Dy hajdutë po grabisnin një apartament.
I pari tha, “E dëgjova pronarin që po vjen! Shpejt, hidhu nga dritarja!”
I dyti tha: “Je i çmendur? Jemi në katin e trembëdhjetë!”
I pari tha: “Hej, nuk është koha për të qenë supersticiozë!!!”
Dy hajdutë po grabisnin një apartament.
I pari tha, “E dëgjova pronarin që po vjen! Shpejt, hidhu nga dritarja!”
I dyti tha: “Je i çmendur? Jemi në katin e trembëdhjetë!”
I pari tha: “Hej, nuk është koha për të qenë supersticiozë!!!”
Një burrë dhe gruaja e tij po luanin golf kur papritmas gruaja e pyeti: “Zemër, nëse unë vdes, a do të martohesh përsëri?”
Burri tha: “Jo e dashur.”
Gruaja tha: “Jam e sigurt që do ta bëje.”
Kështu që burri tha, “Në rregull, do ta bëja”
Pastaj gruaja pyeti: «A do ta lejosh të flejë në shtratin tonë?»
Dhe burri u përgjigj: “Po, mendoj se po.”
Pastaj gruaja pyeti: «A do ta lejoje të përdorte shkopinjtë e mi të golfit?»
Dhe burri u përgjigj: “Jo, ajo është mëngjarashe!!!”
Një vogëlush i kërkon mamit:
“Mami, mami, do më çosh në cirk?”
“Jo, nëse duan të të shohin, le të vijë cirku tek ti në shtëpi!!!”
Po bisedojnë oficerët e policisë:
– Faleminderit Zotit që nuk jam gjerman.
– “Pse?”
– “Sepse unë nuk e kuptoj aspak atë gjuhë!!!”
Është shumë i merakosur dhe e bën një pyetje:
– “Mami, mami, por pse thonë se ne kinezët jemi të gjithë njësoj?”
– Shiko djalosh, nëna jote është ajo atje në fund!!!
Njëri i ankohet mikut të vet:
– Gruaja ime e ka bërë zakon të dalë çdo mbrëmje dhe nuk mund ta bëj ta heqë qafe këtë zakon të keq.
“Dhe ku shkon ajo?”
“Për të më kërkuar mua!!!”
Tema e hartimit: “Përshkruani një tragjedi”.
Zhvillimi i hartimit nga Pjerinit: një pikë e kuqe në qendër të fletës së bardhë.
Mësuesi e ngre para klasës për t’i kërkuar shpjegime dhe Pjerini përgjigjet:
“Motra ime bën një pikë të kuqe në kalendar çdo muaj: këtë muaj jo. Kur babai im e mori vesh, ishte një tragjedi e vërtetë!!!
Dy miq takohen në rrugë dhe bisedojnë:
– “Si është gruaja jote në shtrat?”
– Ka nga ata që flasin mirë për të dhe nga ata që flasin keq për të!!!
Më në fund Andrrës së vogël iu plotësua dëshira. Prindërit i dhuruan një akuarium, ku shëtiste një peshk i kuq. Andrra shkonte çdo ditë: e shihte dhe “bisedonte” me të…
Një ditë e ëma e pyeti:
– I hodhe ujë të freskët peshkut?
– Jo. Ai ende nuk e ka pirë ujin që i hodha dje, – u përgjigj Andrra.
Një bisedë midis dy të njohurve:
-“Ku jeton?”
– Jashtë Londrës.
– Uau. Dhe ku saktësisht?
– Në Paskuqan!!!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet