Ndërkohë që diktatori po mban një fjalim shumë të rëndësishëm, befas, mes heshtjes së turmës dëgjohet një teshtitje e fortë.
“KUSH ISHTE?” – bërtet diktatori.
Të gjithë janë të tmerruar, askush nuk guxon të përgjigjet.
“Të burgosen si shembull pesëdhjetë veta nga rreshti i parë” – urdhëron tirani.
Policët e zbatojnë menjëherë urdhrin.
Më pas, diktatori pyet sërish duke bërtitur:
“KUSH E BËRI!”
Përsëri, heshtje totale.
“PESËDHJETË TË TJERë TË BURGOSEN!” – thërret tirani në kulmin e inatit.
Dhe urdhri ekzekutohet menjëherë.
Skena përsëritet edhe tri herë, derisa një plak, duke u dridhur i tëri, më në fund guxon të ngrejë krahun për të rrëfyer me një zë të dobët:
“Isha unë…”
I vrenjtur, diktatori kthehet në anën e tij, e shikon dhe thërret:
“SHËNDET!!!”