Prifti i fshatit përdorte biçikletë. Një ditë ai po ecte në këmbë.
– Uratë, ku e ke biçikletën? – e pyeti një fshatar.
– Nuk e di, ma kanë vjedhur – tha prifti.
– Më dëgjo mua – i tha fshatari – të dielën thuaj 10 porositë e Moisiut! Kur të shkosh te porosia “mos vidh”, ndalo pak dhe hidhu një vështrim besimtarëve. Ai që të ka vjedhur biçikletën do reagojë. Të nesërmen fshatari e sheh priftin me biçikletë.
– Hë? Kush ta kishte marrë biçikletën?
– Eh! Nuk arrita të shkoj deri te këshilla “mos vidh”. Kur thashë këshillën “mos tradhto gruan” u kujtova ku e kisha lënë!!!