Një vajzë martohet dhe pas disa ditësh e ëma e viziton në shtëpi.
Gruaja i bie ziles dhe vajza e saj krejtësisht e zhveshur hap derën. Nëna mbetet pa fjalë para këtij “spektakli” dhe thotë: “Çfarë po bën krejt lakuriq? Ku po shkon?”.
Vajza: “Përshëndetje mama, mendova se ishte burri im. Kjo është pizhame e dashurisë, kur të vijë dhe dua ta bëj të lumtur e pres kështu me pizhamet e dashurisë…”.
E moshuara është e impresionuar nga kjo teknikë dhe planifikon të ndjekë shembullin e vajzës së saj. Në mbrëmje, sapo dëgjon se i shoqi po vjen në shtëpi, zhvishet dhe shkon t’ia hapë derën krejtësisht lakuriq. Sapo e sheh, i shoqi thërret: “Ue Roza, çfarë po bën kështu? Ku mendon se po shkon?”.
Gruaja i përgjigjet: “Po, Koli, këto janë pizhamet e dashurisë! I kam veshur për ty!” .
Burri: “Mirë Roza, por mund t’iu kishe dhënë një hekurosje!!!…”