Këndi i humorit: Nëna e pyet të birin

– Din, m’u përgjigj në telefon, të lutem, është urgjente!
– Hallë, si është puna, pse je e shqetësuar?
– Ti e di se xhaxhai yt, Dani, është plot me tatuazhe. Dje gruaja e tij ka lindur fëmijë…
– E pastaj, gjithçka mirë?
– Fëmija ka lindur pa asnjë tatuazh. Mendoj se nuk është i Danit!!!
Ditën e parë të shkollës, Pjerini ulet në bankën e parë, pikërisht përballë tavolinës së mësueses.
Mësuesja e re dhe e bukur vjen dhe ulet me këmbët hapur dhe të gjithë nxënësit e shikojnë me këmbëngulje.
Pas pak, mësuesja kupton se çfarë po ndodh, mbyll këmbët dhe pyet nxënësit për atë që kanë parë.
Ajo e pyet të prin:
– Maksim, çfarë ke parë?
Maksimi përgjigjet:
– Pashë vetëm pak mbi gju, zonjushe!
Mësuesja e përjashton nga shkolla për një muaj, pastaj kalon te nxënësi i dytë:
– Luigj, çfarë pe? Luigji përgjigjet:
– Pashë deri në mes të kofshës, zonjushe!
Dhe mësuesja e përjashton për tre muaj. Më pas është radha e Pjerinit:
– Dhe ti, Pierino, çfarë pe?
Pjerini ngrihet, merr çantën, e vendos mbi supe dhe bërtet:
– Shihemi vitin tjetër!
Gjini hyn në një bar dhe menjëherë shikon tek një tavolinë mikun e tij Franin. Ulet pranë tij dhe e pyet: Si je?
– Jam disi i shqetësuar! – i përgjigjet Frani.
– Pse je i shqetësuar, çfarë ka ndodhur?- e pyet Gjini.
– Kam një të dashur dhe nuk di si t’ia bëj me gruan!- i përgjigjet Gjini.
– Nëse ke një dashur, nuk duhet të kesh turp t’ia prezantosh gruas sate!- e këshillon Gjini.
Gruaja e Markut nuk po kthehet në shtëpi. Kështu që Marku vendos të marrë në telefon policinë:
– Alo, policia! Gruaja ime ka dalë sot në mëngjes për të blerë bukë dhe ende nuk është kthyer në shtëpi!!
– Mirë, zotëri, qetësohu…, – i përgjigjen në komisariatin e policisë.
– E si mund të qetësohem? Kam shumë uri!!!- thotë Marku.
Spartaku po kalon mespërmes qendrës së qytetit, kur shikon mikun e tij Stefanin ulur në një stol dhe duke qarë.
I afrohet dhe e pyet:
– Pse po qan, Stefan?
– Ime shoqe kishte marrë një tjetër në shtëpi, ndërkohë që unë nuk isha… – përgjigjet Stefani.
– Kemi kaluar të gjithë… – i thotë Spartaku,
– Në tradhti? – e pyet Stefani.
– Jo! Në gruan tënde!!! – i thotë Spartaku.
Premtimi po bisedon me mikun e tij Petritin: “Ime shoqe më thirri Kaçi e mua më quajnë Premtim…”
– Ka gabuar emër, – i thotë Petriti.
– Gruaja më thotë se ëshë shkurtim përkëdhelës, a duhet t’i besoj? – pyet Premtimi.
Marku shkon të blejë një paketë cigare. Ai ka vetëm 20 euro.
Shitësi ia jep paketën dhe don t’ia kthejë reston, por Marko nuk pranon: “Jo, faleminderit, mbaje reston! Jam i dashuruar!”
-Po ç’lidhje ka? Merre reston, edhe pse je i dashuruar! – i lutet shitësi.
– Jam i dashuruar!- thotë Marko. Dhe për të dashuruarit restoja nuk ka rëndësi!!!
Burri ia kujton gruas:
– Zemër, nesër do të festojmë 50-vjetorin e martesës. Ta therim pulën.
Gruaja i përgjigjet:
– E ç’faj të ka pula? There më mirë kushëririn tënd! Ai na prezantoi!!!
– Tungjatjeta, bir, më tregoi mamaja jote se të kanë dhënë një rol në një pjesë teatrale në shkollë.
-Po, baba, është e vërtetë.
– Cili është roli që të kanë dhënë, bir?
– Kam rolin e një burri që ka 25 vjet i martuar, baba.
– E kuptoj, bir, nuk do të flasësh asnjë fjalë!!!
Njërit i ngec makina në një gropë. Një fshatar aty pranë ia nxjerr nga gropa për 10 mijë lekë.
Shoferi, pasi e falënderon, i thotë:
– O njeri, me këtë çmim do të pasuroheshe, po të nxirrje makina nga gropa ditë e natë!
– Vetëm ditën, – ia kthen fshatari, – sepse natën hap gropa!!!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet