Nastradini dhe nxënësi i tij dolën në gjah për të vrarë ujq. Me qëllim që të kapte një këlysh ujku, nxënësi i tij hyri në strofullën e ujkut. Mjerisht, ia behu menjëherë ujkonja dhe u vërsul për të hyrë në strofull tek këlyshi i saj.
Nastradini e kapi ujkonjën nga bishti. Ujkonja filloi të luftojë që të çlirohet. Ndërkohë nxënësi i Nastradinit, i cili nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte, filloi të thërrasë nga strofulla:
‘Hej, Nastradin, çfarë po bën atje? Ti po ngre pluhurin si stuhi.”
“Ti më mirë lutu që bishti i ujkonjës të mos më mbetet në dorë. Nëse ndodh ashtu, atëherë të shikosh vërtetë stuhinë,” iu përgjigj Nastradini.
Komentet