Një miush që jeton në një bodrum ka etje dhe hap një damixhan me verë për të pirë, por përfundon duke rënë në damixhan.
Pak më vonë, një mace kalon aty pranë dhe miushi i bërtet:
“Mace, mace, të lutem më ndihmo, do të preferoja të më haje sesa të mbytesha në verë.”
Macja nuk ka nevojë t’i thuhet dy herë dhe e nxjerr miushin jashtë, i cili hidhet shpejt dhe vrapon përsëri në gropë.
“Më fal, por a nuk u pajtuam që duhej të të haja?!” pyet macja.
Dhe miu: “E di, kur dikush nuk mendon esëll, ai premton kaq shumë gjëra!!!…”