Nikolla dhe Roza janë një çift në krizë. Ajo e akuzon atë se nuk ka imagjinatë në dashuri dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të ndjejë kënaqësi kur bëjnë dashuri. Ata i drejtohen fillimisht mjekut të familjes dhe më pas seksologut. Të dy pajtohen me gruan dhe këshillojnë burrin e saj që ta mbështesë gjatë marrëdhënieve. Në këtë moment Nikolla, për të mos prishur martesën, vendos të punojë shumë, pavarësisht se e di që gruaja e tij është shumë kërkuese.
Po atë mbrëmje teksa po bëjnë dashuri, Roza i thotë:
– Dua bubullima!
Nikolla zgjat njërën këmbë dhe fillon ta përplasë në gardërobë. Pas pak ajo thotë:
-Dua vetëtima!
Ai zgjat dorën dhe ndez e fik dritën e dhomës së gjumit. Pastaj ajo thotë:
-Dhe shiu? Dua shi!
Nikolla merr një qese plastike, e mbush me ujë, e var nga tavani, e shpon me pirun dhe uji fillon të bjerë në dhomë me pika. Në atë moment gruaja, shumë e emocionuar, bërtet:
-Po bravo Nikolla… hajde edhe ti!??
Dhe ai: -Po ku mendon se ke dëshirë të shkosh në këtë mot të çmendur…!!!