Presidenti i një kompanie të madhe kërkon një sekretare dhe i duhet këshilla e një psikologu për ta ndihmuar në zgjedhjen e tij. Kur shfaqen tri vajza, psikologu pyet njërën: – “Sa bëjnë katër plus katër?”
-“Tetë.” përgjigjet ajo.
– “Por mund të jetë edhe dyzet e katër!” thotë e dyta.
-Unë do të thosha se ose tetë ose dyzet e katër do të ishte mirë! përfundon e treta.
Psikologu duke iu drejtuar presidentit:
-“Për mendimin tim, të tria janë në rregull: E para dha përgjigjen më të qartë, e dyta futi imagjinatën në të dhe e treta kombinoi mendjen dhe imagjinatën! Kështu që zgjidhni bazuar në cilën nga këto karakteristika ju intereson më shumë.”
Presidenti përqendrohet, e mendon seriozisht dhe në fund thotë:
-“Ok jam mirë me atë të gjatën me vithe mandoline!”