VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Ishte mesi i gushtit, treni ishte i mbushur plot e përplot me udhëtarë

January 20, 2022
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Është mëngjes herët, një çift i moshuar ndodhet i shtrirë në shtrat

Është mëngjes herët, një çift i moshuar ndodhet i shtrirë në shtrat.

Gruaja e pyet burrin:

– I dashur ka midis nesh ende feeling!

– E ku ta di unë, kërko në kutinë e ilaçeve!!!- përgjigjet burri.

blank

Këndi i humorit: Polici telefonon zyrën e informacionit në aeroport

Polici telefonon zyrën e informacionit në aeroport:

– Ju lutem sa zgjat fluturimi Tiranë-Romë?

Nëpunësja i flet:

– Një çast…

– Faleminderit, – i thotë polici.

Dhe e mbyll telefonin.

blank

Këndi i humorit: – O grua, çfarë kemi për mëngjes?

– O grua, çfarë kemi për mëngjes?
– Byrek me spinaq, –i thotë gruaja.
Në drekë:
– O grua, çfarë kemi për drekë se më griu uria?
– Sallatë me lakra, –i thotë gruaja.
Në darkë:
-O grua çfarë kemi për darkë? -Presh me qepë kemi ,–i thotë gruaja.
–Burri i thotë: lere fare, se po iki të ha një dorë bar nga lulishtja!!!
blank

Këndi i humorit: – Din, m’u përgjigj në telefon, të lutem, është urgjente!

– Din, m’u përgjigj në telefon, të lutem, është urgjente!

– Hallë, si është puna, pse je e shqetësuar?

– Ti e di se xhaxhai yt, Dani, është plot me tatuazhe. Dje gruaja e tij ka lindur fëmijë…

– E pastaj, gjithçka mirë?

– Fëmija ka lindur pa asnjë tatuazh. Mendoj se nuk është i Danit!!!

blank

Këndi i humorit: Ditën e parë të shkollës, Pjerini ulet në bankën e parë

Ditën e parë të shkollës, Pjerini ulet në bankën e parë, pikërisht përballë tavolinës së mësueses.

Mësuesja e re dhe e bukur vjen dhe ulet me këmbët hapur dhe të gjithë nxënësit e shikojnë me këmbëngulje.

Pas pak, mësuesja kupton se çfarë po ndodh, mbyll këmbët dhe pyet nxënësit për atë që kanë parë.

Ajo e pyet të prin:

– Maksim, çfarë ke parë?

Maksimi përgjigjet:

– Pashë vetëm pak mbi gju, zonjushe!

Mësuesja e përjashton nga shkolla për një muaj, pastaj kalon te nxënësi i dytë:

– Luigj, çfarë pe? Luigji përgjigjet:

– Pashë deri në mes të kofshës, zonjushe!

Dhe mësuesja e përjashton për tre muaj. Më pas është radha e Pjerinit:

– Dhe ti, Pierino, çfarë pe?

Pjerini ngrihet, merr çantën, e vendos mbi supe dhe bërtet:

– Shihemi vitin tjetër!

blank

Këndi i humorit: Gjini hyn në një bar dhe menjëherë shikon tek një tavolinë mikun e tij Franin

Gjini hyn në një bar dhe menjëherë shikon tek një tavolinë mikun e tij Franin. Ulet pranë tij dhe e pyet: Si je?

– Jam disi i shqetësuar! – i përgjigjet Frani.

– Pse je i shqetësuar, çfarë ka ndodhur?- e pyet Gjini.

– Kam një të dashur dhe nuk di si t’ia bëj me gruan!- i përgjigjet Gjini.

– Nëse ke një dashur, nuk duhet të kesh turp t’ia prezantosh gruas sate!- e këshillon Gjini.

blank

Këndi i humorit: Një serial killer merr me vete një femër natën në mes të pyllit

Një serial killer merr me vete një femër natën në mes të pyllit.
Në një moment, fillon e ankohet kjo zonja:
– Sa errësirë këtu! Kam shumë frikë!
– Po unë që do të kthehem vetem, çfarë të them?!!, – i thotë killeri.
blank

Këndi i humorit: Gruaja e Markut nuk po kthehet në shtëpi

Gruaja e Markut nuk po kthehet në shtëpi. Kështu që Marku vendos të marrë në telefon policinë:

– Alo, policia! Gruaja ime ka dalë sot në mëngjes për të blerë bukë dhe ende nuk është kthyer në shtëpi!!

– Mirë, zotëri, qetësohu…, – i përgjigjen në komisariatin e policisë.

– E si mund të qetësohem? Kam shumë uri!!!- thotë Marku.

 

blank

Këndi i humorit: Spartaku po kalon mespërmes qendrës së qytetit

Spartaku po kalon mespërmes qendrës së qytetit, kur shikon mikun e tij Stefanin ulur në një stol dhe duke qarë.

I afrohet dhe e pyet:

– Pse po qan, Stefan?

– Ime shoqe kishte marrë një tjetër në shtëpi, ndërkohë që unë nuk isha… – përgjigjet Stefani.

– Kemi kaluar të gjithë… – i thotë Spartaku,

– Në tradhti? – e pyet Stefani.

– Jo! Në gruan tënde!!! – i thotë Spartaku.

blank

Këndi i humorit: Premtimi po bisedon me mikun e tij Petritin

Premtimi po bisedon me mikun e tij Petritin: “Ime shoqe më thirri Kaçi e mua më quajnë Premtim…”

– Ka gabuar emër, – i thotë Petriti.

– Gruaja më thotë se ëshë shkurtim përkëdhelës, a duhet t’i besoj? – pyet Premtimi.

blank

Këndi i humorit: Marku shkon të blejë një paketë cigare

Marku shkon të blejë një paketë cigare. Ai ka vetëm 20 euro.

Shitësi ia jep paketën dhe don t’ia kthejë reston, por Marko nuk pranon: “Jo, faleminderit, mbaje reston! Jam i dashuruar!”

-Po ç’lidhje ka? Merre reston, edhe pse je i dashuruar! – i lutet shitësi.

– Jam i dashuruar!- thotë Marko. Dhe për të dashuruarit restoja nuk ka rëndësi!!!

 

blank

Këndi i humorit: Burri ia kujton gruas

Burri ia kujton gruas:

– Zemër, nesër do të festojmë 50-vjetorin e martesës. Ta therim pulën.

Gruaja i përgjigjet:

– E ç’faj të ka pula? There më mirë kushëririn tënd! Ai na prezantoi!!!

 


Send this to a friend