Jemi në Gjirokastër. Një djalë po shtyn me shumë vështirësi një karrocë të stërngarkuar në rrugicat e qytetit, kur has në dy burra që e mëshirojnë dhe i japin dorën për ta shtyrë karrocën deri në majë të kodrës.
Djali falenderon por burrat i sugjerojnë t’i thotë zotërisë ta ngarkojë më pak që të ketë më pak përpjekje, por djali i përgjigjet:
“Unë i them gjithmonë zotërisë por ai gjithsesi më ngarkon dhe më thotë se një idiot që të ndihmon gjithsesi do ta gjesh gjithmonë!!!”