kontrollit në stacionet e metrosë dhe ushtarët e armatosur gjithnjë të pranishëm, janë aty për një arsye.

“Moti i mirë dhe atmosfera e qetë janë një iluzion”, tha ai në një intervistë për Daily Telegraph.

Derisa “nuk mund të flitet për normalitet në kohë lufte, qytetarët po bëjnë çmos për t’u përshtatur me kushtet e vështira”, tha ai.

Ata po përballen edhe me probleme të reja.

“Ruani pak për dimër”

Më shumë se 600 ndërtesa banimi dhe pjesë të infrastrukturës janë dëmtuar nga sulmet ruse në Kiev – disa prej tyre shumë keq.

Por, ndryshe nga vendet që ishin pushtuar nga rusët, si Buça, Borodianka dhe Irpini, dëmet fizike të shkaktuara nga lufta nuk janë të dukshme në të gjithë kryeqytetin.

Autoritetet janë zotuar të përfundojnë rinovimin e 11 ndërtesave të dëmtuara të banimit deri në vjeshtë, në mënyrë që të gjithë në Kiev që humbën shtëpinë të mund të kthehen.

Fillimi i motit të ftohtë është një burim i madh ankthi për banorët e Kievit. Banesat do të furnizohen me ngrohje duke filluar nga mesi i tetorit dhe tarifat e banimit supozohet të mbeten të qëndrueshme. Por, çmimet e karburantit, mungesa e personelit dhe ndërmarrjet e shkatërruara – të gjitha si pasojë kryesisht i pushtimit të Rusisë – krijojnë pasiguri.

Rritja e çmimeve të konsumit është gjithashtu një shqetësim i madh. Ato janë rritur me 21 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas Bankës Qendrore. Ekonomia e vendit pritet të tkurret me më shumë se një të tretën këtë vit.

Shitësit në tregun ikonik Zhytniy, në një vend ku tregtia është kryer për më shumë se pesë shekuj, ankohen për rënien e kërkesës.

“Patatet, lakra dhe qepët po shiten si zakonisht, por njerëzit kanë filluar të heqin dorë nga produktet më të shtrenjta pa të cilat mund të jetojnë”, thotë Olena, një grua që shet fruta dhe perime. “Por, për fat të mirë, shumica e klientëve të mi të rregullt janë kthyer në qytet”.

Një tjetër shitëse, e pyetur se si e sheh të ardhmen e biznesit të saj, u përgjigj: “Blini disa manaferra të freskëta nga pylli para se të mbarojë vera — duhet t’i ruani disa për dimër”, tha ajo.

Për të ndihmuar shmangien e një krize financiare dhe për të mbajtur nën kontroll inflacionin, Banka Qendrore zhvlerësoi monedhën hryvnya të Ukrainës me 25 për qind kundrejt dollarit në fund të korrikut. Zyrat e këmbimit valutor më nuk e shfaqin kursin e këmbimit në tabelat me simbolet hryvnya, dollar dhe euro.

“Ata, gjithashtu, duhet të ndalojnë shfaqjen e çmimeve të ushqimit dhe karburantit – atëherë të gjithë do të ishin të lumtur”, bën shaka një burrë që pi kafe pranë tregut.

Presidenti Volodymyr Zelensky, është një ish-komedian që është bërë simbol i sfidës që nga pushtimi me një sens humori përballë kërcënimit vdekjeprurës, është bërë pjesë e imazhit të ri të Ukrainës.

Trauma kolektive

Por, nën sipërfaqe, fotografia është më komplekse, siç tregoi tensioni që shpërtheu në shfaqjen e humorit në lokalin Bochka në Hreshçatik.

“Shumë njerëz kanë qenë dëshmitarë të vdekjes dhe shkatërrimit dhe pothuajse të gjithë janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj tyre në mediat sociale”, thotë Viktoria Semko, një psikologe dhe psikoterapeute nga Irpini, një qytet i goditur rëndë në veriperëndim të Kievit. Ajo drejton një grup mbështetës për njerëzit e prekur nga pushtimi.

Semko, e cila u largua nga vendlindja e saj kur filluan bombardimet ruse, beson se përvoja e përbashkët e frikës, zemërimit dhe urrejtjes krijoi një sasi të madhe energjie që tani manifestohet në mënyra pozitive dhe destruktive.

“Trauma kolektive e muajve të parë të luftës i bashkoi njerëzit përtej nivelit të mundshëm në rrethana normale”, thotë ajo. “Muajt e fundit kanë qenë një kohë e realizimeve ekzistenciale që u kanë mundësuar shumë njerëzve të ripërcaktojnë identitetin e tyre dhe të veprojnë në mënyra ndonjëherë befasuese edhe për veten e tyre”.

Por, të mbijetuarit gjithashtu po luftojnë për të përballuar stresin e vazhdueshëm, thotë ajo.

“Shumë nga klientët e mi vuajnë nga apatia ose sulmet e panikut ose e projektojnë zemërimin e tyre te njerëzit e tjerë, si anëtarët e familjes”, tregon ajo.

Semko thotë se tensioni social arriti një kulm kur rajoni i Kievit ishte i papushtuar dhe tani njerëzit – me familje të ndara dhe me mënyrën e jetesës që ka ndërruar – kanë filluar të vënë në dyshim zgjedhjet e tyre dhe të shqetësohen për të ardhmen.

“Është një ekuilibër i brishtë midis një ndjenje të rikuperuar të kontrollit dhe zemërimit që rrjedh nga përvoja e traumës”, thotë ajo. “Por, me siguri, ata që po qëndrojnë këtu e dinë se çfarë përbën rrezik dhe cilat janë prioritetet e tyre”.

Përgatiti: Erjonë Popova

Send this to a friend