Nikolla është gati të niset me makinë kur dëgjon një zë:
-Unë jam engjëlli yt, mos u largo se do të shembet një urë!
Nikolla nuk niset dhe në mbrëmje dëgjon që një urë është shembur.
Të nesërmen vendos të niset me tren, por edhe këtë herë dëgjon zërin që thotë:
– Unë jam engjëlli yt, mos u nis, se treni do të dalë nga shinat!
Edhe një herë Nikolla dëgjon zërin dhe nuk largohet. Në mbrëmje, me mosbesim, sheh në televizor se treni ka dalë nga shinat.
Të nesërmen vendos të niset me avion, por edhe një herë zëri thotë:
-Unë jam engjëlli yt, mos u nis…
Në atë moment, i lumtur që e shpëtoi edhe një herë, Nikolla bërtet:
-Oh Engjëli im, por a mund ta di: ‘ku dreqin ishe kur po martohesha?!!!!’