Një polic dëshiron të blejë veturë të re dhe të shesë veturën e vjetër, por nuk gjen askënd të interesuar.
Kështu që i drejtohet rreshterit: “Rreshter, duhet ta shes veturën time, por askush nuk e do sepse ka 100 000 kilometra!”
Rreshteri përgjigjet: “Shko te mekaniku dhe ul kilometrazhin. Thuaj se të dërgova unë!”
Të nesërmen rreshteri e sheh policin, e ndalon dhe e pyet:
“Pra?”
Polici me entuziazëm: “Gjithçka është në rregull, rreshter, faleminderit për këshillën dhe fjalën e mirë, makina tani ka 30 000 kilometra!”
“Mirë! A arrite ta shisje?”
“Jo, tani që ka pak kilometrazh, do ta mbaj!”