Për të bindur qytetarët që të përdorin rripin e sigurisë, kryetari i bashkisë ia premton një shpërblim me lekë qytetarit të parë që mban rrip sigurie kur është në makinë.
Dita e parë e eksperimentit.
Policia ndal një makinë ku të gjithë mbajnë rripa sigurie. Ata nuk iu besojnë syve dhe njëri polici e pyet atë që ndodhet në timon:
– Tashi që e ke fituar shpërblimin, na thuaj çfarë do të bësh me lekët e fituar?
– Ta them të vërtetën, zotëri polic. Do të blej menjëherë një patentë!- përgjigjet ai.
– Si? Ti je në timon pa patentë? – e pyet polici.
Flet e shoqja:
– Zotëri polic, mos ia vër re, kur është i dehur, ky nuk di çfarë flet!
– Pse? Qenke edhe i dehur në timon?! – shqetësohet polici. Do të ta sekuestrojmë makinën.
Në këtë pikë, ndërhyn gjyshi nga ndenjësja e prapme:
– Zotëri polic, mirë bëni të mbyllni një sy. Po ta hapni bagazhin, është plot me cigare kontrabandë.
Polici është i tronditur dhe nuk di çfarë të bëjë.
Fëmija i vogël që ndodhet pranë gjyshit, në këtë moment, i flet babait që është në timon:
– Baba! Kam që në mëngjes duke pyetur: Si do t’ia bëjmë me këtë makinë të vjedhur?!!!
Komentet