Nikollën e ndalon në rrugë një shitës ambulant kinez:
-“A do të dëshilonit të blinit një mlekuli kineze? Syze speciale që të lejojnë të shohësh të gjithë njelëzit lakuliq!”
Dhe ai: -“Epo, nuk ka mundesi…”
Dhe kinezi: -“Plovoje”.
Nikolla i provon, shikon përreth dhe të gjithë njerëzit i duken të zhveshur plotësisht, i heq dhe të njëjtët njerëz janë të veshur, i vendos përsëri dhe prapë i sheh njerëzit aty pranë të gjithë të zhveshur.
-“Oh wow, fantastike, do t’i blej!!!”.
Shkon në shtëpi, vendos syzet dhe, sapo hyn, sheh gruan dhe hidraulikun krejtësisht të zhveshur, i heq syzet dhe vazhdon t’i shohë lakuriq, i vendos përsëri dhe ata janë gjithmonë lakuriq dhe lakuriq janë edhe kur i heq. Tepër i zemëruar, ai merr syzet dhe i hedh nga dritarja dhe thotë:
-“Epo, mashtrimet e zakonshme kineze… pas një çerek ore nuk funksionojnë më!!!……”