VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Pjerini po shikon mamanë tek po kujdeset për motrën e lindur para pak muajsh

January 25, 2022
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Dy mikesha nuk janë takuar prej kohësh dhe fillojnë të bisedojnë

Dy mikesha nuk janë takuar prej kohësh dhe fillojnë të bisedojnë:

– Tung, Agneze! Pse je kaq e mërzitur?!

– Mos e fol! Një ditë që mos qoftë! Ishi im është shtypur nga një autobus!!!

– Sa keq më vjen…

– Dhe sikur të mos mjaftonte, sot më pushuan nga puna!

– E çfarë pune bëje?

– Shofere autobusi….

blank

Këndi i humorit: Një çift i ri shumë i dashuruar përfundon në Parajsë

Një çift i ri shumë i dashuruar përfundon në Parajsë për shkak të një aksidenti automobilistik, një natë para dasmës së tyre dhe përshëndeten nga Shën Pjetri!

Pasi kaloi disa javë në mbretërinë e qiejve, djali e merr mënjanë Shën Pjetrin dhe i thotë:

– Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, por na vjen keq që nuk mundëm të festonim dasmën tonë, po pyesnim nëse ishte e mundur të martoheshim në parajsë!

Shën Pjetri, duke mos e ditur kurrë se do të martoheshin në parajsë, thotë se duhet t’i drejtohet Zotit duke i caktuar një takim të martën e ardhshme …

Javën në vijim, çifti i ri gjendet në praninë e Zotit, të cilit ia përcjellin kërkesat e tyre!

Zoti, duke prekur me mend mjekrën e tij të bardhë, thotë: – Le ta bëjmë këtë, ju prisni pesë vjet dhe nëse edhe pas pesë vitesh dëshironi të martoheni në parajsë, do të flasim përsëri për këtë!

Pas pesë vjetësh dhe dy të rinjtë janë ende të vendosur për t’u martuar, më pas kthehen te Zoti.

Zoti, në urtësinë e tij të pafund, i fton përsëri të presin, duke u thënë:

– Bijtë e mi, prisni edhe pesë vjet, nëse në fund të këtyre 5 viteve ju ende dëshironi të martoheni në Parajsë, kështu që unë do të sigurohem që kjo të ndodhë!

Kalojnë edhe pesë vite të tjera dhe çifti është më i gatshëm se kurrë për t’u martuar, Zoti i mirëpret dhe u thotë:

– Epo, meqenëse jeni të vendosur të bashkoheni në martesë, kjo do të festohet nesër në mëngjes!

Të dy më në fund martohen, por e kuptojnë se nuk janë krijuar për njëri-tjetrin, dhe kështu kërkojnë të priten nga Zoti për t’i shpjeguar atij problemin e tyre!

– Zot, për fat të keq ne kemi ndërmend të divorcohemi dhe Zoti, me keqardhje të thellë, u thotë atyre:

– Bij, nuk mund ta kishit menduar më parë? M’u deshën dhjetë vjet për të gjetur një prift këtu në Parajsë, a keni ndonjë ide se sa kohë do të më duhet për të gjetur një avokat?

blank

Këndi i humorit: Një polic kthehet në shtëpi, hyn në dhomën e gjumit

Një polic kthehet në shtëpi, hyn në dhomën e gjumit, hap garderobën dhe i thotë gruas:

– Aaahh të kapa, ka burrë në dollap!

Dhe gruaja e tij përgjigjet:

– Largohu nga pasqyra, i marrosur!

blank

Këndi i humorit: Një ditë para dasmës së djalit, babai i thotë

Një ditë para dasmës së djalit, babai i thotë:

– Biri im, të jap urimet e mia më të sinqerta, jam i sigurt që dita e sotme do të mbetet në kujtesën tënde si më e bukura e jetës.

Djali i përgjigjet:

– Faleminderit babi, por dasma është nesër!

Dhe babai vazhdon: – Pikërisht, më beso!

blank

Këndi i humorit: Një grua, e pakënaqur me veturën e saj, i thotë të shoqit

Një grua, e pakënaqur me veturën e saj, i thotë të shoqit:

– I dashuri im, në ditëlindjen time, ti mund të më befasosh mua me diçka që shkon nga 0 në 100 në vetëm 4 sekonda. Mundësisht të jetë blu!

I shoqi në ditëlindjen e gruas ia dorëzon asaj një peshore… natyrisht blu.

Askush nuk ka dëgjuar më për këtë burrë.

blank

Këndi i humorit: Një burrë boton një lajmërim në një gazetë

Një burrë boton një lajmërim në një gazetë:

“Kërkoj grua!”

Të nesërmen merr me qindra letra.

Të gjitha shkruajnë:

“Merre timen!”

blank

Këndi i humorit: Taku kthehet në shtëpi dhe gjen të shoqen me një burrë tjetër

Taku kthehet në shtëpi dhe gjen të shoqen me një burrë tjetër. I dëshpëruar dhe i tronditur shkon në guzhinë, hap dritaren për t’u hedhur nga lart.

I biri, Tiku, e shikon babain dhe thërret me gjithë fuqinë e zërit:

– Baba, mos u hidh nga dritarja! Mami të ka vënë brirë, por nuk të ka vënë flatra!!!

blank

Këndi i humorit: – Ku je e dashur, dua të të bëj një surprizë!

– Ku je e dashur, dua të të bëj një surprizë!

– Ma thuaj, të lutem surprizën, a është tronditëse? – i përgjigjet e shoqja.

– Të kujtohet ajo bizhuteria ku e ke parë atë unazën që të pëlqente shumë? – e pyet ai.

– Sa i dashur që je, Koli, të dua!!! – i thotë ajo e tronditur nga gëzimi.

– Unë ndodhem në barin përballë!!! – i përgjigjet Koli.

blank

Këndi i humorit: Është mëngjes herët, një çift i moshuar ndodhet i shtrirë në shtrat

Është mëngjes herët, një çift i moshuar ndodhet i shtrirë në shtrat.

Gruaja e pyet burrin:

– I dashur ka midis nesh ende feeling!

– E ku ta di unë, kërko në kutinë e ilaçeve!!!- përgjigjet burri.

blank

Këndi i humorit: Polici telefonon zyrën e informacionit në aeroport

Polici telefonon zyrën e informacionit në aeroport:

– Ju lutem sa zgjat fluturimi Tiranë-Romë?

Nëpunësja i flet:

– Një çast…

– Faleminderit, – i thotë polici.

Dhe e mbyll telefonin.

blank

Këndi i humorit: – O grua, çfarë kemi për mëngjes?

– O grua, çfarë kemi për mëngjes?
– Byrek me spinaq, –i thotë gruaja.
Në drekë:
– O grua, çfarë kemi për drekë se më griu uria?
– Sallatë me lakra, –i thotë gruaja.
Në darkë:
-O grua çfarë kemi për darkë? -Presh me qepë kemi ,–i thotë gruaja.
–Burri i thotë: lere fare, se po iki të ha një dorë bar nga lulishtja!!!
blank

Këndi i humorit: – Din, m’u përgjigj në telefon, të lutem, është urgjente!

– Din, m’u përgjigj në telefon, të lutem, është urgjente!

– Hallë, si është puna, pse je e shqetësuar?

– Ti e di se xhaxhai yt, Dani, është plot me tatuazhe. Dje gruaja e tij ka lindur fëmijë…

– E pastaj, gjithçka mirë?

– Fëmija ka lindur pa asnjë tatuazh. Mendoj se nuk është i Danit!!!


Send this to a friend