Mbasi qe mërzitë prej komunizmit, Tefës i shkrep mendja me u arratisë. Dhe niset e shkon në Zogaj ku ishte kufini, me shpresë të arratiset për në Mal të Zi. Po syni vigjilent i kufitarëve të kohës së Xhaxhit, pikas nji burrë shtrembaluq, që po i afrohej kufinit dhe mbasi e rrethojnë ushtarët e kapin dhe shohin se ishte Tefa, që e njifnin të gjithë. E marrin e hypin në një makinë dhe e nisin për në Shkodër. Kur mbërrijnë në Shkodër, policët e pyesin Tefën:
– Tefë, pse deshte me e thy kufinin?
– Po jo mor burra, as në mendje s’më ka shku, – ua kthen Tefa, – Po kisha mbetë në rrugë e s’dijsha si me u kthy në Shkodër. Atëherë thashë: A e din çka baj, ma mirë po i afrohem kufinit, ushtarët kanë me më kapë, e kanë me m’pru me makinë në Shkodër…!!
Komentet