VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humoriti: Njëri është baba për herë të parë

December 1, 2021
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Si po shkon me dietën? – e pyet miku i tij

– Si po shkon me dietën? – e pyet miku i tij.

– Shumë mirë, sot kam humbur 400 kalori, – përgjigjet ai.

– E si ia bëre? – e pyet sërish miku i tij.

– Bleva një briosh me krem dhe e harrova në autobus!!!

blank

Këndi i humorit: Për të bindur qytetarët që të përdorin rripin e sigurisë, kryetari i bashkisë

Për të bindur qytetarët që të përdorin rripin e sigurisë, kryetari i bashkisë ia premton një shpërblim me lekë qytetarit të parë që mban rrip sigurie kur është në makinë.
Dita e parë e eksperimentit.
Policia ndal një makinë ku të gjithë mbajnë rripa sigurie. Ata nuk iu besojnë syve dhe njëri polici e pyet atë që ndodhet në timon:
– Tashi që e ke fituar shpërblimin, na thuaj çfarë do të bësh me lekët e fituar?
– Ta them të vërtetën, zotëri polic. Do të blej menjëherë një patentë!- përgjigjet ai.
– Si? Ti je në timon pa patentë? – e pyet polici.
Flet e shoqja:
– Zotëri polic, mos ia vër re, kur është i dehur, ky nuk di çfarë flet!
– Pse? Qenke edhe i dehur në timon?! – shqetësohet polici. Do të ta sekuestrojmë makinën.
Në këtë pikë, ndërhyn gjyshi nga ndenjësja e prapme:
– Zotëri polic, mirë bëni të mbyllni një sy. Po ta hapni bagazhin, është plot me cigare kontrabandë.
Polici është i tronditur dhe nuk di çfarë të bëjë.
Fëmija i vogël që ndodhet pranë gjyshit, në këtë moment, i flet babait që është në timon:
– Baba! Kam që në mëngjes duke pyetur: Si do t’ia bëjmë me këtë makinë të vjedhur?!!!

blank

Këndi i humorit: Titi shkon në lokal dhe takon Takun

Titi shkon në lokal dhe takon Takun, i ulur në një tavolinë duke pirë birrë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Titi:

– Përshëndetje Taku, pse je kaq i lumtur sot?

Taku:

– Ti e di Ti, dje ne port po lustroja varken, po lustroja varken, kur vjen nje bionde me cica si kjo, shiko Titi, me cica keshtu dhe me pyet nëse mund ta marr në varkë. Unë i përgjigjem: sigurisht që do të të marr një shëtitje me varkë. Kur ishim në det të hapur i them: dhe tani bëjmë dashuri ose noto. Titi, më dëgjo, ajo nuk dinte, nuk notonte!

Të nesërmen Titi kthehet në bar dhe takohet sërish me Takun i ulur në një tavolinë duke pirë një birrë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Titi:

– Pershendetje Taku, edhe sot e shoh qe je i lumtur…

Taku:

– Ta dish Titi, edhe dje ne port po lustroja varken, po lustroja varken, kur mbërrin një flokëkuqe me dy gjinj të tillë, shiko këtu Titi, me dy gjinj të tillë dhe më pyet a e marr për një shëtitje me varkë. Unë i përgjigjem: sigurisht që do të të marr një shëtitje me varkë. Kur ishim në det të hapur i them: tani ose bëjmë dashuri, ose noto. Ta dish Titi, ajo nuk dinte, nuk notonte!

Të nesërmen Titi kthehet sërish në lokal dhe takon sërish Takun të ulur në një tavolinë, këtë herë me një shishe vodka dhe me një shprehje shumë të trishtuar në fytyrë: Titi:

– Përshëndetje Taku, nuk dukesh aq i lumtur sot…

Taku:

– Ti e di Pino, edhe dje ne port po lustroja varken, po lustroja varken, kur vjen nje zeshkane me dy gjinj keshtu, shiko këtu Pino, me dy gjinj obobboo, dhe me pyet a e marr për një shëtitje me varkë. Unë i përgjigjem: sigurisht që do të të marr një shëtitje me varkë. Kur ishim në det të hapur i them: tani bëjmë dashuri ose noto. Ta dish Titi, ajo kishte vithe të mëdha, o Zot, ajo u hodh menjëherë në det. Dhe unë nuk mund të notoja, Titi, nuk mund të notoja!

blank

Këndi i humorit: Pjerini po shikon mamanë tek po kujdeset për motrën e lindur para pak muajsh

Pjerini po shikon mamanë tek po kujdeset për motrën e lindur para pak muajsh.
Mamaja e pyet:
– Nëse të jepnin 1000 euro, do ta shisje motrën e vogël?
Pjerini:
– Natyrisht, jo, mama.
Mamaja e pyet prapë:
– Të lumtë, Pjerin, je një fëmijë i mrekullueshëm. E pse nuk do ta shisje?
Përgjigjet Pjerini:
– Sepse, po të presim 20 vjet, do të fitojmë shumë herë më tepër!!!

blank

Këndi i humorit: Një zotëri i pasur anglez zbret dalëngadalë shkallët e një hoteli të famshëm

Një zotëri i pasur anglez zbret dalëngadalë shkallët e një hoteli të famshëm. Është në pantofla dhe pizhama.

Kërkon në holl një gotë ujë. Ngjitet lart. Zbret përsëri dhe merr një tjetër.

Sa herë që zbret është gjithnjë më i tronditur.

Punonjësit e shërbimit i flasin:

– Zotëri, duket se kini shumë etje këtë mbrëmje!

– Jo, – përgjigjet ai, – dhoma ime ka marrë flakë!!!

blank

Këndi i humorit: “Më falni, a mund të më thoni sa është ora?” – e pyet biondja një djalë aty pranë

– “Më falni, a mund të më thoni sa është ora?” – e pyet biondja një djalë aty pranë.
– “Po si jo… ështe tre.” – i përgjigjet ai me një buzëqeshje.
– “Faleminderit.” – i thote me habi biondja. – “A e di, është me të vërtetë e çuditshme?”
-“Pse, zonjë?”
-“Kam gjithë ditën që ua bëj njerëzve këtë pyetje dhe çdo herë marr përgjigje të ndryshme!!!”
blank

Këndi i humorit: Një automobilist pëson defekt në makinën e tij në hyrje të një fshati

Një automobilist pëson defekt në makinën e tij në hyrje të një fshati. Kërkon një ofiçinë, por nuk ka, prandaj e dërgojnë te një mekanik që riparon makinat bujësore.
Mekaniku ia riparon menjëherë makinën, pa asnjë problem.
– Të lumtë! – i thotë automoblisti. Jeni i hatashëm! E si quheni?
– Ismail Qemali, – përgjigjet mekaniku.
Automobilisti ia kthen:
– Epo ky është një emër shumë i famshëm…
– Sigurisht, – e ndëpret mekaniku, – kam 30 vjet që punoj këtu!!!

blank

Këndi i humorit: Në sesionin dimëror të provimeve, profesori i filozofisë mban në dorë një tufë çelësa

Në sesionin dimëror të provimeve, profesori i filozofisë mban në dorë një tufë çelësa. Dhe i thotë studentit:

– Ma provo se këta çelësa janë të mitë!

Studenti:

– Epo, profesor, epo, hm…

Profesori:

– Atëherë, nuk e provon dot?

Studenti:

– Epo, Aristoteli, profesor, hm…

Profesori:

– Ke ngelur, eja në sesionin tjetër të provimeve!

Studenti, duke dalë, zgjat dorën dhe ia merr profesorit çelësat nga duart.

Profesori reagon dhe e pyet:

– E çfarë po bën tani?

Studenti:

-Po e provoj që çelësat janë tuajt…

Profesori:

– E more provimin!

blank

Këndi i humorit: Ishte mesi i gushtit, treni ishte i mbushur plot e përplot me udhëtarë

Ishte mesi i gushtit, treni ishte i mbushur plot e përplot me udhëtarë.

Gjirokastriti ankohej papushim:

– Sa vapë që bën, po vdes nga etja!

Kështu vazhdon për orë të tëra. Ai nuk pushon së ankuari asnjë çast. Më në fund, treni arrin në stacion. Të gjithë udhëtarët e tjerë shuajnë etjen me pije freskuese – me ujë të gazuar, me koka-kola, me arançata etj. etj. Vetëm ai jo.

Treni niset përsëri, pasi tashmë të gjithë të tjerët ishin freskuar.

Dhe gjirokastriti rifillon:

– Oh, çfarë vape që bënte! Dhe po vdisja nga etja!!!

 

blank

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja blejnë një papagall, por nuk e dinë i çfarë gjinie është

Burri dhe gruaja blejnë një papagall, por nuk e dinë i çfarë gjinie është.

I provojnë të gjitha mënyrat, më në fund, i fryjnë midis këmbëve një herë, dy herë, tri herë…

Papagalli nuk duron më:

-Ç’ më çatë trapin!!!

blank

Këndi i humorit: Dy miq të moshuar po përshkojnë sheshin e qytetit

Dy miq të moshuar po përshkojnë sheshin e qytetit.

Thotë njëri:

– Po i mbush 80. Por dje i kam bërë 8. Pardje 13.

I thotë tjetri:

– E habitshme, po jot shoqe çfarë thotë?!

– Thotë se nuk do të na japë më fasule për darkë!!! – përgjigjet i pari.

blank

Këndi i humorit: Njëri e fton mikun e tij në bar për të pirë diçka

Njëri e fton mikun e tij në bar për të pirë diçka.
Tjetri nuk pranon:
– Jo, nuk do ime shoqe!
– Si e dëgjoke kaq shumë gruan? E di ç’bëj unë? Sa herë që kthehem në shtëpi, e përplas derën, ulërij me të madhe si i çmendur dhe vihem menjëherë në komandë të shtëpisë. Provo edhe ti të bësh si unë.
Secili, pas kësaj këshille, shkon në të shtëpinë e tij. Pas pak ditësh takohen prapë.
– Pa më thuaj si shkojnë punët me gruan tënde?
– U ktheva në shtëpi. E përplasa derën, siç më the ti; ulërita, siç më the ti; e mora komandën e shtëpisë menjëherë, pastaj shkova dhe bëra një dush të mirë… pastaj…
– Pastaj? E çfarë pastaj? Si reagoi gruaja jote?! – e ndërpret miku.
– Ime shoqe? E ku ta di unë… kur të kthehet nga Karaibet, të shohim!!!


blank
blank
Send this to a friend