VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Titi shkon në lokal dhe takon Takun

January 26, 2022
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një burrë boton një lajmërim në një gazetë

Një burrë boton një lajmërim në një gazetë:

“Kërkoj grua!”

Të nesërmen merr me qindra letra.

Të gjitha shkruajnë:

“Merre timen!”

blank

Këndi i humorit: Taku kthehet në shtëpi dhe gjen të shoqen me një burrë tjetër

Taku kthehet në shtëpi dhe gjen të shoqen me një burrë tjetër. I dëshpëruar dhe i tronditur shkon në guzhinë, hap dritaren për t’u hedhur nga lart.

I biri, Tiku, e shikon babain dhe thërret me gjithë fuqinë e zërit:

– Baba, mos u hidh nga dritarja! Mami të ka vënë brirë, por nuk të ka vënë flatra!!!

blank

Këndi i humorit: – Ku je e dashur, dua të të bëj një surprizë!

– Ku je e dashur, dua të të bëj një surprizë!

– Ma thuaj, të lutem surprizën, a është tronditëse? – i përgjigjet e shoqja.

– Të kujtohet ajo bizhuteria ku e ke parë atë unazën që të pëlqente shumë? – e pyet ai.

– Sa i dashur që je, Koli, të dua!!! – i thotë ajo e tronditur nga gëzimi.

– Unë ndodhem në barin përballë!!! – i përgjigjet Koli.

blank

Këndi i humorit: Është mëngjes herët, një çift i moshuar ndodhet i shtrirë në shtrat

Është mëngjes herët, një çift i moshuar ndodhet i shtrirë në shtrat.

Gruaja e pyet burrin:

– I dashur ka midis nesh ende feeling!

– E ku ta di unë, kërko në kutinë e ilaçeve!!!- përgjigjet burri.

blank

Këndi i humorit: Polici telefonon zyrën e informacionit në aeroport

Polici telefonon zyrën e informacionit në aeroport:

– Ju lutem sa zgjat fluturimi Tiranë-Romë?

Nëpunësja i flet:

– Një çast…

– Faleminderit, – i thotë polici.

Dhe e mbyll telefonin.

blank

Këndi i humorit: – O grua, çfarë kemi për mëngjes?

– O grua, çfarë kemi për mëngjes?
– Byrek me spinaq, –i thotë gruaja.
Në drekë:
– O grua, çfarë kemi për drekë se më griu uria?
– Sallatë me lakra, –i thotë gruaja.
Në darkë:
-O grua çfarë kemi për darkë? -Presh me qepë kemi ,–i thotë gruaja.
–Burri i thotë: lere fare, se po iki të ha një dorë bar nga lulishtja!!!
blank

Këndi i humorit: – Din, m’u përgjigj në telefon, të lutem, është urgjente!

– Din, m’u përgjigj në telefon, të lutem, është urgjente!

– Hallë, si është puna, pse je e shqetësuar?

– Ti e di se xhaxhai yt, Dani, është plot me tatuazhe. Dje gruaja e tij ka lindur fëmijë…

– E pastaj, gjithçka mirë?

– Fëmija ka lindur pa asnjë tatuazh. Mendoj se nuk është i Danit!!!

blank

Këndi i humorit: Ditën e parë të shkollës, Pjerini ulet në bankën e parë

Ditën e parë të shkollës, Pjerini ulet në bankën e parë, pikërisht përballë tavolinës së mësueses.

Mësuesja e re dhe e bukur vjen dhe ulet me këmbët hapur dhe të gjithë nxënësit e shikojnë me këmbëngulje.

Pas pak, mësuesja kupton se çfarë po ndodh, mbyll këmbët dhe pyet nxënësit për atë që kanë parë.

Ajo e pyet të prin:

– Maksim, çfarë ke parë?

Maksimi përgjigjet:

– Pashë vetëm pak mbi gju, zonjushe!

Mësuesja e përjashton nga shkolla për një muaj, pastaj kalon te nxënësi i dytë:

– Luigj, çfarë pe? Luigji përgjigjet:

– Pashë deri në mes të kofshës, zonjushe!

Dhe mësuesja e përjashton për tre muaj. Më pas është radha e Pjerinit:

– Dhe ti, Pierino, çfarë pe?

Pjerini ngrihet, merr çantën, e vendos mbi supe dhe bërtet:

– Shihemi vitin tjetër!

blank

Këndi i humorit: Gjini hyn në një bar dhe menjëherë shikon tek një tavolinë mikun e tij Franin

Gjini hyn në një bar dhe menjëherë shikon tek një tavolinë mikun e tij Franin. Ulet pranë tij dhe e pyet: Si je?

– Jam disi i shqetësuar! – i përgjigjet Frani.

– Pse je i shqetësuar, çfarë ka ndodhur?- e pyet Gjini.

– Kam një të dashur dhe nuk di si t’ia bëj me gruan!- i përgjigjet Gjini.

– Nëse ke një dashur, nuk duhet të kesh turp t’ia prezantosh gruas sate!- e këshillon Gjini.

blank

Këndi i humorit: Një serial killer merr me vete një femër natën në mes të pyllit

Një serial killer merr me vete një femër natën në mes të pyllit.
Në një moment, fillon e ankohet kjo zonja:
– Sa errësirë këtu! Kam shumë frikë!
– Po unë që do të kthehem vetem, çfarë të them?!!, – i thotë killeri.
blank

Këndi i humorit: Gruaja e Markut nuk po kthehet në shtëpi

Gruaja e Markut nuk po kthehet në shtëpi. Kështu që Marku vendos të marrë në telefon policinë:

– Alo, policia! Gruaja ime ka dalë sot në mëngjes për të blerë bukë dhe ende nuk është kthyer në shtëpi!!

– Mirë, zotëri, qetësohu…, – i përgjigjen në komisariatin e policisë.

– E si mund të qetësohem? Kam shumë uri!!!- thotë Marku.

 

blank

Këndi i humorit: Spartaku po kalon mespërmes qendrës së qytetit

Spartaku po kalon mespërmes qendrës së qytetit, kur shikon mikun e tij Stefanin ulur në një stol dhe duke qarë.

I afrohet dhe e pyet:

– Pse po qan, Stefan?

– Ime shoqe kishte marrë një tjetër në shtëpi, ndërkohë që unë nuk isha… – përgjigjet Stefani.

– Kemi kaluar të gjithë… – i thotë Spartaku,

– Në tradhti? – e pyet Stefani.

– Jo! Në gruan tënde!!! – i thotë Spartaku.


Send this to a friend