Një burrë futet në dush menjëherë pas gruas së tij dhe në të njëjtën kohë bie zilja e derës. Gruaja mbështjell një peshqir rreth trupit të saj, zbret me vrap nga shkallët dhe shkon të hapë derën: është Gjoni, fqinji. Para se ajo të mund të thotë diçka, ai thotë:
– Do të të jap tani 800 euro cash po të heqësh peshqirin!
Ajo reflekton dhe në një çast peshqiri është në dysheme…
Ai e shikon me vëmendje dhe i jep shumën e rënë dakord. Ajo, pak e tronditur, por e lumtur për pasurinë e vogël të fituar në një çast, kthehet në banjë.
Burri i saj, ende në dush, e pyet se kush ishte te dera. Ajo përgjigjet:
-Ishte Gjoni…
Burri:
– Perfekt, të ktheu 800 eurot që i dhashë hua?!!!