Toni ankohet për gruan e tij se nuk e dëgjon, nuk e lë të flasë, me pak fjalë është një grua police.
Nikolla i thotë: “Bëje këtë, sonte sapo të hysh në shtëpi fillo të bërtasësh dhe përplasësh dyert, sirtarët dhe të gjitha gjërat që gjen përballë dhe bërtas, bërtas fort. Do të shihni që ajo frikësohet dhe ndihet më e qetë”.
Të nesërmen në mëngjes ata shihen përsëri dhe Toni thotë: “Koli mbrëmë shkova në shtëpi dhe bëra si thua ti. Unë hodha në erë gjysmën e shtëpisë dhe bëra një rrëmujë që e gjithë ndërtesa mund ta dëgjonte…”
Nikolla: “Toni… dhe gruaja jote? çfarë bëri ajo?”
Toni: “Asgjë… është te mamaja e saj, nesër vjen në shtëpi!!!”