Në një avion turistik janë tre pasagjerë: një politikan, një plak dhe një fëmijë.
Papritur piloti vendos një parashutë dhe thotë: “Aeroplani po rrëzohet. Janë vetëm tri parashuta, secili të shpëtojë kokën e vet…” dhe hidhet.
Politikani thotë: “Jam shumë i rëndësishëm dhe inteligjent, prandaj nuk mund të vdes”, merr parashutën e dytë dhe hidhet.
Plaku shikon fëmijën dhe i thotë “Epo tani jam plakur, prandaj merre parashutën e fundit dhe shpëtoje veten!”.
Fëmija: “Nuk ka probleme, zotëri, këtu janë ende dy parashuta, i zgjuari u hodh me çantën time të shpinës!!!”