Ishte mesi i gushtit, treni ishte i mbushur plot e përplot me udhëtarë.
Gjirokastriti ankohej papushim:
– Sa vapë që bën, po vdes nga etja!
Kështu vazhdon për orë të tëra. Ai nuk pushon së ankuari asnjë çast. Më në fund, treni arrin në stacion. Të gjithë udhëtarët e tjerë shuajnë etjen me pije freskuese – me ujë të gazuar, me koka-kola, me arançata etj. etj. Vetëm ai jo.
Treni niset përsëri, pasi tashmë të gjithë të tjerët ishin freskuar.
Dhe gjirokastriti rifillon:
– Oh, çfarë vape që bënte! Dhe po vdisja nga etja!!!
Komentet