Një grup ndërkombëtar zyrtarësh të lartë janë në një konferencë në një anije kur ajo fillon të fundoset.
Kapiteni urdhëron vartësin e tij kryesor në bord të ngrejë alarmin dhe t’i largojë të gjithë nga anija.
Pak minuta më vonë ai kthehet shumë i shqetësuar dhe thotë:
– Nuk mund t’i bind, janë të pavendosur!
– Qëndro këtu dhe po shkoj unë!, – thotë komandanti.
Komandanti shkon dhe pas disa minutash, i qetë dhe i kthjellët, kthehet dhe thotë:
– Punë e kryer, të gjithë u hodhën në det, bregu nuk është shumë larg!
Por si i bindi ti?
– Me psikologji. Iu thashë anglezëve në gjuhën e tyre se do të ishte një gjest sportiv dhe ata u hodhën. Iu thashë francezëve në gjuhën e tyre se do të ishte gjest elegant; iu thashë gjermanëve në gjuhën e tyre se kështu është urdhëri; iu thashë rusëve në gjuhën e tyre se ky është një akt revolucionar dhe amerikanëve në gjuhën e tyre se ishte e sigurtë që do t’ua paguajmë të gjitha dëmet.
– Po shqiptarët? si i binde shqiptarët?
– Shumë thjesht: iu thashë shqip se është e ndaluar me ligj të hidhesh në det me not kur anija është duke u fundosur!!!