Tre astronautë janë gati të nisin një udhëtim në hapësirë që do të zgjasë me vite. Natyrisht, meqenëse do të qëndrojnë në hapësirë për një kohë të gjatë, janë të lirë që të marrin me vete çfarë të duan, për ta bërë kalimin e kohës më pak të rëndë.
I pari thotë se i pëlqejnë gratë, kështu që sjell me vete 20 gra të bukura.
I dyti thotë se i pëlqen të hajë, kështu që ata e mbushin anijen e tij kozmike me çdo ushqim të mundshëm.
I treti rrëfen se pi duhan, kështu që e mbushin anijen e tij kozmike me puro dhe cigare.
Të tre nisen, secili në anijen e tij kozmike.
Pas 10 vitesh, astronauti i parë më në fund kthehet. Hapet kapaku dhe dalin dhjetëra fëmijë.
Ata e pyesin se si shkoi, dhe ai thotë: “Ah, një mision vërtet i shkëlqyer.”
Pas pak, mbërrin i dyti; hapet kapaku dhe del një sferë kompakte 200 kg me dhjamë. Edhe ai është i hareshëm.
Pas pak, mbërrin i treti; hapet kapaku dhe astronauti del jashtë, i tërbuar si një bishë. Ata e pyesin si shkoi dhe ai thotë: “I harrova shkrepset….!!!!”