Njëri i ankohet mikut të vet:
– Gruaja ime e ka bërë zakon të dalë çdo mbrëmje dhe nuk mund ta bëj ta heqë qafe këtë zakon të keq.
“Dhe ku shkon ajo?”
“Për të më kërkuar mua!!!”
Këndi i humorit: Shkon një çun i sëmurë te doktori

Njëri i ankohet mikut të vet:
– Gruaja ime e ka bërë zakon të dalë çdo mbrëmje dhe nuk mund ta bëj ta heqë qafe këtë zakon të keq.
“Dhe ku shkon ajo?”
“Për të më kërkuar mua!!!”
Tema e hartimit: “Përshkruani një tragjedi”.
Zhvillimi i hartimit nga Pjerinit: një pikë e kuqe në qendër të fletës së bardhë.
Mësuesi e ngre para klasës për t’i kërkuar shpjegime dhe Pjerini përgjigjet:
“Motra ime bën një pikë të kuqe në kalendar çdo muaj: këtë muaj jo. Kur babai im e mori vesh, ishte një tragjedi e vërtetë!!!
Dy miq takohen në rrugë dhe bisedojnë:
– “Si është gruaja jote në shtrat?”
– Ka nga ata që flasin mirë për të dhe nga ata që flasin keq për të!!!
Më në fund Andrrës së vogël iu plotësua dëshira. Prindërit i dhuruan një akuarium, ku shëtiste një peshk i kuq. Andrra shkonte çdo ditë: e shihte dhe “bisedonte” me të…
Një ditë e ëma e pyeti:
– I hodhe ujë të freskët peshkut?
– Jo. Ai ende nuk e ka pirë ujin që i hodha dje, – u përgjigj Andrra.
Një bisedë midis dy të njohurve:
-“Ku jeton?”
– Jashtë Londrës.
– Uau. Dhe ku saktësisht?
– Në Paskuqan!!!
Mësuesi e qorton Pjerinin:
– Unë, në moshën tënde, i dija tashmë emrat e të gjithë kryeministrave të vendit tonë!
– “Nuk ka qenë e vështirë. Në atë kohë duhet të ketë pasur vetëm katër a pesë!!!”
Magjistari zgjedh rastësisht një fëmijë nga publiku, për të kryer një numër të jashtëzakonshëm telepatie.
Sapo fëmija është në skenë, ai thotë:
“Para se njerëzit të dyshojnë se ka ndonjë mashtrim, përgjigju: a më njeh?”.
Dhe fëmija: “Jo, babi!!!”
Takohen dy sorra:
– Kra?
– Kra kra…
– Kraaa kra kra?
– Krak krak!
– Kroak?
– Ej, mos e ndërro dialektin!!!
Nga një bisedë midis dy miqve të ngushtë:
“E takova motrën tënde në rrugë mbrëmë.”
“Dhe çfarë të tha?”
“Pesëdhjetë euro!!!”
– Jo, kisha edhe unë birrë!!!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet