Në stacionin policor të Durrësit po flitet për restorante.
Oficeri: “Kolegë, unë di një vend ku hani mirë dhe shpenzoni pak. Kam qenë edhe pardje dhe vetëm me 10 euro kam ngrënë një meze, pjatë e parë, pjatë e dytë, pjatë e dytë, ujë dhe verë!”
Ia kthen një polic: “Eh, të gjitha këto gjëra janë vetëm për 10 euro?”
Oficeri.” Po! dhe jo vetëm ëmbëlsirë, kafe dhe qumësht për kafenë!”
Polici: “E pabesueshme, por si është e mundur?”
Oficeri: “Ah dhe kjo nuk është e gjitha, sapo hyn të japin një biletë me numër dhe në fund të drekës tërhiqen tre numra, kush fiton çmimin e parë shkon lart (ka disa dhoma gjumi të posaçme) dhe argëtohesh për disa orë”
Polici: “Por dmth një mrekulli…. dhe a ke fituar ndonjëherë?”
Oficeri: “Jo, nuk kam fituar. Por gruaja ime tashmë ka fituar gjashtë apo shtatë herë!!!”