VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një komandant policie e urdhëron vartësin e tij

By | December 5, 2021
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një zonjë shkon në shitore të ushqimeve për kafshët

Një zonjë shkon në shitore të ushqimeve për kafshët, shikon rreth e rrotull dhe, meqë nuk orientohet, shkon te shitësja dhe kërkon ushqim për zogjtë.

-Të kuptoj, zonjë, po për cilët zogj e kërkoni ushqimin? – e pyet shitësja.

– Nuk ka rëndësi, – thotë zonja.

Shitësja këmbëngul. Atëherë zonja thotë:

– Më duhet ushqim për ata zogj që rriten me shpejtësi të madhe…

blank

Këndi i humorit: Fëmija kthehet në shtëpi me babain, i tregon mamasë

Fëmija kthehet në shtëpi me babain, i tregon mamasë:

– Mami, erdhëm në autobus dhe babai më tha t’ia liroj vendin një zonje…

– Ju lumtë, kini bërë një veprim shumë të bukur! – i thotë mamaja.

– Mami, po unë isha i ulur në prehrin e babit!!! – tregon i biri.

blank

Këndi i humorit: Sot shkova në shitore dhe bleva një shishe me raki

Sot shkova në shitore dhe bleva një shishe me raki.

Isha me biçikletë dhe e vura në koshin e biçikletës.

Pastaj mendova se shishja mund të më binte në tokë dhe të thyhej.

Ndalova dhe e piva shishen deri në fund.

Bëra shumë mirë, sepse deri në shtëpi u rrëzova me biçikletën disa herë.

blank

Këndi i humorit: Takohen në mbrëmje burri dhe gruaja

Takohen në mbrëmje burri dhe gruaja:
E pyet ai:
– Ku ishe, zemër, sot gjithë ditën? A kemi ndonjë të re?
– Jo zemër, veç kam shëtitë, – përgjigjet ajo.
– E si të shkoi shëtitja?- e pyet ai.
– Më shkoi shumë mirë, se çdo fytyrë që shikoja më dukej sikur ishe ti! – përgjigjet ajo.
– E ku e kalove ditën, zemër? – e pyet prap ai.
– Në kopshtin zoologjik, zemër….

blank

Këndi i humorit: Më në fund policët e arrijnë, ai u thotë se nuk kam bërë asgjë të keqe

Më në fund policët e arrijnë, ai u thotë se nuk kam bërë asgjë të keqe. Ata e pyesin:

– Kemi një orë që të ndjekim. Nëse nuk ke bërë agjë të keqe, atëherë pse ik?

-Sepse ime shoqe ka ikur me një polic dhe kisha frikë se mos po më ndiqnit për të ma rikthyer!!! – përgjigjet ai.

blank

Këndi i humorit: Nëna e pyet të birin

Nëna e pyet të birin:

– Bir, ai ke bërë ushtrimet e matematikës?

– Jo, – i përgjigjet i biri.

– Po pse? – e pyet ajo.

– Libri i matematikës kishte bërë vetëvrasje!

– Pse kështu?!

– Sepse ishte plot me probleme!!!

 

blank

Këndi i humorit: Njëri në fundjavë shkon për peshkim, ndërsa një miku i tij del për gjah

Njëri në fundjavë shkon për peshkim, ndërsa një miku i tij del për gjah. Asnjëri prej tyre nuk ka sukses, kur vjen puna për të treguar bilanin, thotë peshkatari:

“Ndërsa po peshkoja, ndjeva papritur se diçka po binte në grep, fillova të tërheq, të tërheq, të tërheq, kur vura re se ishe një ngjalë 10 metra. Vazhdova ta tërheq, por ajo ishte më e gjatë, 20 metra, 30, 40, 50, 60, 70… pastaj prapë… 80, 80, 100.. Po ti çfarë gjuajte?”

“Unë nuk gjuajta asgjë. Por tek po kthehesha, papritur më doli përpara një kaproll. Shtiva dhe e vrava. Por meqë ishte i rezervatit, një roja donte të më arrestonte. Shtiva dhe e vrava. Pastaj më doli një tjetër, shtiva dhe e vrava, një tjetër, një tjetër, një tjetër… 10, 20, 30, 40, 50, 60, 70… pastaj 100…”

“…Mos vazhdo me përralla, – i tha peshkatari, gjithë këta të vdekur…”

“Nëse ti nuk e shkurton pak ngjalën, unë do ta shpërthej Luftën e Tretë Botërore!!!, – tha gjahtari.

blank

Këndi i humorit: Dy miq kanë vendosur t’ia hapin zemrën njëri-tjetrit

Dy miq kanë vendosur t’ia hapin zemrën njëri-tjetrit.

Thotë i pari:

– Unë kam vendosur të bëj qejf. Kam dy sllave të bukura dhe një braziliane të jashtëzakonshme!

– Po gruaja jote? – pyet i dyti.

– Ime shoqe kujdeset vetë për qejfet e saj!! – përgjigjet i pari.

blank

Këndi i humorit: E merr mjekun në telefon

E merr mjekun në telefon:
– O doktor, kam një hall të madh…
– Urdhëroni, çfarë keni, zotëri? – përgjigjet mjeku.
– Kam gruan 4 muajshe shtatzane… – flet ai i shqetësuar.
– Sa mirë, epo t’ju rrojë fëmija!! – përgjigjet mjeku.
– E çfarë të rrojë, o doktor, çfarë të rrojë?!! – flet ai i tronditur. – Unë kam 9 muaj në kurbet!!
-E po t’i rrojë komshiut, pra… – e mbyll telefonin mjeku.
blank

Këndi i humorit: Një zonjë e moshuar i ankohet fatorinos në autobus se dikush ia vodhi paratë

Një zonjë e moshuar i ankohet fatorinos në autobus se dikush ia vodhi paratë.

E pyet fatorinoja:

– Ku i kishe paratë, zonjë?

-I kisha këtu brenda në gjoks… – i thotë e moshuara.

-Po ti nuk e ndjeve, kur t’i futi duart? – e pyet fatorinoja.

– E ndjeva, por mendova se e kishte seriozisht!!! – thotë e moshuara.

 

blank

Këndi i humorit: Dy shqiponja shikojnë duke kaluar prane tyre një avion reaktiv

Dy shqiponja shikojnë duke kaluar prane tyre një avion reaktiv.

Thotë njëra:

-A nuk ia ke zilinë sa shpejt fluturon?

Përgjigjet tjetra:

– Do të doja të të shikoja ty me zjarr në prapanicë!!!

blank

Këndi i humorit: Një lopë hyn në një bar

Një lopë hyn në një bar:

-Dua një karamele… Muuu!

Pas 5 minutash hyn një dele:

-Dua një karamele!!

– Edhe ti e don Muuu? – e pyet baristi.

-Beee! – i thotë delja.


blank
blank
Send this to a friend