Një grua e moshuar kineze kishte dy enë të mëdha, secila varur nga fundi i një shkopi që mbante mbi supe.
Njëra nga vazot kishte një plasaritje, ndërsa tjetra ishte perfekte dhe ishte gjithmonë plot me ujë në fund të ecjes së gjatë nga përroi në shtëpi, ndërsa ajo e plasaritur mbërrinte gjysmë bosh. Për dy vjet të tëra vazhdoi kështu, gruaja solli në shtëpi vetëm një enë e gjysmë ujë.
Natyrisht, ena e përsosur ishte krenare për arritjet e saj. Por ena e varfër e plasaritur kishte turp për defektin e saj dhe ishte e dëshpëruar që ishte në gjendje të bënte vetëm gjysmën e asaj për të cilën ishte krijuar.
Pas dy vjetësh që kishte kuptuar dështimin e saj të hidhur, një ditë ajo i foli gruas gjatë rrugës: “Më vjen turp për veten time, sepse kjo çarje në krahun tim bën që uji të rrjedhë deri në shtëpinë tuaj.”
Plaka buzeqeshi: “A e ke vënë re që ka lule në anën tënde të shtegut, por jo nga ana tjetër e enëss? Sepse e kam ditur gjithmonë për të metën tënde, ndaj mbolla fara lulesh në anën tënde të shtegut dhe çdo ditë, ndërsa ktheheshim, ti i ujitje ato.
Për dy vjet kam mundur të zgjedh ato lule të bukura për të dekoruar tryezën. Nëse nuk do të kishe qenë siç je, nuk do t’i kisha ato bukuritë për të zbukuruar shtëpinë.”