Posta e Durrësit, Nikolla vrapon, është me nxitim, duhet të dërgojë një letër rekomande dhe të kthehet në punë menjëherë. Për fat nuk ka njeri aty, ndaj shkon në banak dhe i thotë “mirëmëngjes duhet të dërgoj…”.
Punonjësi pas banakut e ndërpret dhe, pa e parë në sy, i thotë: “hyni në radhë dhe prisni radhën”.
Nikolla shikon përreth dhe, duke mos parë askënd, thotë “por më falni, ku në radhë? këtu nuk ka njeri”
Punonjësi, gjithnjë pa e shikuar në sy, përsërit: “Thashë futu në radhë”
Nikolla shikon përreth dhe këmbëngul “por më falni për një moment, por nuk është kështu, çfarë sherri dhe ligësie…”
Por punonjësi vetëm këmbëngul “janë kaq shumë njerëz…. futu në radhë”
Pas dhjetë minutash me përgjigje e kundërpërgjigje, Nikolla humbet durimin dhe i jep një shuplakë punonjësit, i cili më në fund ngre kokën e madhe, e shikon Nikollën në fytyrë dhe i thotë “si guxon? Unë… Unë..”
Nikolla ia kthen: “Oooh më falni shef, por me gjithë këta njerëz këtu, pse po më akuzon pikërisht mua?!!!”