VOAL

VOAL

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një fëmijë pyet hallën e tij që ka mbetur e pamartuar

Një fëmijë pyet hallën e tij që ka mbetur e pamartuar:
“Nuk të ka kërkuar njeri ndonjëherë të martohesh?”
Halla përgjigjet:
“Po, një zotëri, një herë me telefon!”
I habitur, fëmija e pyet përsëri hallën:
“Atëherë pse nuk u martuat?”
Dhe halla përgjigjet menjëherë:
“Sepse ai kishte gabuar numrin!”

blank

Këndi humorit: Një gjirokastrit fiton një milion euro në llotari dhe çmimi paguhet i gjithi në monedha 1 euro

Një gjirokastrit fiton një milion euro në llotari dhe çmimi paguhet i gjithi në monedha 1 euro.
Një gazetar e interviston atë:
– Dhe tani, cila është gjëja e parë që do të bësh me gjithë këto para?
Flet gjirokastrit:
– Do t’i rinumëroj një nga një të gjitha…

blank

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja janë ulur në tryezën e kuzhinës së tyre

Burri dhe gruaja janë ulur në tryezën e kuzhinës së tyre. Burri po lexon gazetën dhe në një moment thërret:
“Po, kjo është e mrekullueshme!”
Gruaja e pyet me kureshtje se çfarë e habiti kaq shumë burrin e saj dhe ai përgjigjet:
“Po lexoj njoftimet. Ta mendosh se shesin goma të reja makine me një çmim shumë të ulët, një pazar tejet me leverdi.”
Gruaja qesh me të:
“Qenke budalla!! Pse humb kohë duke lexuar reklama për goma, kur nuk ke as makinë?”
Dhe burri përgjigjet:
“Fjala që bie, të them unë gjë kur ti blen një sytjenë të re???”

blank

Këndi i humorit: – Titi, jam çmendur pas teje! – i thotë ajo

– Titi, jam çmendur pas teje! – i thotë ajo.

– Mirë, mirë, por rri larg babait tim… – ia kthen ai.

– Pse, është i ashpër me vajzat që të vijnë rrotull?! – pyet ajo.

– Jo, por është drejtor i spitalit psikiatrik!!! – i përgjigjet ai.

blank

Këndi i humorit: Një burrë që kthehet nga berberi i thotë gruas së tij

Një burrë që kthehet nga berberi i thotë gruas së tij se, sa herë që shkon për të prerë flokët, berberi i tregon për udhëtimet e tij të panumërta nëpër botë, ndërsa ai kurrë nuk ka asgjë për të treguar sepse ata nuk udhëtojnë kurrë.

Gruaja e tij e fton atë të thotë gënjeshtra duke shpikur udhëtime të tilla që nuk janë bërë kurrë.

U kthye te berberi dhe i thotë:

“E di që isha në Romë, vizitova Koloseumin, shatërvanin e Trevit etj. pastaj të dielën shkova në Shën Pjetër për të parë Papën, e di? Sapo doli te dritarja më shikoi menjëherë “…

“Përralla”, – thotë berberi, – ” në mes të mijëra njerëzve si ia doli të shikonte vetëm ty? ”

Dhe ai:

“Do të them ty më shumë: kur zbriti në shesh me papamobile, ndaloi përpara meje, që isha pas nje barriere.”

“Dhe berberi i thote perseri:”

“Përralla!”

“Dhe ai:” Papa zbriti dhe erdhi te me takonte. M’u afrua dhe me vuri dorën ne shpatull… ”

Bhe berberi me kureshtje pyet:

“E ç’do te thoshte Papa? ”

Dhe ai:

“Më tha: kush është ai berberi i ndyrë që të pret flokët?!!!”

blank

Këndi i humorit: Pali e shikon mamanë e tij duke hyrë në shtëpi me një peliçe prej lëkure dhelpre

Pali e shikon mamanë e tij duke hyrë në shtëpi me një peliçe prej lëkure dhelpre.

– Kushedi sa ka vuajtur kafsha e shkretë që ti ta kesh këtë peliçe, mama?!!! – i thotë së ëmës.

E ëma ia jep një shpullë të fortë dhe i thotë:

– Si guxon ta quash kafshë të shkretë babain tënd?!!!

 

blank

Këndi i humorit: Një çift vendos të martohet dhe burri i ardhshëm ia bën të qartë disa pika nuses së ardhshme

Një çift vendos të martohet dhe burri i ardhshëm ia bën të qartë disa pika nuses së ardhshme:

– E dashur, ta dish mirë se unë i kam disa zakone shumë të rrënjosura. Të hënave në mbrëmje shkoj në kinema me miqtë, të martave jam në bibliotekë për përditësime kulturore, të mërkurat në mbrëmje i kaloj në bar, netët e të enjteve i kaloj në klub duke luajtur poker, të premteve shkoj në teatër, të shtunave nuk mungoj asnjëherë në diskotekë, të dielave jam gjithnjë në piceri me shokët e kursit.

Nusja e ardhshme:

– I dashur, edhe unë kam zakonet e mia të përcaktuara dhe të pandryshueshme. Unë bëj dashuri çdo mbrëmje. Kush të dalë, të dalë!!!!

 

 

blank

Këndi i humorit: – Mësuesja: Beni, kush është presidenti i SHBA-së?

– Mësuesja: Beni, kush është presidenti i SHBA-së?
.
– Beni: Nuk e di mësuese.
.
– Mësuesja: Beni, duhet të kujdesesh më shumë për mësimet!
.
– Beni : Po ti mësuese, e di kush është Maria?!
.
– Mësuesja : Jo.
.
– Beni: Duhet të kujdesesh më shumë për burrin tënd!!!

blank

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja janë në një restorant luksi kur iu afrohet një bionde e bukur dhe sexy

Burri dhe gruaja janë në një restorant luksi kur iu afrohet një bionde e bukur dhe sexy, e cila i jep burrit një puthje në gojë dhe i thotë:

– Nesër takohemi tek i njëjti vend!

Gruaja skandalizohet:

– E çfarë kjo?

Burri i përgjigjet:

– E dashur, kjo është dashnorja ime…

Gruaja tërbohet:

– I poshtër, dua menjëherë divorcin!!!

Burri vazhdon me qetësi:

– Si të duash, e dashur. Po pastaj nuk do të kesh shërbëtore, nuk do të kesh shpenzime pa fund në supermerkate, nuk do të kesh restorante luksi, nuk do të kesh asgjë. Vendos lirisht…

Ndërsa po bisedonin, hyn një tjetër bionde sexy, e cila i përshëndet.

– Po kjo kush është? – pyet gruaja.

– Kjo është dashnorja e Danit…

– E jona është më e bukur!!! – thotë gruaja.

 

 

blank

Këndi i humorit: Një zonjë shkon te mjeku dhe i ankohet për burrin e saj

Një zonjë shkon te mjeku dhe i ankohet për burrin e saj.

– Doktor, im shoq po më shpërfill…

– E çfarë kërkon nga unë? -e pyet mjeku.

– Dua që ai të jetë demi që ishte dikur! – thotë pacientja.

– Mirë, – i thotë mjeku. – Zhvishu! Fillimisht ia vëmë brirët!!!!

blank

Këndi i humorit: Mësuesja iu jep nxënësve temën e hartimit “Nëse unë do të isha milioner”

Mësuesja iu jep nxënësve temën e hartimit “Nëse unë do të isha milioner”.

Fillojnë të shkruajnë të gjithë, përveç Pjerinit. Ai gjithë kohën shikon nga dritarja, e vërtit penën nëpër duar.

Mbaron koha dhe të gjithë nxënësit i dorëzojnë hartimet. Pjerini e dorëzon fletën të bardhë.

Mësuesja e pyet:

– Pjerin, ti pse nuk ke bërë asgjë?!

Pjerini përgjigjet:

– Sepse këtë gjë do të bëja, po të isha milioner!!!

 

blank

Këndi i humorit: Një polic kthehet vonë në shtëpi, heq uniformën në errësirë dhe futet në shtrat

Një polic kthehet vonë në shtëpi, heq uniformën në errësirë dhe futet në shtrat.

E shoqja, me një zë pëshpëritës, i thotë se ka dhimbje të madhe koke dhe i lutet të shkojë në farmaci e t’i marrë aspirina.

Polici në errësirë vishet menjëherë dhe shkon në farmaci.

Sapo hyn në farmaci, i thotë farmacisti:

– Po t’i nuk je polic?!

– Sigurisht, polic jam!! – përgjigjet ai.

Framacisti e pyet:

– Atëherë, pse je veshur me uniformë zjarrfikësi?!!!

 

 


Send this to a friend