Ishte një kalama i vogël dhe hyp në autobus.
Rri kalamani afër shoferit dhe fillon me llafet e veta, duke i thënë:
“Sikur babi im të ishte elefant dhe mami im elefante, unë do të isha një këlysh elefanti!”
Dhe vazhdoi prapë:
“Sikur babai im të ishte gjel dhe mami të ishte pulë, unë do të isha zog pule!!”
Duke vazhduar me të tilla, shoferi i autobusit u acarua në kulm dhe e pyeti kalamanin:
“Po sikur babai yt të ishte i përdalë dhe mamaja jote të ishte grua rrugësh, ti çfarë do të ishe?!”
Kalamani ia kthen duke qeshur:
“Do të isha shofer autobusi!!!”