Një mëngjes Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, duke u takuar me Presidentin e Republikës, u ankua se policia ishte më e tallura.
Presidenti i Republikës më pas përgjigjet duke thënë se është pjesërisht e vërtetë dhe për t’ia vërtetuar këtë, ai thërret policin e ri në roje në fund të korridorit dhe e urdhëron:
“Shko në shtëpinë time për të parë nëse jam atje dhe kthehu këtu për të raportuar.”
Polici bën shenjën e nderimit dhe largohet duke vrapuar.
Pas pak ai kthehet te presidenti dhe thotë:
“Jo, zoti President, ju nuk jeni në shtëpinë tuaj për momentin”
Në këtë moment presidenti i thotë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë:
“E shihni? Si mund të presësh respekt nga njerëzit kur policët bëjnë budallallëqe të tilla?!”.
Drejtori i Përgjithshëm i përgjigjet:
“Po, keni të drejtë, z. President, por polici që pyete është ende i ri! Ai nuk mendoi se mund t’ju telefononte!!!”